E Bukur Ne Te Gjitha Stinet
3 posters
Faqja 1 e 1
E Bukur Ne Te Gjitha Stinet
Lëkura është në gjendje të ndiejë çdo ndryshim të stinëve. Përveç stresit emocional, lëkura pëson dhe ngacmime të jashtme. Ndryshimet e temperaturës dhe lagështisë, elementët atmosferikë si shiu, era, dielli ose i ftohti, nuk ndihmojnë sigurisht në ekuilibrin normal të epidermës. Po të shtosh dhe lënien pas dore apo zgjedhjet sipërfaqësore të kurave dhe produkteve kozmetike, rezultati do të ishte: lëkurë e zbehtë dhe e papastër 365 ditë në vit. Por gjithmonë ka një zgjidhje. Ndiqni programin tonë të rigjenerimit.
Trajtim në tri faza
Një nga gabimet më të zakonshme në trajtimin dhe pastrimin e lëkurës është përdorimi për një kohë të gjatë i së njëjtës linjë produktesh. Qumështi, toniku, kremi i ditës dhe i natës zëvendësohen vetëm kur flakoni boshatiset. Në të vërtetë, për çdo stinë duhet të përshtaten kurat që përdoren për trupin dhe fytyrën. Në qoftë se në dimër shkon shumë mirë një përbërje më e ngjeshur, në verë përshtatet më mirë një hidratues i hollë. Në vjeshtë dhe pranverë, që janë stinë të ndërmjetme, duhet favorizuar rigjenerim i qelizave të epidermës nëpërmjet pastrimeve të thella, hidratimit, kurave, masazheve dhe maskave specifike.
Faza e parë: Pastrimi
Lëkura shfaqet shpesh si e mbuluar me një cipë opake që ul shkëlqimin dhe vë në dukje defektet. Kryesisht, pas një vere “det dhe diell’, lëkura është e zbehtë dhe kur nxirja nga dielli nis të largohet, lëkura merr një ngjyrë vërtet të papëlqyeshme. Për të larguar stresin nga fytyra duhet para së gjithash një pastrim i mirë.
Për të paktën një javë është i nevojshëm përdorimi i një detergjenti të mirë sapuni, i cili i vendosur në një gomë të butë dhe i lagur më ujë mund të shërbejë si pastrues shumë i mirë. Veprimi duhet përsëritur çdo mëngjes dhe mbrëmje për shtatë ditët e para dhe duhet vazhduar gjithë muajin vetëm në mbrëmje. Në qoftë se dëshironi, mund të siguroni një pastrim të mirë me mënyrat e vjetra, por të vlefshme shtëpiake.
Pasi pastrohet fytyra në thellësi, kalon mbi të një tampon pambuku të zhytur në tonik. Pastaj e lë të thahet vetë dhe ditën vendos një krem hidratues, kurse natën një krem ushqyes. Mbi lëkurat mikse dhe të yndyrshme në vend të kremit ushqyes përdoret një pastrues. Për të përftuar rezultate të shkëlqyera, këshillohet përdorimi i një maske kozmetike që aplikohet në mbrëmje, një ditë po, një ditë jo, për shtatë ditë. Pastaj dy herë në javë për 15 ditët pasuese dhe pastaj një herë në javë rregullisht. Për të favorizuar veprimin e maskës në lëkurë, është mirë që para aplikimit fytyra të lahet me ujë të ngrohtë dhe detergjent qumësht dhe kur është ende e lagur të masazhohet me lëvizje rrethore. Shpëlahet më pas me ujë të ngrohtë të bollshëm, dhe thithet me një peshqir të pastër pjesa e mbetur të ujit. Vetëm në këtë fazë mund të vendoset një shtresë të bollshme maske dhe lihet të veprojë për kohën e duhur. Koha e qetësisë është mirë të respektohet deri në sekondën e fundit. Më pas fytyra lahet dhe pastrohet me detergjent pastrues për lëkurën çdo mbetje e maskës.
Faza eMbi një lëkurë plotësisht të pastër çdo trajtim kozmetik jep rezultate optimale. Është e rëndësishme të zgjedhësh produktin specifik më të përshtatshëm për nevojat e lëkurës. Para së gjithash duhet të dish ç’lloj produkti të zgjedhësh dhe ku. Ekzistojnë mundësi të ndryshme: Nga produkti natyral, tek ai industrial, nga preparati bimor tek ai kozmetik, nga parfumeria te farmacia…ajo që ka rëndësi është që në rafti mos të mungojë gjë. Më të rëndësishmit janë qumështi dhe toniku, të pazëvendësueshëm për pastrimin e lëkurës. Këtyre mund t’u shtohet një pastrues truku për sytë dhe buzët, i nevojshëm për të hequr buzëkuqin që qëndron gjatë dhe rimelin rezistent ndaj ujit, dhe në rast se nuk duam t’i mungojë gjë repartit “pastrimi i parë”, mund të sprucojmë mbi fytyrën, qafën dhe zonën e dekoltesë me ujë termal, që do të japë një ndjenjë të menjëhershme freskie.
dytë: Trajtime specifike
Për pastrimin e thellë nuk mund të mungojnë kremrat me grimca, maska, argjilë e blertë dhe ndonjë esencë vajore për t’u përzier me argjilën. Nuk duhen nënvlerësuar avujt me bimë, që hapin poret duke ndihmuar lëkurën të nxjerrë papastërtitë, pa harruar që në të njëjtën kohë barërat ndihmojnë për zbutjen e irritimeve të lëkurës.
Për të përftuar efektet maksimale të avujve, në një enë më ujë të vluar hidhen bimët e marra në dyqanin e kozmetikës (të cilat janë përzgjedhur më parë sipas llojit të lëkurës). Pasi mbulohet kokë me një peshqir, është e këshillueshme që të qëndrosh mbi enë për rreth 10 minuta, duke u përpjekur që avulli të bjerë drejtpërdrejt mbi fytyrë.

Ndërmjet bimëve që shërbejnë si detergjent mund të shërbejë kamomili, si freskues do të ishte iedal limoni, gjethet e mentes dhe portokalli i hidhur, kurse për shenjat mund të përdoret një bimë e veçantë që quhet ylang ylang.
Për përgatitjen e maskës me argjilë janë të këshillueshme esencat vajore: për lëkurë të yndyrshme mund të zgjidhni rozmarinën; për lëkurë të thatë, por të papastër, besojini nga ekstraktit të trëndafilit ose i kamomilit.
Pas avullit lëkura është vërtet e pastër dhe ka nevojë për disa minuta qetësi, duke e masazhuar në mënyrë delikate me mollëzat e gishtave dhe duke vendosur një krem hidratant mbi fytyrë dhe qafë deri në përthithjen e plotë.
Faza e tretë: Dieta kozmetike
Gjithsesi bukuria vjen gjithmonë nga brenda. Ja përse për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim nuk mjaftojnë vetëm trajtimet e jashtme. Në pjesën më të madhe të rasteve një çrregullim i të ushqyerit ose një dietë e varfër në vitamina ose kripëra minerale, qëndrojnë në themel të problemeve më të zakonshme të lëkurës. Lëkura e yndyrshme ose e papastër është simptoma më e dukshme e një të ushqyeri jokorrekt, të pasur me ushqime të yndyrshme dhe shumë të përpunuar, ashtu siç lëkura e zbehtë është sinonim i mungesës së vitaminave. Mjafton të ndryshosh regjimin e ushqimit për të parë efektet e para mbi lëkurë. Mbi të gjitha pini shumë ujë, shtoni perime të freskëta në çdo vakt, zvogëloni sasinë e substancave të përpunuara dhe pijeve alkoolike. Mundësisht hani ushqime të pasura me fibra, kos, fruta të freskëta dhe drithëra. Ideale do të ishte përdorimi i disa përzierjeve bimësh të përgatitura enkas. Shumë nga ato rezultojnë, përveçse të efektshme, edhe shumë të pëlqyeshme, sidomos në dimër kur janë të ngrohta.
Kur përgatisni përzierjen e barërave kini parasysh jo vetëm nevojat estetike, por dhe ato fiziologjike, sepse në rast se vuani p.sh. nga tretja e ngadaltë apo ndonjë shqetësim tjetër, bëjani të ditur specialistit dhe do të merrni një përzierje që mund t’ju ndihmojë në të gjitha frontet.
Hapi i parë është rregullimi i ushqimit, por kjo nuk mjafton. Duhet të zgjidhni një trajtim të përshtatshëm që të përsëritet rregullisht. Maska kundër plakjes, hidratues të thellë, kremra me vitamina A ose E… nuk ju mbetet veçse të këshilloheni me farmacistin, specialistin e barërave, ose t’i drejtoheni një estetisti të specializuar ose t’i nënshtroheni një kontrolli te dermatologu. Çdo produkt që do zgjidhni, kujtohuni që ta përdorni në sasinë e duhur dhe periodikisht, sipas rekomandimeve. Mbani mend që rigjenerimi qelizor kërkon kohë, ja pse për të pasur rezultate të dukshme duhen të paktën 30 ditë. Ta ndërpresësh ciklin në mes, është njëlloj sikur të anulosh çdo arritje të bërë deri në atë pikë, prandaj është e rëndësishme që po e nisët një trajtim, ta çoni atë deri në fund. Disa minuta kushtuar pamjes tuaj, do t’ju dhurojë një ndjenjë të këndshme fizike dhe emocionale. Dihet se për t’u ndier mirë me të tjerët, duhet të ndihemi së pari mirë me veten.

Darius- V.I.P Anëtarë
- Postime : 11502
Gjinia :
Anëtarësuar : 25/08/2010
Re: E Bukur Ne Te Gjitha Stinet
Keshilla te mrekullueshme ...t'i zbatojme te gjithe eshte mire...
qershicka- Princeshë
- Vendbanimi : Ku ka diell
Postime : 1560
Gjinia :
Anëtarësuar : 15/09/2009
Mosha : 72
Hobi : Mesuese .Muzika,letersia,turizmi
Re: E Bukur Ne Te Gjitha Stinet
Me te vertete eshte shum mire,por ndonjehere edhe pertojme ose nuk na del koha.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Historia Me E bukur E Te Gjitha Koherave
» Santorini, ishulli më i bukur në botë (foto nga 5 ishujt më të bukur)
» Goditjet astmatike në stinët e nxehta
» Katër stinët e nxehta të Gjyste Vulajt
» Nokaut i te gjitha koherave

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi