Greqia kerkon detin ne kembim te statusit kandidat ne BE
2 posters
Faqja 1 e 1
Greqia kerkon detin ne kembim te statusit kandidat ne BE
Shqipëria nuk pritet të futet në
negociata me Greqinë për sa i përket ndarjes së kufirit ujor deri në
fillim të tetorit të këtij viti, kohë në të cilën duhet të merret në
shqyrtim për herë të tretë të statusit të vendit kandidat. Ky qëndrim do
të “ruajë” palën shqiptare nga një kushtëzim i mundshëm që Greqia mund
t’i bëjë Shqipërisë në kuadër të ndarjes së ujërave. Burime nga
Ministria e Jashtme, bëjnë të ditur se vendi ynë i druhet influencës së
Greqisë si një vend anëtar i Bashkimit Europian në kuadër të aspiratave
për të avancuar në BE. Me sa duket ky qëndrim i palës shqiptare nuk
është thjesht një paranojë, por lidhet me një memorie nga hera e parë
kur dy vendet diskutuan për ndarjen e kufirit detar. Burimet diplomatike
të pasqyruara dhe në dokumentet e bëra publike nga “Wikileaks”, treguan
se bujaria e Shqipërisë në negociata erdhi si pasojë e presionit të
Athinës zyrtare për bllokim të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit,
shumë të domosdoshme për Shqipërinë në kuadër të avancimit të saj në BE.
Në dokumentet e bëra publike pala greke përdori negocimin “quid pro
quo”, të cilin diplomacia e njeh për një marrëdhënie të kushtëzuar
marrje dhe dhënie. Ndërkaq, burimet nga Ministria e Jashtme bëjnë të
ditur se grupi i punës shqiptar që do të negociojë me palën greke është
ngritur dhe po vijojnë përgatitjet për një performancë sa më të mirë në
negociata.
Grupi
Drejtuesi
i grupit të ri negocitator të palës shqiptare është sekretari i
Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu. Përveç Turdiut,
grupi përbëhet nga ekspertë të disa prej ministrave në vend, siç është
ajo e Mbrojtjes, Ministria e Bujqësisë, ajo Ekonomisë dhe Ministria e
Mjedisit. Përfaqësuesit e këtyre ministrive mësohet se janë në nivel
ekspertësh. Nga ana tjetër, ekspertë në grupin e punës janë marrë nga
disa institucione si Akademia e Shkencave, Agjencia e Burimeve Natyrore,
Instituti Gjeografik Ushtarak etj. Në këtë grup mungon përfaqësimi i
institucionit të Presidentit të Republikës. Por burime nga Ministria e
Jashtme bëjnë të ditur se përpara se grupi i formuar të nisë negociatat
me palën greke ai do t’i drejtohet Presidencës, ku pritet që për nisjen e
bisedimeve të jepet dhe autorizimi i kreut të shtetit, Bujar Nishanit.
Po kështu bëhet e ditur se grupi ka disa javë që po punon në mënyrë
intensive në mënyrë që të ketë një paraqitje sa më dinjitoze përpara
palës greke, e cila gjithashtu e ka ndërtuar grupin e saj të
negociatorëve.
Strategjia
Pala
shqiptare duket se përveç punës teknike për ndarjen e ujërave, po
shikon dhe anën diplomatike dhe politike të çështjes. Kjo pasi
negociatorët shqiptarë kërkojnë t’i ruhen presionit grek, i cili ndodhi
gjatë negocimit të parë. Kështu kabllogrami me kod 08TIRANA745 i tetorit
2008 dhe i klasifikuar si konfidencial, me titullin “Greqia i bën
presion Shqipërisë mbi çështjet e kufirit dhe varrezave” e jep të qartë
situatën. Kabllogrami bën të ditur që negociatorët shqiptarë, në
bisedimet për kufirin detar me Greqinë, ishin tërësisht të vetëdijshëm
për problemet e marrëveshjes, por nuk kishin mundësi të kundërshtonin
apo të negocionin, për shkak se Athina po përdorte ratifikimin e
Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit (MSA) si një “kobure” në
kokën e palës shqiptare. Pasi Greqia arriti me sukses të bllokojë me
veton e saj anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, pavarësisht nga presionet
e anëtarëve të tjerë, qeveria shqiptare filloi të besojë se kërcënimi
grek me MSA-në nuk ishte thjesht një blof.
Historia
Negociatat
- Marrëveshja për kufirin detar me Greqinë u negociua mes Shqipërisë
dhe Greqisë për herë të parë në vitin 1992. Në vitin 2009 marrëveshja u
miratua në Parlament
Denoncimi - Media shqiptare, si dhe eksperti
shqiptar Myslym Pasha e denoncuan marrëveshjen si të njëanshme që i
jepte një sipërfaqe të konsiderueshme deti Greqisë
Kushtetuesja –
Në shkurt 2010, Gjykata Kushtetuese vendosi në unanimitet të rrezojë
marrëveshjen, duke e konsideruar faktin se kishte shumë shkelje
procedurale.
Procedura
Ministri i Jashtëm flet për të parën herë për mundësinë e bllokimit
Panariti: Mund të shkojmë edhe në arbitrazh nëse Athina nuk tërhiqet
Pala
greke është treguar e qartë në qëndrimin e saj për të mos pranuar një
marrëveshje të re për ndarjen e detit me Shqipërinë. Zyrtarët e lartë të
ministrisë greke janë shprehur në deklarata publike se ata nuk e
pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese shqiptare për një marrëveshje
të re, pavarësisht shpresave të mira nga pala shqiptare se kjo
marrëveshje e re do të arrijë të mbrojë më mirë territorin ujor
shqiptar. Por në një intervistë për “Vizion Plus”, ministri i Jashtëm,
Edmond Panariti, ka përmendur mundësinë e kalimit të kësaj çështjeje
tepër delikate mes dy vendeve në arbitrazh ndërkombëtar. Sipas ministrit
të Jashtëm, të gjitha negociatat nga pala shqiptare do të bëhen në
përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nëse mes
vendeve nuk do të ketë mirëkuptim, atëherë arbitrazhi ndërkombëtar ka
gjasa të jetë hapi i radhës. Nga ana tjetër në fillim të muajit shtator
Panariti do të jetë në Greqi për një vizitë zyrtare. Ministria greke ka
preferuar ta bëjë publike vizitën që do bëjë Panariti në shtetin fqinj
në kuadër të telefonatës së marrë nga homologu i vendit fqinj.
“Ministri
i Jashtëm grek, Dhimitris Avramopullos, foli në telefon me ministrin e
Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti. Të dy ministrat
diskutuan në lidhje me çështjet bilaterale dhe bashkëpunimin rajonal, si
dhe perspektivën europiane të rajonit tonë. Z. Avramopullos e ftoi z.
Panariti për të vizituar Athinën në fillim të muajit shtator”, theksohet
se njoftimin për shtyp të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë
së Punëve të Jashtme greke. Vizita e Edmond Panaritit në Athinë që do
të zhvillohet me shumë gjasa në javën e parë të muajit shtator, është
planifikuar dhe vizita e parë e një zyrtari të lartë shqiptar në shtetin
fqinj pas konstituimit të qeverisë së re greke. Kjo vizitë ka një
domethënie të veçantë dhe për shkak të faktit se mes dy vendeve pritet
të rinegociohet për marrëveshjen e ndarjes së ujërave territorialë. Një
çështje që do të diskutohet gjithashtu mes palëve lidhet me regjistrimin
e minoritetit grek në Shqipëri, ku pala greke ka shprehur kontestime të
shumta.
Kjo ka bërë që pak javë më parë krerët e “Omonia”-s të
deklaronin se do të nisin procesin e regjistrimit të popullsisë së tyre,
nisur nga besimi i pakët që kishin në lidhje me censusin kombëtar. Nuk
dihet ende sesi do të shkojë ky proces, për të cilin është deklaruar se
do nisë në muajin shtator dhe do të përfundojë në dhjetor të këtij viti.
Por ajo që dihet me saktësi lidhet me faktin se pas këtij takimi, do të
qartësohet dhe kursi i ri i diplomacisë shqiptare ndaj asaj greke.
TAP
Ministri
i Jashtëm, Edmond Panariti, deklaroi pak ditë më parë se projekti i
gazsjellësit TAP nuk do ta kushtëzonte Shqipërinë në negociata me palën
greke

Re: Greqia kerkon detin ne kembim te statusit kandidat ne BE
stambollin do marrin k.....t ca ropsh jon kto ri...ishalla se ua japin detin se bomben te shpia e ka berisha
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Çfarë fiton Shqipëria nga marrja e statusit kandidat?
» Greqia, vitin tjeter nisin kerkimet per nafte ne detin Jon
» Kriza, Greqia kerkon ndihmen e SHBA
» 4 lopë në këmbim të një nuseje
» Seks ne kembim te nje roli, ky ves i keq i Hollywood-it

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi