Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjashtë persona që nuk ishin në dijeni të famës së tyre People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjashtë persona që nuk ishin në dijeni të famës së tyre People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjashtë persona që nuk ishin në dijeni të famës së tyre

2 posters

Shko poshtë

Gjashtë persona që nuk ishin në dijeni të famës së tyre Empty Gjashtë persona që nuk ishin në dijeni të famës së tyre

Mesazh nga Emona Wed 15 Jun 2011 - 0:55

Gjashtë persona që nuk ishin në dijeni të famës së tyre 14fama_1406112211_1
Të bëhesh aksidentalish i famshëm duhet të jetë një eksperiencë këndshme por edhe surreale. Shëmbulli më i cituar i këtij fenomeni në kto ditë është Rebecca Black, e cila duke kërcyer një ditë në rrugë, aksidentalisht përfundon në videoklipin e një kënge. Por, edhe ajo është goxha larg shembujve që ju sjellim.

Vendi 6 – Publiciteti motivacional i Luftës së Dytë Botërore, për femrat që punonin në fabrika, “Mund t’ia dalim, me ndihmën tënde”. Rosie the Riveter u bë ikona motivuese e përdorur për posterat e asaj kohe. Tashmë dallohet si një ndër ikonat më të famshme Amerikane bashkë me flamurin e ngritur në Iwo Jima dhe posterin e Uncle Sam. Posteri ishte frymëzuar prej një fotoje të një vajze 17 vjecare të marrë në një fabrikë pa dijenin e saj. Vajza, Geraldine Doyle, e zbuloi vetëm pas një publikimi në një reviste, 42 vjet më vonë.



Vendi 5 – Në 2002 Russell Christof, një edukator kopshti, duke bëre pazarin shokohet kur sheh që në reklamën e kafes, Nescafe, ishte përdorur fytyra e tij. Fotoja e tij duke nuhatur kafen e nxehtë, nuk dihet se si kishte përfunduar aty. Christof kishte pozuar në 1986-ën në Kanada si model, por nuk ishte përdorur asnjeher dhe ishte likuiduar prej firmës me 250$. Ai fitoi gjyqin ndaj firmës dhe një dëmshpërblim prej 15,6 milion dollarësh, të cilat i humbi në apel. Christof vazhdon luftën e tij ndal firmës.



Vendi 4 – Nuk ka rëndësi se ku jeton, do të ketë rënë rasti të shohësh foton e djalit që ulërin. Ka qënë fytyra simbol e revolucioneve në disa vende. Po aq e famshme sa fytyra e Che Guevara. Fytyra e te riut mund të gjendet në bluze, në grafitet përreth globit, në materaliet promocioanale të disa grupeve muzikore. Gjithcka fillon nga një i ri izraelit i quajtur Noam Galai, i cili fotografoi veten dhe e vendosi foton ne llogarinë e tij në flickr. Pas shumë kohësh që fytyra e tij përdorej në të gjithë botën, ai e zbulon veten në një revistë në faqe të parë më titullin “Fytyra e demokracisë”. Në vend që të denonconte cdo përdorues të imazhit të tij, ai nisi një website ku cdo person i dërgon fotot e veta.



Vendi 3 – Vajza Afgane është një prej fytrave më të famshme të së gjitha kohrave. Vajza e panjohur u shfaq per herë të parë në kopertinën e National Geographic në 1985. Pas 17 vjetësh fotografi Steve McCurry vendosi ta kërkojë. Fotografi pas shumë kohësh kërkime arriti ta gjente dhe ti tregonte që fytyra e vajzës, e quajtur Sharbat Gula, ishte bërë një prej ikona të luftës Ruse-Afgane. Gula nuk dinte asgjë për famën e saj deri në gjetjen e saj prej McCurry. Në fakt vajza nuk arrinte të kuptonte se si një foto e thjesht mund të bëhej ikona e një konflikti. Gjatë këtyre viteve famë, Gula ishte e zene duke jetuar në varfëri në male me burrin e saj, i cili fiton 1 dollarë në ditë, që nuk mjaton për të kuruar azmën e saj. Ajo ra dakord të pozonte edhe për një foto tjetër, te dytën në jetën e saj, për të ndihmuar njerëz të tjerë në Afganistan.



Vendi 2 – Çifti ikon i festivalit të Woodstock, është nje prej ikonave rock më të famshme të historisë. Nick dhe Bobbi Ercoline ishin vetëm një cift të dashuruarish të cilët kishin shkuar për të përjetuar një prej eksperiencave më të bukura të jetës së tyre, pa dijenin e prindërve, të cilëve u kishte gënjyer se po shkonte me pushime në stëpinë e një miku. Një fotograf i fotografon pa dijenin e tyre, të mbledhur me batanije në qetesinë e mëngjesit të Woodstock, ku të gjithe ishin të sfilitur prej koncertit që zgjati ditë të tëra. Ditë pas koncertit një miku i tyre sheh foton te publikuar në revist, i cili njohi batanijen qe ishte mbledhur cifti. Në ktë pikë Bobbi u detyrua ti tregonte prindërve mbi gënjeshtrën e tij dhe të merrte dënimin prej tyre. Cifti tashmë, pas 40 vjetësh, janë të martuar me dy fëmij dhe jetojnë afër Woodstock.



Vendi 1 – Osama Bin Laden plak. Nëse je një person për së mbari dhe jeton në vitet pas 2001, njeriu i vetëm dhe më i keq me të cilin nuk duhet të ngatërrohesh është Bin Laden. Por, ja që ndodhi.

Në vitin 2009, një zotëri Spanjoll i cilli zgjohet në mëngjes dhe tmerrohet kur sheh kopertinën e një gazete ku përshkruante si do të ishte fytyra e Osama Bin Laden sot dhe dallon që për modifikim e fotografisë ishte përdorur fotografia e tij. Në vend që ekspertët të përdornin një program mbi plakjen, kishin vendosur të bënin nje kërkim në google dhe të gjenin mesoburrin më të ngjashëm konstruktit kockor të fytyrës së Osamës

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjashtë persona që nuk ishin në dijeni të famës së tyre Empty Re: Gjashtë persona që nuk ishin në dijeni të famës së tyre

Mesazh nga Anakonda Sun 10 Jun 2012 - 23:34

interesante;te jesh i famshem dhe mos ta dish
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi