Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrëfimi për “testet e virgjërisë” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrëfimi për “testet e virgjërisë” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrëfimi për “testet e virgjërisë”

2 posters

Shko poshtë

Rrëfimi për “testet e virgjërisë” Empty Rrëfimi për “testet e virgjërisë”

Mesazh nga Docteur Sun 19 Jun 2011 - 2:24

Ushtria egjiptiane u lavdërua për rolin e saj ndihmës për një revolucion paqësor në vend tre muaj më parë. Por, tani ata akuzohen se i kanë poshtëruar femrat e reja, duke i detyruar t’iu nënshtrohen “testeve të virgjërisë”, në atë që duket të ketë qenë përpjekje për të komanduar popullsinë.
19 qershor 2011
Një egjiptiane i ka rrëfyer tregimin e saj revistës “Der Spiegel”. Para se ajo të përshkruajë se si ushtarët në uniformë e kanë goditur dhe e kanë shkelmuar atë dhe shumë femra të tjera të reja, duke i detyruar të zhvishen, të shtrihen në shpinë në sytë e ushtarëve të pakëndshëm dhe të hapin këmbët që një mantelbardhë të mund t’ua testonte virgjërinë – floktarja ndez një cigare dhe e thith tymin thellë në mushkëritë e saj.

Salwa Husseini Gouda është një femër e imët, me buzë të buta e të lakuara dhe sy eliptikë. Njëzetvjeçarja duket e lodhur këtë mbrëmje, e veshur me rroba moderne dhe e mbuluar me një shami myslimane. Ajo tymos një cigare pas tjetrës. Ajri është i rëndë, me një nxehtësi mesatare, dhe kryeqyteti egjiptian është i pluhurosur dhe i zëshëm, si gjithmonë.

Trajtim tronditës e poshtërues

“Nuk e di pse më arrestuan mua, nga të gjithë aty, në sheshin Tahrir”, thotë ajo. “Po rrija përballë një tanku në atë moment, mbase kjo është arsyeja”. Ajo mundohet të qeshë pak. “Nejse, njerëzit duhet të ruhen nga unë” – thotë ajo – “unë jam kriminele e rrezikshme!”.

Sipas dëshmitarëve okularë, disa meshkuj ia mësynë sheshit Tahrir, qendër e revolucionit egjiptian, në pasditen e 9 marsit, dhe sulmuan demonstruesit në dukje kot.

Ata nuk ishin në uniforma. “Dukeshin si banditë”, thotë Husseini Gouda. “Ata më quajtën kurvë dhe më goditën në fytyrë”. Ajo thotë se ishte tronditur kur ata e kishin tërhequr atë dhe nja 20 femra tjera drejt Muzeut Egjiptian dhe i kishin dorëzuar te ushtria. “Nuk mund të besoja se ushtria jonë ishte prapa këtij sulmi”, vazhdon Gouda. “Më pas, ata na dërguan në një burg ushtarak, dhe prej atij momenti, gjërat vetëm përkeqësoheshin”, rrëfen egjiptiania.

Kur Salwa Husseini Gouda arriti në burgun ushtarak më 9 mars, atë e çuan në një dhomë të vogël bashkë me dy femra tjera. Atje i detyruan të zhvishen cullak dhe ua kontrolluan rrobat. Më pas, ato vërejtën një ushtar duke shikuar përmes një dritareje të hapur e duke i fotografuar ato lakuriq.

“Kisha frikë se ata do të përdornin fotografitë për të na bërë të dukeshim sikur prostituta”, thotë Husseini Gouda. Atë natë, femrat u mbyllën në një qeli – atyre iu dhanë vetëm ujë dhe bukë të cilëve u vinte era vajguri. Ditën e ardhshme, ato panë një shtrat në korridorin pranë qelisë së tyre. Këtu, u tha një oficer, një mjek do t’i inspektojë femrat e pamartuara për të verifikuar nëse janë të virgjra apo jo. “Nuk mund ta besonim këtë”, thotë Husseini Gouda.

“Ne kërkuam nëse këtë procedurë mund ta bënte një mjeke të paktën, por ai na tha jo. Një vajzë e cila rezistoi u qëllua me elektroshok”.

Disa organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut janë duke i hetuar ngjarjet që kanë ndodhur në burgun ushtarak në Heikstep, në verilindje të qytetit të Kajros, ndërmjet 9 dhe 13 marsit.

“Amnesty International” u ka bërë thirrje autoriteteve në Republikën Arabe të Egjiptit që të ndërpresin “trajtimin tronditës dhe degradues të protestueseve”. Parlamenti Evropian i ka dënuar “testet e dhunshme të virgjërisë” si torturë ndaj femrave egjiptiane.


Mesazhi për popullin

Testet e virgjërisë, thotë psikiatria Mona Hamed, janë menduar si mesazh për popullin, sepse ushtria e Egjiptit dëshiron që të kontrollojë lirinë e lëvizjes së qytetarëve të vendit. Nëse një femër në një demonstratë do të rrihej apo arrestohej, thotë Hamed, familja e saj mbase do të mund ta pranonte atë – por jo akuzën se e bija e tyre është prostitutë. “Ky është një poshtërim i paimagjinueshëm për femrën dhe për familjen e saj”, shpjegon ajo.

Husseini Gouda nuk i rezistoi testit. Mantelbardhi zgjati duart drejt mesit të këmbëve të saj, dhe procedura nuk zgjati shumë. Ai e lejoi atë të mbulojë veten me një çarçaf, për t’u maskuar nga sytë e ushtarëve kureshtarë në korridor.

“Ishte diç tmerrësisht poshtëruese”, thotë Husseini Gouda. Pas procedurës, vazhdon ajo, të gjitha femrat duhej të firmosnin një formë që dëshmonte nëse ato ishin apo nuk ishin të virgjra. Por, pasi mjeku konfirmoi se himeni i saj ishte i paprekur, ushtarët e konfrontuan atë me akuza të reja, thotë ajo.

Dy ditë më vonë, Husseini Gouda u dënua nga një gjykatë ushtarake me një vit burgim me kusht për gjoja posedim të një arme, dëmtim të pronës dhe mospërfillje të orës policore.

Të martën e kaluar, pothuajse tre muaj pasi Husseini Gouda dhe të tjerat u arrestuan, një gjeneral ushtarak më në fund u prononcua. “Vajzat që u arrestuan nuk ishin si e bija juaj apo e imja”, ka thënë gjenerali.

“Ato ishin vajza që shoqëroheshin në tenda me protestues të gjinisë mashkullore në sheshin Tahrir, dhe ne kemi gjetur në tenda koktej molotovi dhe droga”, ka shtuar ai.

Testet e virgjërisë, sipas tij, janë kryer në mënyrë që femrat të mos mund të pretendonin më pas se ishin keqtrajtuar apo dhunuar në burg: “Ne deshëm të dëshmonim se ato nuk ishin të virgjra në radhë të parë”, ka thënë ushtaraku egjiptian.

Organizata joqeveritare “Amnesty International” e ka quajtur këtë reagim të gjeneralit si “justifikim plotësisht pervers të një forme degraduese të abuzimit”, dhe u ka bërë thirrje autoriteteve egjiptiane t’i gjykojnë personat përgjegjës. Përgjigjja e ushtrisë nuk u vonua shumë: Pretendimet e femrave, ka thënë një zëdhënës, janë të pabazuara. (Der Spiegel) (zëri)
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfimi për “testet e virgjërisë” Empty Re: Rrëfimi për “testet e virgjërisë”

Mesazh nga Docteur Sun 19 Jun 2011 - 2:27

nc nc nc nc qa bote akoma njerzit kane probleme me rrobat dhe mentalitetitn e tyre kurse dikusha i heq rrobat prej qejfi nuk i bi ne te kesaj bote
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfimi për “testet e virgjërisë” Empty Re: Rrëfimi për “testet e virgjërisë”

Mesazh nga Anakonda Wed 4 Apr 2012 - 18:31

ca njerezish ka kjo bot,na mbyten budallenjte
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrëfimi për “testet e virgjërisë” Empty Re: Rrëfimi për “testet e virgjërisë”

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi