Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ngrohja globale dhe pasojat.. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ngrohja globale dhe pasojat.. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngrohja globale dhe pasojat..

Shko poshtë

Ngrohja globale dhe pasojat.. Empty Ngrohja globale dhe pasojat..

Mesazh nga Anakonda Wed 20 Jun 2012 - 17:53

Ngrohja globale njihet edhe si efekti serë për shkak se gazet që
grumbullohen mbi tokë e kthejnë planetin të ngjashëm me një serë. Duke e
kllapuar nxehtësinë pranë sipërfaqes së tokës, efekti sere po ngroh
planetin dhe po kërcënon mjedisin.
Frika aktuale, lidhet me faktin se
ngrohja globale po ndodh me një shpejtësi të paparë. Modelet
kompjuterike po parashikojnë se deri në fund të shekullit XXI
temperaturat do të rriten me disa gradë (tre gradë). Ndërkohë
shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë se sa shpejt po rriten
temperaturat, dhe çfarë do të ndodhë si rezultat i kësaj rritjeje. Nëse
temperaturat do të rriten me të vërtetë shumë, rezultati më i dukshëm do
të jetë se disa pjesë të akujve polar do të shkrihen duke shkaktuar
ngritjen e nivelit te detit botëror, e cila do të ishte katastrofike për
disa shtete.Ishuj të tërë do të zhdukeshin dhe miliona banorë të tyre
do të duhet të zhvendosen diku tjetër.Përmbytjet do të ndodhin përgjate
brigjeve të deteve në të gjithë botën, duke zhvendosur akoma më shumë
njerëz dhe duke shkaktuar dëmtime të të mbjellave. Ngrohja globale do të
sjellë ndryshim të ciklit të qarkullimit global ujor si dhe nuk
përjashtohen ndryshime të menjëhershme të klimës, që do të demostrohen
me shfaqje të shpeshta të fenomeneve ekstreme të motit: ciklone, shira
të fuqishme, përmbytje, thatësira. Ngrohja globale, nëse nuk do të
kontrollohet do të shkaktojë probleme katastrofike me pasoja
shëndetsore, mjedisore, ekonomike, dhe politike. Kostua e këtyre
pasojave do të jetë shumë më e madhe se sa kostua e parandalimit të
tyre. Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët por një
kërcënim aktual për mjedisin, sigurinë dhe prosperitetin tonë. Në këto
kushte arritja e stabilitetit të klimës duhet të fillojë duke
planifikuar në mënyrë urgjente një ekonomi globale me karbon të ulët,
pasi nëse nuk e realizojmë këtë, kostua e pasojave do të jetë shumë herë
më e madhe dhe më e papërballueshme.

Frika aktuale, lidhet
me faktin se ngrohja globale po ndodh me një shpejtësi të paparë.
Modelet kompjuterike po parashikojnë se deri në fund të shekullit XXI
temperaturat do të rriten me disa gradë (tre gradë). Ndërkohë
shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë se sa shpejt po rriten
temperaturat, dhe çfarë do të ndodhë si rezultat i kësaj rritjeje. Nëse
temperaturat do të rriten me të vërtetë shumë, rezultati më i dukshëm do
të jetë se disa pjesë të akujve polar do të shkrihen duke shkaktuar
ngritjen e nivelit te detit botëror, e cila do të ishte katastrofike për
disa shtete.Ishuj të tërë do të zhdukeshin
dhe miliona banorë të tyre do të duhet të zhvendosen diku
tjetër.Përmbytjet do të ndodhin përgjate brigjeve të deteve në të gjithë
botën, duke zhvendosur akoma më shumë njerëz dhe duke shkaktuar dëmtime
të të mbjellave. Ngrohja globale do të sjellë ndryshim të ciklit të
qarkullimit global ujor si dhe nuk përjashtohen ndryshime të
menjëhershme të klimës, që do të demostrohen me shfaqje të shpeshta të
fenomeneve ekstreme të motit: ciklone, shira të fuqishme, përmbytje,
thatësira. Ngrohja globale, nëse nuk do të kontrollohet do të shkaktojë
probleme katastrofike me pasoja shëndetsore, mjedisore, ekonomike, dhe
politike. Kostua e këtyre pasojave do të jetë shumë më e madhe se sa
kostua e parandalimit të tyre. Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim
i largët por një kërcënim aktual për mjedisin, sigurinë dhe
prosperitetin tonë. Në këto kushte arritja e stabilitetit të klimës
duhet të fillojë duke planifikuar në mënyrë urgjente një ekonomi globale
me karbon të ulët, pasi nëse nuk e realizojmë këtë, kostua e pasojave
do të jetë shumë herë më e madhe dhe më e papërballueshme. Aplikimi i
disa politikave mjedisore synon pakësimin e ngrohjes globale.Përdorimi i
instrumentave ekonomikë siç janë rritja e çmimit të lëndëve djegëse
fosile,taksimi i emetimeve, si dhe inkurajimi i njerëzve për të
ndërmarrë veprime në miqësi me mjedisin krahas politikave për reduktimin
e madhësisë së familjes si dhe përfshirjes së edukimit mjedisor janë
disa nga mënyrat për parandalimin e problemeve që çojnë në ngrohjen
globale.Pa një përpjekje të përbashkët të qeverive, organizmave
ndërkombëtare dhe publikut lufta ndaj ngrohjes globale dhe pasojave të
saj do të jetë e humbur.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngrohja globale dhe pasojat.. Empty Re: Ngrohja globale dhe pasojat..

Mesazh nga Anakonda Wed 20 Jun 2012 - 17:53

Efekti serë

Një nga arësyet është nxehja e
vazhdueshme e tokës për shkak të efektit të serës. Deri në fund të këtij
shekulli temperatura mesatare do të rritet në përgjithësi me 1,5 deri
në 6 gradë, thotë meteorologu duke iu referuar një raporti të OKB-së i
përpiluar prej klimatologëve të njohur: "Kjo do të thotë që ne në tokë
do të kemi temeperatura që nuk i ka përjetuar ndonjëherë njerëzimi, të
lidhura këto natyrisht me një rritje shumë të fuqishme të vlerave të
temperaturave ekstreme. Vera e fundit në Evropën Qendrore ishte si një
vështrim në të ardhmen. Kjo verë na tregoi, se si do të ndryshojë klima
dhe se në të ardhmen duhet të jemi të përgatitur për të nxehtit ekstrem e
thatësirat."

Shkencëtarja amerikane Katherine Hayoe parashikon
që një mot më i ngrohtë do të kushtojë jetë njerëzish, veçanërisht në se
nuk pakësohet niveli i gazrave të dëmshëm që çlirohen në atmosferë si
pasojë e djegjes së karburanteve. Ajo thotë se vdekshmëria si pasojë e
një klime më të nxehtë mund të rritet nga 130 deri në 500 përqind deri
në fund të shekullit. Shkencëtari Mathias Ruth thotë se pas 30 vjetësh,
klima në Boston do t’i ngjajë pak a shumë asaj të një shteti jugor, pra
më e ngrohtë. Kjo do të thotë se ngrohja globale me të vërtetë do të
ketë një ndikim të madh në jetën në planet.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi