Cilat janë ushqimet që nxisin eksitimin
Faqja 1 e 1
Cilat janë ushqimet që nxisin eksitimin
Cilat janë ushqimet që nxisin eksitimin
[You must be registered and logged in to see this image.]
Asgjë nuk mund të ndalojë pasionin e dy njerëzve të dashuruar. Në këtë rast nuk ka rëndësi se ku ndodhesh, sa vjeç je, je i lodhur apo jo fizikisht, je rehat në krevat apo ku ndodhesh.
Kanella
Përdoret si pluhur jo vetëm në ëmbëlsira, por gjithashtu është e këshilluar edhe në gatimin e mishit. Është elementi kryesor në recetat e Krishtlindjeve. Lëngu i saj përdoret për lehtësimin e dhimbjeve të menstruacioneve apo gjatë shtatzënisë.
Dafina
Heronjve romake i dhuronin kurora me dafina. Herën e parë që do të keni rast të vallëzoni me të dashurin tuaj, i dhuroni një kurorë me këtë bimë të shenjtë. Në gatim dafina përdoret në sasi të vogël, një ose gjysmë gjethe për shkak të shijes shumë të fortë dhe është paksa e hidhur.
Majdanozi
Përdorej nga shtrigat si një nga përbërësit e porcionit që shërbente për të fluturuar. Ai mund të përdoret në rreth 30 lloj gatimesh, si në mish, peshk, sallatë.
Hudhra
Nuk duhet të mungojë në kuzhinë. Mendohet së është një bimë e shenjtë, erotike, mjekësore, e cila iu jepej atletëve në olimpiadat në Greqi. Ka shumë cilësi kuruese, sidomos në rastet e kancerit. Substancat thelbësore të saj të përpunuara dhe destinuara për kurim shiten në kapsula, për shkak të shijes së saj. Përdorej si i vetmi afrodisiak që në kohë të lashta. Sot është provuar se substanca kimike që shkakton aromën e hudhrës ndodhet edhe në sekrecionet intime femërore.
Orizi
Është simboli i fertilitetit. Kur me pafajësinë më të madhe nuses dhe dhëndrit i hidhet oriz gjatë dasmës, shumë pak e dinë që në brendësi është pikërisht ky sekret. Disa kanë mendimin se është e pamundur që të eksitosh ndonjë njeri me një pjatë oriz, por prova më e mirë për fertilitetin që ka orizi është fakti i mbipopullsisë që ka Kina.
Patëllxhani
Mendohet se ka ardhur nga India dhe se mbërriti në Evropë kur arabët pushtuan Spanjën. Konsiderohet eksitus, sidomos kur përgatitet me përbërës të tillë si hudhër, qepë, spec dhe erëza të tjera.
Qepa
Është thelbësore për të gjitha llojet e kuzhinave, që nga më erotikja deri tek më e thata. Origjina e saj vjen nga Azia. Egjiptianët, romakët, grekët dhe arabët e kanë konsideruar afrodisiake përpara se evropianët të njihnin ekzistencën e saj.
Spinaqi
Origjina e tij është nga Persia. Spinaqi është i pasur me vitamina dhe minerale, forcon trupin dhe ankthet e dashurisë.
Fasulet
Për romakët ishin stimulante dhe lulja simbolizonte kënaqësinë seksuale. Supa me fasule simbolizonte kënaqësinë seksuale dhe u ndalua në shekullin e XVII nga kolegji i murgeshave te San Jeronimo për të ndaluar eksitimet.
Misri
Bimë e shenjtë për indianët e Amerikës. Simbolizon fertilitetin dhe bollshmërinë.
Speci
Duket se e vetmja gjë erotike që ka, është forma e tij. Por në disa rajone konsiderohet eksitus, ndërsa në disa të tjera konsiderohet si kundër afrodisiak.
Domatja
Ka origjinë nga Amerika dhe duhet të futej në kategorinë e frutave. Spanjollët e sollën domaten në Evropë si “molla peruane” dhe “molla e dashurisë”. Mishi i saj i ngjeshur i kuq dhe sensual mori shpejt shume famë, sepse besohej shumë në fuqinë e saj stimuluese.
Si mund të përcaktohet një afrodisiak?
Afrodisiak është çfarëdolloj substance apo aktivitet që ngjiz dëshirën për dashuri. Disa kanë pikënisje shkencore, por tek shumica e tyre vepron impulsi i imagjinatës. Çdo kulturë dhe secili nga ne vepron përpara tyre, por sipas mënyrës së tij. Gjatë mijëra vjetëve njerëzimi ka krijuar mundësi nga më të ndryshmet në kërkim të aromave të ndryshme, në kërkim të ngasjes së pornografisë dhe krijimit të artit erotik. Ndryshimi mes tyre varet nga gustot e gjithsecilit, ajo që është erotike për njërin mund të jetë pornografi për tjetrin. E ngrëna dhe e shijuara seksuale varen më pak nga sistemi tretës dhe seksual se sa nga truri, pasi gjithçka që na rrethon është më tepër një ëndërr, iluzion, gënjeshtër. Duke ju referuar ushqimit dhe seksualitetit, natyra posedon një minimum shumë të thjeshtë i destinuar për individin dhe specien. Imagjinata është një demon i qëndrueshëm dhe ka shumë rëndësi në botën seksuale.
Cilat janë ushqimet që nxisin eksitimin
Që kur njerëzit e parë filluan jetën, lidhja midis të ngrënës dhe seksit kanë qenë temat e qëndrueshme të të gjitha kulturave. Në një botë perfekte, mendohet se çfarëdo lloj ushqimi natyral, i freskët, tërheqës në pamje, i shijshëm dhe i këndshëm, do të thotë të njëjtat cilësi që çdokush do t’i dëshironte në një çift, do të ishte afrodisiake. Por, ashtu sikundër ka metoda për të nxitur dëshirën, njihen edhe ato që e shuajnë atë. Por ka edhe substanca të cilat konsiderohen fatale për dëshirat, valeriani në doza të vogla mund të jetë stimulant, birra e bashkuar me verën në sasi të vogla përdorej në të kaluarën si eksitues, por në doza të mëdha ato do të bezdisnin dhe dashuria nuk do të kishte jetë. Po kështu banjat me ujë të ftohtë nuk janë të këshillueshme, sepse nuk mund të ndihmojnë për të zgjuar dëshirat. Uthulla ka cilësi shumë të mira mjekësore, por ajo mund të shkaktojë të vjella, impotence temporale mbasi ftoh gjakun.
Dashuria, afrodisiaku numër 1
I vetmi afrodisiak i vërtetë dhe i pagabueshëm është dashuria. Asgjë nuk mund të ndalojë pasionin e dy njerëzve të dashuruar. Në këtë rast nuk ka rëndësi se ku ndodhesh, sa vjeç je, je i lodhur apo jo fizikisht, je rehat në krevat apo ku ndodhesh. Afrodisiaku i dytë është variacioni. Variacioni rinovon zjarrin e dashurisë. Kjo shpjegon poligaminë si dhe mungesën e besnikërisë. Por për të ndezur dëshirën në një çift ku ekziston dashuria ka vend edhe imagjinata.
Një gjë e tillë mund të ndiqet edhe gjatë gatimit. Çdo gjë që gatuhet për një të dashur është sensuale, por është akoma më shumë në se të dy marrin pjesë në gatim, duke shfrytëzuar rastin që së bashku me qërimin e lëkurës së qepës, të fillojnë të zhvishen edhe ata. Kontrasti dhe surpriza janë erotike, një vajzë e veshur me pantallona të shkurtra dhe e hipur në një motoçikletë mund të duket eksituese, ndërkohë që një burrë në një situatë të tillë mund të duket qesharak.

kasperi- Legjendë
- Vendbanimi : Prishtine
Postime : 19666
Gjinia :
Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi : trokitja ne dritare
Similar topics
» Cilat jane ato 3 gjera pa te cilat s'dilni dot nga shtepia???
» Kush janë ushqimet e mira për shëndetin?
» Cilat janë 12 kushtet e BE-së për Shqipërinë
» A e dini se cilat janë 50 çuditë shqiptare
» Ja cilat jane zakonet me te keqia te meshkujve ...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi