Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush janë ushqimet e mira për shëndetin? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush janë ushqimet e mira për shëndetin? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush janë ushqimet e mira për shëndetin?

2 posters

Shko poshtë

Kush janë ushqimet e mira për shëndetin? Empty Kush janë ushqimet e mira për shëndetin?

Mesazh nga Lolita Fri 29 Apr 2011 - 9:25

Mënyra e ushqyerjes konsiderohet si një nga shkaqet e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, diabetit, disa formave tumorale, sëmundje këto që vitet e fundit po përhapen në mënyrë mjaft shqetësuese. Organizata Botërore e Shëndetësisë në udhëzimet e veta, nënvizon rolin e një ushqyerjeje të ekuilibruar për të qenë të shëndetshëm dhe për të parandaluar apo dhe trajtuar mjaft sëmundje.
Në vendin tonë vitet e fundit sëmundje si: diabeti, sëmundjet e aparatit kardiovaskular, apo dhe kanceri, po përhapen mjaft dhe për specialistët mendohet se një ndër shkaqet kryesore është një dietë jo e përshtatshme. Sot në përdorim një dietë jo të përshtatshme me nevojat e organizmit. Dieta përmban shumë yndyrna, sheqer, kripë dhe është e varfër me fibra, minerale dhe vitamina. Ushqimet janë të përpunuara deri në atë pikë që nuk ngjajnë aspak me ushqimin natyralë. Për dr.Shefqet Deliallisi, i cili është i pari që studion në librin e tij “Ushqyerja dhe shëndeti. Shkenca e ushqyerjes”, duhet ditur se bazën e një ushqyerjeje të shëndetshme e përbën sasia e moderuar dhe larmia e ushqimeve. Me fjalë të thjeshta: shmangni sasitë e tepërta ose të pakta të çdo ushqimi. Nuk ekziston asnjë ushqim që i vetëm të sigurojë mjaftueshëm të gjitha elementët e domosdoshëm, për të garantuar shëndet. Prandaj është e nevojshme që Dieta të përmbajë larmi ushqimesh, por kjo duhet bërë duke seleksionuar dhe njohur ushqimet e shëndetshme. Në librin e tij ai këshillon një dietë të ekuilibruar, që do të thotë merrni elementët ushqimor të rëndësishëm, që sigurojnë energjinë e nevojshme për organizmin, në përputhje me nevojat e gjithsecilit. Ekzistojnë disa udhëzues që sugjerojnë dhe arrijnë të plotësojnë një mënyrë ushqyerje të shëndetshme. Më i njohuri është ajo që njihet si Dieta mesdhetare, që në bazë të saj ka ushqimet me origjinë bimore si: buka, makaronat, frutat, zarzavatet, vaji i ullirit dhe konsumimi i moderuar i ushqimeve me origjinë shtazore. Për ti vënë në praktikë rekomandimet rreth sasisë së elementeve ushqimorë që duhen konsumuar çdo ditë përdoren tabela, të cilat përcaktojnë sasinë e energjisë dhe përmbajtjen në proteina, yndyrna, karbohidrate, për secilin ushqim. Ekziston ajo që njihet si piramida ushqimore, e cila i ndan ushqimet në 7 grupe, ku në grupin e parë futen: mishi, peshku dhe veza. Këto ushqime përmbajnë 18-20 % të proteinave. Në grupin e dytë renditen: qumështi dhe derivatet e tij, që janë burim i mirë proteinash të cilësisë së lartë, por dhe burime të kalciumit, fosforit, vitaminave A, B dhe D. Në grupin e tretë janë: drithërat, patatja dhe orizi, të pasura me vitamina dhe proteina. Më pas renditen legumet si fasulet, bizelet, bathët, thjerrëzat, të cilat përmbajnë vitamina, kripëra minerale dhe sasi yndyrnash “të mira”. Në vend të pestë renditen” yndyrnat që përdoren për gatim. Këto ndihmojnë për prodhimin e energjisë dhe sigurojnë acidet yndyrore esenciale. Në dy grupet e fundit janë zarzavatet dhe frutat, të cilat janë burim vitaminash, kripërash minerale dhe fibrave ushqimore.
Lolita
Lolita
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 4479
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush janë ushqimet e mira për shëndetin? Empty Re: Kush janë ushqimet e mira për shëndetin?

Mesazh nga Lolita Fri 29 Apr 2011 - 9:25

Dieta që mbron shëndetin

Ruajtja e një balance mes karbohidrateve, yndyrnave, proteinave, vitaminave kripërave minerale garanton një ushqyerje të shëndetshme. Kjo duhet bërë sipas një skeme të përcaktuar ose siç quhet një piramidë ushqimore e shëndetshme. Kështu karbohidratet që shpesh nënvlerësohen ndikojnë në peshën trupore, nivelin e sheqerit në gjak dhe luajnë rol të rëndësishëm në shfaqjen e obezitetit, diabetit dhe të sëmundjeve të zemrës. Ndërkohë, për sa i përket yndyrnave rekomandohet që të mos abuzohet me to. Ato konsiderohen si “armik” i zemrës dhe si një nga shkaqet kryesore që çojnë në obezitet, diabet tip 2, kancer të gjirit dhe të zorrës së trashë. Përdorimi i tepërt çon në rritje të nivelit të kolesterolit në gjak. Por duhet ditur se jo të gjitha yndyrnat janë të Dëmshme, yndyrnat e pangopura, mbrojnë organizmin nga sëmundjet e zemrës. Proteinat, janë mjaft të rëndësishme, sepse marrin pjesë në formimin e antitrupave, duke forcuar sistemin imunitar, janë burim energjie dhe ndikojnë në mjaft funksione jetësore të organizmit të njeriut. Tashmë rolit të vitaminave, shkenca ka kohë që i ka atribuuar edhe parandalimin dhe mjekimin e mjaft sëmundjeve kronike, por dhe të kancerit apo sëmundjeve të zemrës. Nuk ka asnjë ushqim ideal që i përmban dhe të jetë burim i të gjitha vitaminave. Por sasia e domosdoshme e vitaminave mund të sigurohet nga çdo dietë e zakonshme e ekuilibruar, e shumëllojshme.
Lolita
Lolita
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 4479
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush janë ushqimet e mira për shëndetin? Empty Re: Kush janë ushqimet e mira për shëndetin?

Mesazh nga Anakonda Fri 19 Oct 2012 - 16:42

Nuk dini çfarë te bëni për t’u dobësuar? Keni shume oreks dhe nuk e ndaloni dot? Ja cilat janë ushqimet qe iu ndihmojnë.

Molla

Përveçse një ushqim magjik, molla ndihmon edhe për largimin e oreksit.
Ajo është antioksiduese si dhe ul përthithjen e kolesterolit dhe te
lipoideve ne zorre.

E bardha e vezës
Një arme thelbësore për dietat hiperproteinike, e bardha e vezës përmban proteina dhe përbërës te cilët duan kohe te treten.

Bajamet

Edhe bajamet largojnë oreksin por gjithsesi mos abuzoni me to. Duke qene
se janë te pasura me proteina mjafton një kokërr për te “qetësuar”
urine.

Një gote e madhe me ujë

Tashme është e sigurt dhe vete mund ta keni vene re se po pite shume ujë iu ikën oreksi. Kjo për vete faktin se stomaku mbushet.
Krundet e tërshërës

Krundet e tërshërës ndërpresin menjëherë oreksin. Ato janë te pasura me
fibra dhe ndihmojnë transitin e ushqimit. Mire është te përdoren neper
sallata, kose apo neper drithëra.

Ananasi

Përveçse hipokalorik, ananasi ndihmon edhe për heqjen e oreksit. Ai
përmban bromelene, një enzime kjo qe ndihmon përthithjen e yndyrnave.

Feta proshute

Ne vend qe te hani ndonjë ëmbëlsire apo djathë me shume kalori,
konsumoni ndonjë fete proshute. Ato përmbajnë proteina dhe ndërpresin
urine. Te shkëlqyera për ne mbrëmje.

Djathi i bardhe

Djathi i bardhe është i shkëlqyer për shëndetin. I pasur me proteina dhe
kalcium ai forcon kockat dhe muskujt. Mjaft i mire për t’u konsumuar
kur iu merr shume uria.

Dritherat
Një tas me drithëra nuk është vakti me më pak kalori. Megjithatë nëse zgjidhen drithërat e duhura mund te largojnë oreksin.

Peshku i bardhe

Duhet konsumuar 2 deri 3 here ne jave sepse përmban antioksidues e proteina qe i bëjnë mire trupit dhe iu mban ne forme.

Grejpfruti

Ai përmban pektine e cila ne kontakt me ujin fryhet dhe ndërpret urine.

Selinoja
Super diuretike, ndihmon rrugët e frymëmarrjes dhe ndërpret urine e madhe.

Domatet, kastravecët, kopra

Ato fryjnë barkun dhe japin ndjesinë e ngopjes.

Thjerrëzat

Te pasura me hekur, fosfor dhe fibra,
thjerrëzat japin ndjesinë e ngopjes përgjatë gjithë ditës.

Patatet

Te pasura me fibra dhe sheqerna te lehta ato mezi treten kështu qe uria nuk te merr për disa ore.

Çaji jeshil

Ai është antioksidues dhe diuretik. Shume i mire nëse doni te mbani ndonjë diete dhe te mos hani shume.

Frutat e thata

Nëse keni një dëshirë te papërmbajtshme për te ngrënë ndonjë bonbone
shkëmbejini ato me fruta te thata. Me i mire është rrushi i thate. (marre nga Be)
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush janë ushqimet e mira për shëndetin? Empty Re: Kush janë ushqimet e mira për shëndetin?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi