Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
	 Pasojat që vijnë nga anarkia seksuale People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
	 Pasojat që vijnë nga anarkia seksuale People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pasojat që vijnë nga anarkia seksuale

Shko poshtë

	 Pasojat që vijnë nga anarkia seksuale Empty Pasojat që vijnë nga anarkia seksuale

Mesazh nga WebMaster Sat 11 Jun 2011 - 13:15


Pasojat që vijnë nga anarkia seksuale


Gëzim TUSHI

Në shoqërinë tonë, për shkak të liberalizimit dhe mungesës së autoritetit social të rregullave të seksualitetit modern, duket se prirja e një “anarkie seksuale” tashmë është një realitet social shqetësues, i cili është bërë me shumë ndikim në jetën morale dhe të institucioneve tradicionale dhe moderne të intimitetit. Prandaj, ka ardhur momenti që kur flasim për problemet e seksit dhe çrregullimet e përgjithshme sociale të seksualizmit në shoqërinë tonë, mendja menjëherë dhe në radhë të parë na shkon tek përgjegjësitë edukative të familjes, shkollës, prindërit, mësuesit dhe edukatorëve të tjerë socialë për ndërtimin e parimeve konceptuale dhe morale për seksualitetin, qoftë i lirë, paramartesor, jashtëmartesor, heterosekual apo homoseksual.
Nga që është bërë e modës që shpesh të mos i themi të vërtetat ashtu siç janë apo të mbajmë qëndrime me dy faqe, shpesh në shoqërinë tonë e kërkojmë gjënë e duhur në vendin e gabuar, shumë rrallë na shkon mendja për të vlerësuar ndikimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta që ka liberalizimi i seksualitetit në tipologjinë e jetës dhe në kushtet politike dhe zhvillimet ekonomike të vendit.
Çështjet e liberalizimit të dukshëm të seksualitetit, deformimet dhe çrregullimet e marrëdhënieve seksuale martesore, tashmë, nuk ka pse të shikohen si “çështje periferike” dhe si probleme pa vlerë sociale. Sepse ato vërtetë individualisht janë çështje të jetës intime por në tërësi janë një probleme që kanë ndikim social evident në jetën tonë. Ky është një problem që tani kohët e fundit është përkeqësuar dhe nuk mund të trajtohet në mënyrë parciale, nuk ka pse flitet me tone timide. Tashmë, çështjet e seksualitetit duhen trajtuar gjerësisht dhe duhen vlerësuar radikalisht në analizat dhe vlerësimet në sociologjinë e seksualitetit.
Le ta quajmë si të duam realitetin e jetës kaotike seksuale në shoqërinë tonë, le t’i shikojmë faktet me optikë konservatore apo liberale, te ta quajmë si të duam realitetin e deformuar të jetës seksuale. Qoftë si normalitet i modernitetit, apo edhe si tregues se jetojmë në një “botë pa cipë”, tani jemi të detyruar të përballemi me sfidat e liberalizimit të thellë të seksualitetit, dhe me patjetër duhet të merremi me sfidat dhe tipologjitë e larmishme të tij në shoqërinë tonë. Sepse edhe shoqëria jonë, dikur e mësuar me “tabutë” e disiplinës së seksualetit dhe të moralit konservator, tashmë është bërë fare e hapur, dhe në një farë mënyre duket se jemi duke pranuar të gjitha ato elementë që dikur janë konsideruar anomali apo çrregullime të seksualitetit. Tashmë, gradualisht edhe në shoqërinë tonë ka filluar të pranohet liberalizimi i jetës seksuale. Madje, po tentohet për të fshirë dallimet midis sekseve.
Nuk do të ishim realistë nëse nuk pranojmë se seksi dhe marrëdhëniet seksuale në shoqërinë tonë nuk janë më vetëm mjete dhe instrumente për riprodhim. Tani seksi dhe marrëdhëniet seksuale janë bërë më shumë “mjete” për qejf dhe argëtim. Kjo situatë ka krijuar kushtet që në shumë raste edhe martesa është bërë “send seksual” që përdoret për aq kohë sa nevojitet.
Në këtë kontekst, duke vlerësuar situatën, mungesën e standardeve dhe të konceptit që ka të bëjë me nevojën e korrektesës së seksualitetit; Unë besoj se situata e seksualitetit në shoqërinë tonë është e lidhur me funksionimin me defekte të institucioneve që kanë detyrë edukimin e “përgjithshëm” dhe atë “specifik” që ka të bëjë me seksualitetin e njeriut. Padyshim, nuk mund të mohohet e vërteta se në këtë prishje të “normave të seksualitetit”, në këtë zgjerim të dukshëm të shthurjes seksuale, ka ndikimin e vet edhe natyra e kohës moderne, bashkë me specifikat kontekstuale të zhvillimit të jetës në shoqërinë tonë. Historia e shoqërisë moderne dhe analizat e lidhjes së zhvillimeve të saj me zhvillimet e seksualitetit, tregojnë për një lidhje të fortë që ka gjendja e jetës shoqërore me nivelin e shtuar të kaotizmit të seksualitetit. Unë besoj se pavarësisht fakteve që duken dhe treguesve të “sekualitetit empirik” në shoqërinë tonë, është koha që sociologët të ndihmojnë duke e studiuar ndikimin reciprok të liberalizimit të jetës dhe seksualitetit dhe të ndihmojnë politikën, shtetin, shoqërinë dhe institucionet e jetës sociale për të vënë “kufirin e përgjegjësive”, duke e ndarë atë që ka familja shkolla dhe institucionet e tjera të edukimit, nga ajo përgjegjësi që ka shoqëria.
Sipas studimeve sociologjike që janë bërë në vende të tjera, duket se nëse në shoqëri sundon vaniteti, gjendja e përgjithshme sociale e perceptuar në formën e kotësisë së jetës, atëherë kjo është situate që sjell një rendje pas sekualitetit duke i dhënë këtij aspekti një rëndësi të jashtëzakonshme. Edhe psikologët e seksaulitetit kanë mundur të vërtetojnë, se ka raste kur përdorimi i seksit në situata të caktuara sociale bëhet për njeriun vanitoz, të papunë, shoqërisht të paorientuar, siç thotë psikologu i shquar Alfred Adler “mjet i shkarkimit psikologjik” (A. Adler, “Shkenca e të jetuarit”, faqe 158-159)
Por, në shoqërinë tonë nuk është vetëm kjo arsye. Në shoqërinë tonë ka disa njerëz që kanë shikime sempliste mbi shkaqet e çrregullimeve të jetës seksuale, duke e konsideruar atë në mënyrë të njëanshme si “shprehje të lirisë” apo element të strukturës së njeriut modern që është i dhënë në mënyrë ekstentrike pas parasë, konsumit dhe seksit. Kjo është një e vërtetë e cila tashmë është fare evidente edhe në shoqërinë tonë. Por nuk do të thotë që fenomeneve sociale të jetës së përgjithshme apo të çrregullimeve të jetës seksuale duhet t’u vëmë etiketa moderne, për të justifikuar realitetin por pa parë dhe vlerësuar përmbajtjen dhe pasojat e tyre sociale. Zgjerimi i etjes dhe dëshirave seksuale të ekzagjeruara në shoqërinë tonë nuk duhen parë vetëm nga një anë, as duke i konsideruar thjesht tregues të nivelit të jetës moderne apo vetëm si tipar të shoqërisë së konsumit dhe të qejfit.
Çështja është se problemi duhet parë përtej asaj që duket, jashtë dimensioneve të kënaqësive seksuale të pafrenuara dhe dëshirave që ka njeriu, dhe që i realizon me “trupin e vet”. Si shoqëri, ne duhet të jemi të shqetësuar, sepse epidemia e sekualitetit nuk është një patologji e lidhur vetëm me trupin dhe seksin individual, por është njëherësh edhe një shqetësim social, që po ndikon gjerë në prishjen e harmonisë së jetës sociale. Teprimet e sekualitetit përtej kufijve të humanitetit po sjellin deformime dhe sëmundje sociale tek një kategori e zgjeruar e njerëzve me “seksulitet të shprishur”, me pasione seksuale të obseduara.
Ndoshta është koha kur duhet të bëjmë diçka si shoqëri, bashkë me institucionet e edukimit, me familjen, shkollën, institucionet fetare, median dhe komunitetin qytetar, për të kuptuar të keqen sociale që po i vjen shoqërisë tonë nga ky shpërthim i pakontrolluar dhe fare i liberalizuar i seksualitetit. Mbase është e vështirë por nuk është e pamundur që të punojmë për të edukuar tek njerëzit idenë se më së pari pasioni seksual nuk është mjet për të shthurur individin dhe për të prishur harmoninë sociale të shoqërisë, por një pasion që në shoqëritë e qytetëruara realizohet i lirë por edhe për qëllime personale dhe sociale të dobishme.
Nuk ka dyshim që duke shkruar kështu nuk e kemi fjalën për të vendosur tabu, norma dhe kufizimet e vjetra të “seksualitetit të hekurt”. Por, një gjë është e sigurt, se pasoja dhe dëmet sociale janë të mëdha, edhe kur seksualiteti shthuret apo kur në të kundërt ai restriktohet, kufizohet dhe limitohet mekanikisht. Këto tendenca ekstreme janë në kundërshtim me kohën dhe të papranueshme për shoqërinë moderne. Por nga ana tjetër jeta kërkon një shikim ndryshe të realitetit të seksualitetit, duke e përshtatur atë me stilin e jetës moderne dhe duke mos penguar format e natyrshme të shprehjes dhe të realizimit. Është naivitet mendimi që është përhapur në shoqëri se arsyeja themelore e zgjerimit dhe shthurjes së seksualitetit në shoqërinë tonë është e lidhur më streset sociale që prodhon jeta moderne, apo sepse janë shtuar neurozat e njeriut vanitoz, që nëpërmjet veprimtarisë seksuale gjen kuptim dhe mbush në një farë mënyre kotësinë e jetës. Problemet e jetës së njerëzve që janë në gjendje neurotike, të çorganizuar, pa qëllime dhe prioritete nuk janë të lidhura në çdo rast me mosplotësimin e dëshirave të jetës seksuale, por me faktin që ata nuk kanë qëllime me vlerë për jetën e tyre, si rrugë për të kapërcyer stresin, dëshpërimin, vanitetin dhe neurotizmin personal. Nuk e di pse është krijuar ideja sikur seksualiteti është element kaq thelbësor që ndikon dhe përcakton të ashtuquajturin stil të jetës modern.
Nuk kuptohet qartë se pse tek shumë njerëz dëshirat për seks të shfrenuar janë bërë obsesionale, dhe që seksin e kanë vënë si prioritet shumë njerëz që jetojnë në boshllëk social dhe në kotësi personale. Besoj se megjithë liberalizimin që ka marrë jeta seksuale në shoqërinë tonë, edhe pse janë shtuar format alternative të lidhjeve seksuaale jashtë martesës apo paralelisht më të, duke thyer tradicionalizmin e seksualitetit të mbyllur martesor, duket se zgjidhjet që rregullojnë seksualitetin në shoqërinë tonë po bëhen të vështira.
Nuk e di se cila do të mund të jetë formula e zgjidhjes së problemeve të stabilizimit të konceptit social të “korrektesës së seksualitetit” në shoqërinë tonë. Natyrisht, kjo nuk bëhet as duke i kufizuar njerëzit me korniza të ngurta sociale të jetës seksuale, as duke i dënuar ata që nuk plotësojnë standardet seksuale të njerëzve që duan të luajnë role puritan dhe që mbajnë qëndrime prej moralisti. Sfida është e madhe dhe kërkon më shumë edukim seksual dhe përgjegjësi individuale të njeriut për të vlerësuar ndryshe lirinë dhe sovranitetin e trupit dhe të seksualitetit të vet. Ne kemi nevojë që të nxisim të rinjtë tanë, që të kenë më shumë respekt dhe vlerësim për sekualitetin e tyre. Këtë mund dhe duhet ta bëjnë në mënyrë të natyrshme prindërit, mësuesit, klerikët, gazetarët, komunitetin social, duke sjellë në jetën e shoqërisë tonë mesazhe të vërteta të standardeve të qytetërimit modern, të cilat kanë të integruar brenda tyre edhe nevojën e padyshimtë të “korrektesës seksuale”, si kusht qytetar jo vetëm për të rinjtë, por përgjithësisht për të gjithë qytetarët tanë…




21 Dhjetor 2010
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi