Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Greqia, vitin tjeter nisin kerkimet per nafte ne detin Jon  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Greqia, vitin tjeter nisin kerkimet per nafte ne detin Jon  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greqia, vitin tjeter nisin kerkimet per nafte ne detin Jon

+2
Durrsaku
Amel
6 posters

Shko poshtë

Greqia, vitin tjeter nisin kerkimet per nafte ne detin Jon  Empty Greqia, vitin tjeter nisin kerkimet per nafte ne detin Jon

Mesazh nga Amel Tue 14 Jun 2011 - 22:49

Greqia duket se po parashikon për vitin e ardhshëm një program kërkimesh të naftës dhe të gazit në detin Jon, në zonën ujore që e lidh vendin fqinjë me Shqipërinë. Vendimit, i cili është diskutuar edhe në dhjetorin e vitit të kaluar, tashmë duket se po i jepet dora e fundit nga Ministria greke e Mjedisit dhe Energjisë. Lajmi, i cili është nxjerrë nga gazeta e njohur greke “Ta Vima”, tashmë po bën xhiron e rajonit dhe sipas burimeve të saj, këto kërkime për naftë do të bëhen pikërisht në zonën e Korfuzit, ishull bregdetar, fqinj me Shqipërinë. Këto burime theksojnë se programi pritet të përfshijë vitin e ardhshëm kompani ndërkombëtare në kërkimet në këtë zonë detare. “Qeveria greke synon të nxjerrë në pah struktura gjeologjike dhe burimet e mundshme të naftës, për të nisur në vitin 2012 një seri dhëniesh me koncesione në fusha të caktuara detare”, thekson gazeta e njohur greke. Kërkimet, sipas “Ta Vima”-s, bazohen në parimin e vijës së mesit, apo distancës së baraslarguar në mes të të gjitha territoreve të vendeve të interesuara për të vendosur kufijtë e zonës detare të Detit Jon. Sipas kësaj medie të rëndësishme greke, këto hapa vijnë pas një serie reformash në privatizime dhe koncesione që qeveria e Jorgo Papandreut ka ndërmarrë kohët e fundit për të zbutur efektet e krizës së rëndë ekonomike që ka mbërthyer vendin. Por ajo çfarë e bën interesant lajmin lidhet me faktin se mes Shqipërisë dhe Greqisë ende nuk janë ndarë në mënyrë zyrtare ujërat territoriale që lidhin dy vendet. Marrëveshja, e cila ishte planifikuar të bënte këtë ndarje e quajtur, “Për delimitimin e zonave të tyre përkatësee, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare. Kjo masë u mor nga Kushtetuesja në prill të vitit të kaluar, pasi kjo marrëveshje ishte negociuar nga pala shqiptare pa marrë parasysh një sërë procedurash që duheshin kryer me këtë rast. Kjo marrëveshje nuk kishte marrë parasysh edhe përfshirjen e Presidentit të Republikës në këtë proces. Në hartimin e saj kishte edhe disa mangësi dhe kundërshtime me nene të caktuara të Kushtetutës së Shqipërisë. Por ndonëse mediat greke kanë dhënë shumë detaje për kërkimin e naftës dhe të gazit nga pala greke në hapësirën mes Korfuzit dhe Sarandës, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme shqiptare, shprehen në një prononcim për “Shqip” se nuk ka asnjë njoftim zyrtar për ndonjë veprim nga pala greke në territorin ujor mes dy vendeve. “Nuk ka asnjë veprim dhe njoftim zyrtar në komunikimin mes dy ministrive për këtë çështje”, shprehet për gazetën “Shqip” një zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Të tjera detaje të kësaj çështjeje pritet të bëhen publike në ditët e ardhshme, por duket se ajo del në sipërfaqe sa herë që pala greke reagon në lidhje me mospërfundimin e marrëveshjes së ujërave mes dy vendeve tona. Ende nuk dihet se kur Ministria jonë e Jashtme së bashku me atë të Greqisë do të nisin rinegocimin e kësaj marrëveshjeje, por duket se rifillimi i këtij procesi do të zgjasë në kohë.

Burimi: Gazeta Shqip
Amel
Amel
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 18
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Greqia, vitin tjeter nisin kerkimet per nafte ne detin Jon  Empty Re: Greqia, vitin tjeter nisin kerkimet per nafte ne detin Jon

Mesazh nga Durrsaku Tue 14 Jun 2011 - 23:32

greket te bejne mire te punojne me shume e te mos rrijne neper buzuqe se e shofim se ku po con mushka borxhe ne fyt nje here kerkonin per florinj tani kerkojne per nafte pastaj se dime se cdo i pjelle mendja per lek qyl
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Greqia, vitin tjeter nisin kerkimet per nafte ne detin Jon  Empty Re: Greqia, vitin tjeter nisin kerkimet per nafte ne detin Jon

Mesazh nga Maksi Tue 14 Jun 2011 - 23:34

Aleks shkruajti:greket te bejne mire te punojne me shume e te mos rrijne neper buzuqe se e shofim se ku po con mushka borxhe ne fyt nje here kerkonin per florinj tani kerkojne per nafte pastaj se dime se cdo i pjelle mendja per lek qyl

Greqia, vitin tjeter nisin kerkimet per nafte ne detin Jon  94251 bravo aleks ,lek qyl dhe djerse shqiptari duan pisat
Maksi
Maksi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 31226
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Greqia, vitin tjeter nisin kerkimet per nafte ne detin Jon  Empty Re: Greqia, vitin tjeter nisin kerkimet per nafte ne detin Jon

Mesazh nga WebMaster Wed 15 Jun 2011 - 0:01

Amon qa duan tjeter nga ne keto rracistat e dreqit
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Greqia, vitin tjeter nisin kerkimet per nafte ne detin Jon  Empty Re: Greqia, vitin tjeter nisin kerkimet per nafte ne detin Jon

Mesazh nga Space Wed 15 Jun 2011 - 0:12

Perderisa ne kemi nje shtet i cili nuk u kushton shume rendesi kufijve detar saqe ti thot deri ketu e ke ti kete pjese e tjetra na takon neve kshu do veje kjo pune

GREKU do TURKUN
Space
Space
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne levizje
Postime Postime : 1354
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/06/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Informatika

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Greqia, vitin tjeter nisin kerkimet per nafte ne detin Jon  Empty Re: Greqia, vitin tjeter nisin kerkimet per nafte ne detin Jon

Mesazh nga Anakonda Sun 26 Feb 2012 - 18:30

E dim ne sesi e duan ata,te poshtrit duan siesi qe te na percajne skan shonce.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Greqia, vitin tjeter nisin kerkimet per nafte ne detin Jon  Empty Re: Greqia, vitin tjeter nisin kerkimet per nafte ne detin Jon

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi