Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fëmijët, viktimat më të shumtë të dhunës në botë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fëmijët, viktimat më të shumtë të dhunës në botë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fëmijët, viktimat më të shumtë të dhunës në botë

2 posters

Shko poshtë

Fëmijët, viktimat më të shumtë të dhunës në botë Empty Fëmijët, viktimat më të shumtë të dhunës në botë

Mesazh nga WebMaster Thu 16 Jun 2011 - 22:46

OKB: Dhunohen 220 milionë fëmijë në botë

Mbi 220 milionë fëmijë janë pre e dhunës së ushtruar ndaj tyre. Kështu thuhet në statistikat e frikshme, të publikuara nga Kombet e Bashkuara. Nën nismën e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, është publikuar raporti i dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve, për të cilin kanë kryer hetime katër grupe të specializuara. Rezulton se çdo vit, rreth 150 milionë fëmijë, ose 14% e popullsisë së brishtë në planet janë viktimë e abuzimeve seksuale.

Shtatë për qind janë viktima të manjakëve seksualë. Po sipas studimit thuhet se rreth 80 - 93 % e fëmijëve dënohen fizikisht në shtëpi edhe pse shumë prej tyre kanë turp të tregojnë apo nuk flasin për shkak të mungesës së besimit te institucionet ligjore. Shtëpia është një vend i rrezikshëm për rreth 62 milionë vajza, të cilat martohen pa mbushur të 18-at dhe që më pas dhunohen edhe nga partnerët e tyre. Ndërsa ajo që është më e tmerrshme, sipas studimit Kombeve të Bashkuara, është fakti që në 106 vende të botës lejohen ligjërisht ndëshkimet fizike në shkollë. Në bazë të këtyre të dhënave duket qartë që dhuna ndaj minorenëve në botë është e pranueshme dhe shpesh edhe me bekimin e institucioneve, ndërkohë që duhej të ishte një akt ligjërisht i dënueshëm. “Shumë njerëz, edhe fëmijët e pranojnë dhunën si pjesë të paevitueshme të jetës”,- thuhet në “Corriere della Sera”. “Kjo dhunë e ushtruar,- nënvizojnë autorët e studimit,- mund të lërë shenja të rënda psikologjike për një kohë të gjatë në jetën e këtyre fëmijëve. I bëj thirrje shteteve që të parandalojnë çfarëdo lloj forme të dhunës, duke filluar që nga ajo e dënimit fizik, praktikat tradicionale si martesës që detyrojnë vajzat të martohen në moshën minorene, dhuna seksuale si dhe torturat dhe trajtimet apo ndëshkimet e pamëshirshme dhe diskriminuese”,- thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara.


Organizata e OKB për fëmijët publikoi një raport që tregon se 1 në 2 fëmijë shqiptarë pranojnë dhunën në familje

UNICEF: Dhunë ndaj 50 % të fëmijëve

Raporti, 13.4 për qind e fëmijëve shqiptarë kanë menduar të vetëvriten, 27% pranojnë plagët nga dhuna

TIRANË- Dhunë pas dyerve të mbyllura. Dhunë prej atyre që fëmija i do e u beson më shumë. Prindërit, familjarët, mësuesit apo shokët vazhdojnë të influencojnë në krijimin e një bote plot me fobi për një fëmijë shqiptar. UNICEF, Ministria e Drejtësisë dhe Avokati i Popullit kanë prezantuar dje një studim për dokumentimin e dhunës ndaj fëmijëve në vendin tonë. Rezultatet janë tronditëse. Një në dy fëmijë shqiptarë pranon se është dhunuar në familje. Një në tre nxënës pranon se është dhunuar në shkollë. Vënia në përdorim e shpullave, çokut, grushtit, shqelmit apo edhe sendeve për të ndëshkuar fëmijën është një tregues i karakterit të dhunës fizike në shtëpi dhe i ashpërsisë me të cilën ajo vazhdon të shfaqet edhe në ditët tona. Sipas përpiluesve të raportit, ky studim është një përpjekje për të dhënë një tablo të detajuar të natyrës, shtrirjes dhe shkaqeve të dhunës në tre fusha kryesore: në familje, shkolla dhe institucionet shtetërore të përkujdesit.

“Dhuna fizike dhe psikologjike është më e shpeshtë, më e ashpër dhe me pasoja të mëdha sesa dhuna në shkolla”,-thuhet në raportin studimor. Ushtruesi më i shpeshtë i dhunës fizike dhe psikologjike në shtëpi është nëna, ndërsa ushtruesi më i ashpër mbetet babai. Raporti i mbështetur nga UNICEF thekson se nëna ushtron më shumë dhunë kur fëmijët janë të vegjël, ndërsa babai ushtron më shumë dhunë, kur fëmijët janë të rritur. “Shumica dërmuese e të intervistuarve pranojnë se dhuna fizike dhe psikologjike ka edhe efekte pozitive në edukimin e fëmijës, prandaj duhet të përdoret në raste kur është e nevojshme, në forma të lehta dhe jo tek të vegjëlit. Format më të përhapura të dhunës psikologjike që përdoret në shtëpi, të raportuara nga fëmijët në këtë studim janë të bërtiturat, mbajtja e mërisë, kërcënimi me fjalë, përdorimi i nofkave, kërcënim me objekte, por edhe kërcënim me braktisje dhe mallkim. Ndërkohë, në shkollë format më të përhapura të dhunës psikologjike janë të bërtiturat dhe kërcënimi me thirrjen e prindit.
***
Përveç dhunës në familje e shkolla, të anketuarit kanë pranuar edhe ushtrimin e dhunës në institucionet shtetërore të përkujdesjes. “Në çdo tre fëmijë që mbahen në këto institucione, njëri është i braktisur që në lindje, ndërsa dy të tjerë vijnë nga familjet me vështirësi të caktuara. Ndërkohë, sipas përpiluesve të këtij raporti, pasojat psikologjike të dhunës prekin nivelin e përgjithshëm të funksionimit emocional të fëmijëve dhe kultivojnë sjelljen e dhunshme tek ata. “Specifikisht, 13.4 % e të anketuarve pohojnë se vetëvrasja u ka shkuar ndër mend, të paktën një herë dhe të shumtën e rasteve katër herë”,-thuhet në raportin “Dhuna ndaj fëmijëve në Shqipëri”. Për kryerjen e këtij studimi, sipas raportit u përdorën më së shumti intervistimet e shumë fëmijëve, prindërve e mësuesve, por edhe studimi i literaturës dhe materialit tjetër dokumentar. Grupi i njerëzve të intervistuar për nevojat e këtij studimi është i përhapur në rrethe të ndryshme të vendit si Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Tiranë, Shkodër etj.

DHUNA

Nëna ushtron dhunë më shpesh se babai si fizikisht dhe psikologjikisht
Babai ushtron dhunë më rrallë, por më ashpër

1 në 2 fëmijë në familje dhe 1 në 3 fëmijë në shkollë goditen me shpulla në kokë
1 në 3 fëmijë shahet në shtëpi dhe 1 në 4 në shkollë
1 në 4 fëmijë goditen me shkelm në shtëpi dhe 1 në 3 fëmijë në shkollë
1 në 4 fëmijë në shkollë i vihet notë negative si ndëshkim për sjellje të keqe
1 në 6 fëmijë kërcënohet të goditet me objekte në shtëpi dhe 1 në 10 në shkollë
1 në 6 fëmijë mbyllet në banjë në shtëpi
1 në 5 fëmijë nxirret nga mësimi
1 në 7 fëmijë kërcënohet se do të nxirret jashtë shtëpisë
1 në 15 fëmijë kërcënohet se do të braktiset nga prindërit


Në rast të ushtrimit të dhunës fizike në shtëpi

27 % e fëmijëve tregojnë se kanë patur vurrata në trup
24.5 % fëmijëve tregojnë se iu ka dalë gjak nga të goditurat
21.9 % e fëmijëve tregojnë për marramendje pas goditjeve
7.85 % e fëmijëve tregojnë se kanë humbur ndjenjat
13.4 % e fëmijëve kanë menduar për vetëvrasje


Në raste e ushtrimit të dhunës fizike në shkolle:

23.3 % e fëmijëve tregojnë se kanë patur vurrata në trup,
16.5 % fëmijëve tregojnë se u ka dalë gjak nga të goditurat
15.8 % e fëmijëve tregojnë për marramendje pas goditjeve
4.8 % e fëmijëve tregojnë se kanë humbur ndjenjat
10 % tregojnë se ndihen të pasigurt në shkollat e tyre

Në institucionet e përkujdesit

44.5 % e fëmijëve tregojnë se u ka dalë gjak nga të goditurat
42.2 % e fëmijëve tregojnë për marrmendje pas goditjeve
16.6 % e fëmijëve tregojnë se kanë humbur ndjenjat pas goditjeve


ALDO BUMÇI: “Reformë, drejtësisë për të miturit”

“Ministria e Drejtësisë do t’i japë një rendësi të madhe reformës në fushën e drejtësisë për të miturit”. Me këto fjalë u shpreh ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi në tryezën e organizuar nga UNICEF për dhunën e fëmijëve. Sipas Bumçit, kjo reformë përbën një nga prioritetet kryesore të dikasterit të drejtësisë. “Nëpërmjet saj synohet të ngrihet dhe funksionojë një sistem i përshtatshëm dhe bashkëkohor drejtësie për të miturit, që do t’i sjellë realitetit shqiptar arritjen e standardeve të pranuara ndërkombëtare në këtë fushë si dhe të aspiratave të Shqipërisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian”-theksoi ministri.


JOZEFINA TOPALLI: “Abuzuesit, llogari para ligjit”

“Nëse dikush abuzon me fëmijët, do të japë llogari përpara ligjit”. Kështu pohoi dje kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Ajo shtoi se “duhet të trajtojmë dhunën ndaj fëmijëve si një krim shumë serioz që duhet të ketë pasoja serioze për ata që e kryejnë. Edhe në vendin tonë, ashtu si në të gjithë botën, dhuna ndaj fëmijëve shfaqet me forma nga më të ndryshme. Ne të gjithë duhet të anazhohemi të përdorim të gjitha energjitë dhe burimet tona në mbrojtje të fëmijëve, duke ndërtuar një Shqipëri më të mirë”,-tha Topalli


Kortezi e Shekulli
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fëmijët, viktimat më të shumtë të dhunës në botë Empty Re: Fëmijët, viktimat më të shumtë të dhunës në botë

Mesazh nga WebMaster Thu 22 Sep 2011 - 11:03

Sa poshtersi qe te besh dhune ne nje femi ska gje me te poshter ne kete bote ..Po ja qe bota eshte prishur sot ska me ligj as ska me politikane sepse vete ata perdorin dhune ...
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fëmijët, viktimat më të shumtë të dhunës në botë Empty Re: Fëmijët, viktimat më të shumtë të dhunës në botë

Mesazh nga Anakonda Tue 21 Feb 2012 - 3:11

Eshte krim te dhunosh nje krijese te pafajshme per krime qe si ka kryer.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fëmijët, viktimat më të shumtë të dhunës në botë Empty Re: Fëmijët, viktimat më të shumtë të dhunës në botë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi