Rikthimi i virgjërisë, a ia vlen?
5 posters
Faqja 1 e 1
Rikthimi i virgjërisë, a ia vlen?
Të vendosura nën presionin e mendimeve konservatore që janë shpesh aktuale në shumë zona të vendit tonë, shumë vajza i drejtohen kirurgjisë për të rikthyer virgjërinë e tyre, nëpërmjet një ndërhyrje që quhet himenorafi.
Gjinekologu Erlin Kurti, duke folur për fenomentin, shpjegoi në emisionin e “Pasdites” se: “Ekzistojnë kërkesa. Numri ka ardhur në rënie, por gjithsesi ekzistojnë. Këto femra kërkojnë një rikonstruksion të himenit, që quhet ndryshe himenorafi. Është një element që tashmë i ka kaluar koha plotësisht”.
Duke u ndalur tek rethanat sociale që përkrahin një ndërhyrje të tillë, Kurti shtoi se: “Gjithçka lidhet me psikologjinë e meshkujve me të cilën këto vajza kanë raporte. Duke e ditur këtë psikologji, këto vajza i paraprijnë çdo situate duke bërë këtë ndërhyrje që nuk ka efekt fizik, por vetëm psikologjik. Natyrisht që nuk është zgjidhje. Himenorafia, për vetë strukturën shumë elastike dhe të dobët që ka himeni, është një strukturë që nuk qëndorn për shumë kohë dhe e ribërë, ajo nuk zgjat më shumë se 10 ditë. Shumica e vajzave që drejtohen për këto ndërhyrje janë rreth moshës së martesës. Për ato që vijnë nga zonat rurale mosha është pak më e re, 20-24 vjeç, ndërsa në rastet e qytetit rreth 25-30 vjeç”.
Duke shpjeguar me hollësi ndërhyrjen, Kurti shpjegoi: “Siç e thashë, është një ndërhyrje vetëm me efekt psikologjik, pasi efektet e deflorimit të parë nuk mund të zhduken. Është e qartë që ribërja e himenës nuk të bën të virgjër. Operacioni në vetvete është një ndërhyrje mikrokirurgjikale tepër e thjeshtë, por pa dobi. Duhet patur parasysh që për vetë strukturën e himenit, shumë vajza e humbin atë pa e ditur fare. Mjafton një vrapim, një kërcim ose një e ngarë e biçikletës, që ai të pësojë dëmtime dhe kjo ndodh shumë më shpesh nga sa mendohet”.
Top Chanel

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Rikthimi i virgjërisë, a ia vlen?
sja vlen,qa humbet mos u gjete,kot e kthen vetem veten e ke mashtruar
kasperi- Legjendë
- Vendbanimi : Prishtine
Postime : 19666
Gjinia :
Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi : trokitja ne dritare
Re: Rikthimi i virgjërisë, a ia vlen?
po gjak a del heren e dyte ..
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Rikthimi i virgjërisë, a ia vlen?
dajti modh shkruajti:po gjak a del heren e dyte ..
dajti mund te mos dele gjak as heren e pare,kur himeni eshte elastik,nejse i ri je i meson keto gjera me kohe
kasperi- Legjendë
- Vendbanimi : Prishtine
Postime : 19666
Gjinia :
Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi : trokitja ne dritare
Re: Rikthimi i virgjërisë, a ia vlen?
Populli ka thene: -Buka e thyer nuk ngjitet me.
Ashtu eshte edha puna e virgjerise, gje qe jo pak njerez e lidhin ngushte
me ceshtjen e moralit personal.
Ndaj ne kete rast nese nje femer arrin te rifitoje serish virgjerine e humbur,
me ndihmen e nje nderhyrjeje kirurgjikale, thjesht per faktin per te thene
dhe per te vertetuar se ende eshte e virgjer, morali i humbur mundet te
rifitohet ashtu sikurse virgjeria...
Ndaj per mendimin tim, eshte thjesht nje mashtrim qe femra i ben vetes dhe
partnerit pa me te voglin problem.

Eu edhe keto tema i nxjerrni.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Miti i virgjërisë po zhduket pak nga pak në Shqipëri
» Beckham: Rikthimi në Old Trafford do të jetë emocional
» Egjipt, ndalohet testimi i detyruar i virgjërisë
» Rrëfimi për “testet e virgjërisë”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi