Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
"A ekziston lumturia filozofikisht?"  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"A ekziston lumturia filozofikisht?"

+2
Katniss
Darius
6 posters

Shko poshtë

"A ekziston lumturia filozofikisht?"  Empty "A ekziston lumturia filozofikisht?"

Mesazh nga Darius Thu 16 Jun 2011 - 8:43

A egziston lumturia filozofikisht?

Nder temat e lendes se filozofise eshte: Lumturia. Dhe Lumturine ne shkolle e kemi trajtuar te lidhur me konceptin e kohes, perderisa filozofikisht e tashmja nuk e gziston, atehere dhe lumturia e tashme nuk egziston, ajo eshte vetem nje impuls nervor ne kohen e kaluar, i futur ne kujtesen tone, ose pritja e lumturise ne te ardhmen ( expectations).

Per ata qe cuditen qe e tashmja nuk egziston, po shtoj arsyetimin filozofik, se sa themi " e tashme" ka kaluar nje ose dy sekonda, pra ajo e tashme u be e kaluar, dhe po i njejti arsyetim behet dhe per lumturine, madje e tashmja kalon aq shpejt, saqe nuk kemi kohe ta perceptojme lumturine ashtu sic duhet, ndaj ajo gjithnje mbetet nje kujtim ne te shkuaren dhe ne na duket sikur lumturia nuk arrihet kurre.

Si perfundim "lumturia" si koncept filozofik nuk arrihet kurre, lumturi absolute, si perkufizim nuk ka. A jeni dakort?
Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"A ekziston lumturia filozofikisht?"  Empty Re: "A ekziston lumturia filozofikisht?"

Mesazh nga Katniss Mon 20 Jun 2011 - 10:40

Eshte pikveshtrim interesant, te mendosh se gjindemi vetem mes asja qe ka ndoshur, dhe asaj qe pritet te ndodhe, te mendosh se nuk kemi te ndodhi te momentit, sepse koha nuk ndalet por vetem hecen.Por gjithashtu, nese nisesh nga kjo, mund te thuash gjithashtu qe ska te ardhme , por vetem te tashme dhe te kaluar, sepse nese ti perjeton momentin, ti je ne te tashmen, dhe pastaj ajo kalon ne te shkuar. Perndryshe i bie te mos jesh real, por te jetosh ne hapsire boshe. Lumturia si koncept filozofik, ne fakt, nuk ekziston. Lumturia filozofike eshte pertej kohes, duke mos marre parasysh te kaluaren, te tashmen, apo te ardhmen, ajo eshte e njejte gjithkund. Eshte filozofike, i perket metafizikes.
Por te jemi te realt, perkufizimet filozofike jo gjithmone aplikohen, sepse kane tendence drejt perfeksionit, ideales. Prandaj, perpiqemi te qendrojme me kembe ne toke, dhe te arrijme ate qe mund te arrihet, dhe te leme lumturine filozofike te qendroje vetem si ide, e cila ndoshta, mund te na ndihmoje te shikojme me qarte rreth gjerave qe narrethojne.

Lumturia arrihet.Arrihet, dhe sduhet care koken shume se kur, si, pse,cfare, kush, por te pranohet, dhe te punohet drejt saj, dhe ne momentin kur e ndjen se e ke, te punosh per te qendruar aty.
Ajo vjen aty ku nuk pret, nga dikush qe me pak e pret dhe ne menyren me te paparashikueshme. Nuk eshte cmim qe duhet fituar, por vlere qe duhet merituar.
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"A ekziston lumturia filozofikisht?"  Empty Re: "A ekziston lumturia filozofikisht?"

Mesazh nga Tonii Mon 20 Jun 2011 - 11:24

Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"A ekziston lumturia filozofikisht?"  Empty Re: "A ekziston lumturia filozofikisht?"

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 20 Jun 2011 - 13:02

Darius shkruajti:A egziston lumturia filozofikisht?

Nder temat e lendes se filozofise eshte: Lumturia. Dhe Lumturine ne shkolle e kemi trajtuar te lidhur me konceptin e kohes, perderisa filozofikisht e tashmja nuk e gziston, atehere dhe lumturia e tashme nuk egziston, ajo eshte vetem nje impuls nervor ne kohen e kaluar, i futur ne kujtesen tone, ose pritja e lumturise ne te ardhmen ( expectations).

Per ata qe cuditen qe e tashmja nuk egziston, po shtoj arsyetimin filozofik, se sa themi " e tashme" ka kaluar nje ose dy sekonda, pra ajo e tashme u be e kaluar, dhe po i njejti arsyetim behet dhe per lumturine, madje e tashmja kalon aq shpejt, saqe nuk kemi kohe ta perceptojme lumturine ashtu sic duhet, ndaj ajo gjithnje mbetet nje kujtim ne te shkuaren dhe ne na duket sikur lumturia nuk arrihet kurre.

Si perfundim "lumturia" si koncept filozofik nuk arrihet kurre, lumturi absolute, si perkufizim nuk ka. A jeni dakort?

une ndaj nje mendim tjeter ne lidhje me konceptin e te ''tashmes''. ne gjimnaz na kane mesuar se kemi ''te tashmen e te kaluares''; ''te tashmen e te tashmes''; dhe ''te tashmen e te ardhmes'' qe do te thote: nqs ne mendojme/kujtojme nje gje te kaluar, ky veprim po ndodh ne kete moment pra kthehemi ne te shkuaren por nen hapsiren e te tashmes. po ashtu edhe kur mendojme/enderrojme nje te ardhme edhe kjo behet ne ''te tashmen'' pra ne kete moment.
ndersa pera i perket konceptit te lumturise ajo eshte vetem nje bashkim shkronjash qe perpiqet t'i jape shpjegim nje ndjenje te pashpjegueshme qe ndjejme ne nje cast te caktuar. Por kjo fjale verbale vetem e kufizon dhe eshte e pamjaftueshme per ta shpjeguar me qarte ate qe vertet ndjejme...
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"A ekziston lumturia filozofikisht?"  Empty Re: "A ekziston lumturia filozofikisht?"

Mesazh nga Anakonda Fri 9 Nov 2012 - 22:50

Me pelqen kjo menyra e te parit lumturine ne te shkuaren dhe te ardhmen. Kjo do te thote se ky term ze vend vetem ne mendimet tona, ne formen e kujteses apo endrres.

Une them se lumturia eshte nje dicka e ndritshme, qe nje femije i vogel e sheh siper nje makine qe ecen. Ajo shkelqen, i perngjan nje lodre qe ai e do aq fort . Femija ngrihet ne kembe, shkon ta kapi por makina ecen dhe sendi vezullues bashke me te.Atehere edhe femija nis te eci, me pas te vrapoje , por gjithnje shpejtesia e makines do te jete me e madhe se ajo e femijes. Ndodh qe makina ndalon , femija gezohet shume, por sheh qe nuk gjeti lodren qe kishte menduar, por disa xhama e copeza shkelqyese nga larg dukeshin si lodra e tij. GJithesi atij i pelqyen shume.
Nderkohe ky femije mesoi te ngrihet ne kembe, te eci, te vrapoje, te lodhet, te gezohet,ndoshta edhe te zhgenjehet...nje rruge e tere e pershkruar.

Si mendon ti angel_unik, a u be i lumtur femija, edhe pse nuk gjeti ate cka mendonte realisht? mos te harrojme qe njerezit mbeten gjithnje femije...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"A ekziston lumturia filozofikisht?"  Empty Re: "A ekziston lumturia filozofikisht?"

Mesazh nga An0nim Sat 10 Nov 2012 - 0:46

Ne fakt vete titulli i temes qe parashtrohet ne forme pyetje; A ekziston ? Sepse gjithkush shpreson apo pretendon ne baze te asaj se c`far ka mbjelle se do perfshihet ne nje gjendje me te ekuilibruar, jemi gjithnje brenda librit te jetes, faqet e se cilit, here jane te bardha e here te zeza, here te zhubrosura apo grisura e here te drejta, kjo i perfshin gati te gjitha kohet e foljeve ne menyre relative, packa se shpesh here ne secilen prej tyre na rastis te jemi "imagjinare".
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"A ekziston lumturia filozofikisht?"  Empty Re: "A ekziston lumturia filozofikisht?"

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi