Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Disa besime të njeriut, në njeriu, për njeriun People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Disa besime të njeriut, në njeriu, për njeriun People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa besime të njeriut, në njeriu, për njeriun

2 posters

Shko poshtë

Disa besime të njeriut, në njeriu, për njeriun Empty Disa besime të njeriut, në njeriu, për njeriun

Mesazh nga WebMaster Mon 13 Jun 2011 - 8:47




Unë besoj në njeriun, që dallohet nga të gjitha krijesat e tjera të gjalla për nga uniteti i tij. Sepse njeriu jeton në vetëdije të plotë. Njeriu, i vetëdijshëm për vetveten dhe për të ardhmen e tij, e di që ardhmëria e tij është për të vdekur, ai është i vetëdijshëm për vogëlsinë dhe pafuqinë e tij ; njeriu e sheh tjetërsinë e tjetrit ; njeriu jeton në natyrë dhe i nënshtruar ndaj ligjeve të natyrës, ndonëse ai ta kapërcejë atë nëpërmjet mendimit.

Unë besoj në njeriun si produkti i një evolucioni natyror që vjen nga konflikti për të qenë njëkohësisht rob i natyrës dhe i ndarë nga ajo, si dhe nga nevoja për tu bashkuar dhe harmonizuar me të.

Unë besoj në natyrën e njeriut, kontradiktë e ngulitur në kushtin njerëzor. Të jetosh në këtë kontradiktë kërkon një hulumtim të përhershëm zgjidhjesh duke krijuar, nga ana e tyre, kontradikta të reja dhe nevojë për përgjigje të reja.

Unë besoj tek përgjigjet ndaj këtyre kontradiktave, sepse ato e ndihmojnë njeriun për të kapërcyer ndjenjën e tij të huajësisë dhe i japin atij një ndjenjë afrimiteti, uniteti dhe përkatësie.

Unë besoj në çdo përgjigje ndaj kontradiktave, sepse ato e vënë njeriun përpara alternativës për të ecur para apo për tu zbrapsur. Çfarëdo qoftë zgjedhja, dhe veprimet që e shoqërojnë atë, ajo çka ai ka zgjedhur është udha që i lejon atij për të zbrapsur apo progresuar humanitetin në të.

Unë besoj në zgjedhjen e vetme të njeriut ndërmjet jetës dhe vdekjes, ndërmjet krijueshmërisë dhe dhunës shkatërruese, ndërmjet realitetit dhe iluzioneve, ndërmjet objektivitetit dhe intolerancës, ndërmjet pavarësisë vëllazërore dhe nënshtrimit ndaj një sundimi.

Unë besoj në kuptimin e jetës si lindje e përhershme dhe lulëzim i vazhdueshëm. Unë besoj në kuptimin e vdekjes si fund ndaj rritjes dhe përsëritje e përjetshme.

Unë besoj që njeriu ku përgjigja e të cilit është regresive, është një njeri në kërkim uniteti, që e kërkon këtë unitet duke u çliruar nga frika e padurueshme e vetmisë dhe e pasigurisë, dhe duke përçudnuar atë çka e kthen në njerëzor dhe e shqetëson këtë njeri. Orientimi regresiv shfaqet në tre fenomene që mund t’ia behin bashkë ose veçmas : nekrofilia, narcisizmi dhe simbioza incestuoze.

Kuptoj me nekrofili dashurinë për gjithçka që është e lidhur me ushtrimin e dhunës dhe të shkatërrimit ; dëshira për të vrarë ; admirimi për forcën ; joshja e vdekjes, e vetëvrasjes, e sadizmit ; dëshira për ta shndërruar organiken në inorganike nga një nevojë e pa mënjanueshme « për të vënë rregull ». Nekrofilisë i mungojnë nga natyra cilësitë e nevojshme për krijimin dhe ajo strehohet, e vënë në lëvizje nga një ndjenjë pafuqie, në zgjidhjen e lehtë, që është të shkatërruarit, që për të ka peshë vetëm një gjë : forca.

Kuptoj me narcisizëm qëndrimin e njeriut i cili, duke pushuar së treguari një interes autentik ndaj botës së jashtme, për t’u lidhur veçse pas vetvetes, grupit, klanit, fesë, kombit, racës së tij, ka deformuar plotësisht frymën e tij për të shquar gjërat. Nevoja për kënaqësi narcizike rrjedh, në përgjithësi, nga nevojshmëria për të kompensuar një skamje materiale dhe kulturore.

Kuptoj me simbiozë incestuoze tendencën për të qëndruar i lidhur pas nënës së vet apo pas zëvendësuesve të saj – gjaku, familja, tribuja -, prirja për t’i ikur barrës së padurueshme të përgjegjësisë, lirisë dhe ndërgjegjes, dhe për të kërkuar mbrojtje dhe dashuri në një azil sigurie dhe dashurie të paguar shtrenjtë, ngaqë çmimi i kësaj është, për njeriun, ndalja e zhvillimit të tij për të qenë njerëzor. Unë besoj në njeriun që zgjedh për të evoluar, sepse ai gjen, falë shpërthimit të forcave të tij njerëzore, një unitet të ri. Tre orientime, të cilat mund të paraqiten veçmas apo bashkë, janë një terren i favorshëm për shpërthimin e tyre : biofilia, dashuria për humanitetin dhe për natyrën, pavarësia dhe liria.

Unë besoj tek dashuria, sepse ajo është kyçi i rritjes njerëzore. Dashuria, bashkimi me një qenie apo një gjë jashtë vetes, vendos një lidhje me tjetrin, e lejon një qenie për tu ndjerë një me të tjerët, por nuk i heq asgjë ndjenjës së saj të integritetit dhe pavarësisë. Dashuria është një orientim produktiv që ka për natyrë disa kërkesa që duhet të jenë të plotësuara njëkohësisht. Ajo kërkon që të interesohemi ndaj objektit të dashurisë sonë apo të bashkimit, që të ndjehemi përgjegjës për të, që ta respektojmë dhe ta njohim.

Unë besoj tek përvoja e dashurisë. Asnjë kënaqësi nuk është më njerëzore sesa ajo e dashurisë, asnjë nuk është më e aftë për të humanizuar njeriun. Por dashuria, siç dhe arsyeja, nuk njeh gjysma. Ne nuk duam përgjysëm.

Unë besoj tek nevojshmëria për të qenë « të lirë » nga lidhje të brendshme dhe/ose të jashtme, me qëllim për të fituar « lirinë » e krijimit, ndërtimit, të hyrjes tek dija etj., me qëllim për tu kthyer një individ i zgjuar dhe i përgjegjshëm.

Unë besoj tek liria e përkufizuar si aftësi për të ndjekur zërin e arsyes dhe të njohjes, dhe për tu rezistuar zërave të pasioneve iracionale ; unë besoj tek çlirimi, i cili e kthen njeriun të lirë dhe të aftë për të përdorur mundësitë e tij racionale, për të kuptuar objektivisht botën dhe pjesën që ai ka në këtë botë.

Unë besoj tek « lufta për liri » që nuk qe në përgjithësi gjë tjetër përveçse lufta kundër një autoriteti të imponuar që kërkon për të thyer vullnetin e njeriut. Sot, « lufta për liri » është më tepër çlirimi ind
ividual dhe kolektiv nga një « autoritet » i zgjedhur « me dëshirë », një çlirim nga forca të brendshme që na nxitin për t’iu nënshtruar atij, sepse ne nuk e durojmë lirinë.

Unë besoj tek liria, jo aq si cilësi e pandryshuar që ne « e kemi » apo « nuk e kemi », por si akt çlirimi nga vetja jonë, nga i cili ne përdorim lirinë tonë për të bërë zgjedhje. Çdo etapë e jetës që ngre shkallën e pjekurisë së njeriut, ngre gjithashtu dhe aftësinë e tij për të zgjedhur zgjidhjen që e çliron atë.

Unë besoj tek « liria e zgjedhjes », ndonëse ajo të mos jetë gjithmonë e njëjtë për të gjithë njerëzit në çdo moment. Një njeri me orientim ekskluzivisht nekrofil, narcizik apo simbiotik dhe incestuoz nuk mundet për të bërë gjë tjetër përveçse zgjedhjen e regresionit. Njeriu i lirë, i çliruar nga lidhjet iracionale, nuk bën zgjedhje regresive.

Unë besoj që liria e zgjedhjes u shtron probleme vetëm njerëzve që kanë orientime të kundërta, dhe tek të cilët liria për të zgjedhur është për këtë arsye e kushtëzuar nga dëshira të pavetëdijshme dhe racionalizime siguruese.

Unë besoj tek dashuria për fqinjin, nëse ajo është e sinqertë dhe pa sentimentalitet dhe iluzione, nëse ajo është një formë ndihme, duke e ndihmuar tjetrin për të gjetur udhën e vet. Asnjë nuk mundet për ta « ndihmuar » fqinjin e tij duke vendosur për të. Të vetëdijësohesh mbi zgjidhje çliruese mundet për të zgjuar energji të fshehura dhe të nxisë për të zgjedhur më parë jetën sesa vdekjen.

Unë besoj tek barazia ndërmjet njerëzve, që çdo njeri është në gjendje për ta ndjerë nëse ai mëson për të njohur vetveten, nëse ai pranon që është i barabartë me të tjerët dhe identifikohet me to. Çdo individ mbart humanitetin në vete ; « kushti njerëzor » është unik dhe i njëllojtë për të gjithë njerëzit megjithë dallimet e pashmangshme në zgjuarsi, talent, madhështi, ngjyrë, etj.

Unë besoj tek nevojshmëria për të përmendur gjithmonë barazinë ndërmjet njerëzve me qëllim për të penguar që ato të instrumentalizohen reciprokisht.

Unë besoj tek vëllazërimi nëse ai është dashuri për fqinjin. Por ai mbetet i pakuptimtë sa kohë që nuk janë zhdukur të gjitha lidhjet « incestuoze » që frenojnë aftësinë e një qenie për të gjykuar objektivisht « vëllain » e vet.

Unë besoj tek humaniteti në njeriun dhe tek aftësia e qenies njerëzore për t’iu afruar atij nëse ai kapërcen shoqërinë e vet. Sado i lidhur që të jetë me shoqërinë ku ai lind, ai duhet të mësojë për të parë nëse ajo nxit apo pengon lulëzimin e potencialit njerëzor. Ai nuk mundet për të patur njohje të natyrës njerëzore nëse tabutë, kufizimet, vlerat e përçudnuara i duken atij të « natyrshme ».

Unë besoj tek funksioni i dyfishtë – nxitës dhe frenues – i shoqërisë, dhe pra tek konflikti i përhershëm ndërmjet shoqëri dhe humanitet. Shoqëria do të pushojë së frenuari njerëzit dhe së bëri ato qytetarë të cytur nga shija e të sunduarit kur qëllimi i saj do të jetë i njëjtë më atë të humanitetit.

Unë besoj tek një shoqëri e shëndoshë në të cilën të mundesh – dhe të duhesh – për të shpresuar, tek një shoqëri e cila nxit aftësinë e njeriut për të dashur fqinjin e tij, për të punuar dhe krijuar, për të zhvilluar arsyen e vet dhe një vështrim objektiv të vetvetes, të bazuar mbi përvojën e energjisë së tij prodhuese.

Unë besoj tek ringjallja kolektive e shëndetit mendor, burim shprese, tek mendja e shëndoshë në njeriun, që i jep atij dhuntinë e dashurisë dhe krijimit, duke e çliruar atë nga lidhje incestuoze me klanin dhe tokën e vet, duke i dhënë atij një identitet të bazuar mbi përvojën që ai ka mbi vetveten e tij si subjekt dhe veprues i forcave të veta, duke e paisur atë me pushtetin për të qenë i prekur nga realiteti brenda dhe jashtë tij, dhe për të zhvilluar objektivitetin dhe arsyen e tij.

Unë besoj tek bashkimi i forcave të një numri në rritje individësh të ethshëm për të punuar me atë që ka të njëjtat merake, përballë një bote që është duke u kthyer e çmendur dhe çnjerëzore.

Unë besoj tek njerëzit me synime të qarta ku përpjekjet e të cilëve nuk kufizohen për të ofruar një përshkrim njerëzor të botës, por që nisen si gjurmues mbi udhën e humanizimit dhe punojnë për transformime të mundshme. Një interpretim i botës pa dëshirë ndryshimi mbetet i kotë : një ndryshim pa interpretim paraprak është një ndërmarrje e verbër.

Unë besoj tek realizimi i një bote ku njeriu është më shumë, ndonëse duke patur pak, ku ekzistenca e tij nuk është e sunduar nga dëshira për të konsumuar, ku « njeriu » është qëllimi i parë dhe i fundit ku njeriu gjen mjetin për t’i dhënë një qëllim jetës së tij dhe forcën për të jetuar i lirë dhe pa iluzione.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa besime të njeriut, në njeriu, për njeriun Empty Re: Disa besime të njeriut, në njeriu, për njeriun

Mesazh nga Anakonda Thu 5 Apr 2012 - 17:53

Me te vertet qenkan besime,qe njeriu beson tek njeriu.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi