Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gruaja, pese vendet ku ajo jeton ferrin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gruaja, pese vendet ku ajo jeton ferrin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gruaja, pese vendet ku ajo jeton ferrin

2 posters

Shko poshtë

Gruaja, pese vendet ku ajo jeton ferrin Empty Gruaja, pese vendet ku ajo jeton ferrin

Mesazh nga Elineta Tue 21 Jun 2011 - 22:49

Bota nuk ka qenë kurrë një vend i lehtë për gratë e me gjithë përmirësimet që i janë bërë statusit të tyre, ka ende shumë vende në planet, ku të jesh grua është një mallkim.

Afganistani renditet në krye të listës së vendeve ku të jesh grua është mallkim. Në këtë vend, një grua përballet me situata dhune dhe frike brenda dhe jashtë familjes, madje edhe nëse ke një post publik, je absolutisht e pambrojtur ndaj dhunës dhe vrasjes. Gruaja në këtë vend, kur është në situatat më të brishta shëndetësore, si në rastin e barrës, apo pas lindjes, nuk ka asnjë lloj mbështetjeje nga shteti dhe mbi të gjitha ajo është e dënuar me varfëri të përjetshme dhe të thellë. Të lindësh dhe të jetosh si grua në Afganistan është një nga vuajtjet më të mëdha që mund të përjetojë një qenie njerëzore. Ky është të paktën konkluzioni i një sondazhi të fundit të publikuar dje, i bërë në rang global.

Republika Demokratike e Kongos, Pakistani, India dhe Somalia e pasojnë Afganistanin në këtë listë “të zezë”. Shfaqja e Indisë në majat e listës, një vendi që po përjeton bum të vërtetë ekonomik dhe zhvillim në të gjitha fushat e jetës është e papritur dhe një surprizë e vërtetë. Është një renditje shumë e rrezikshme dhe që e prish shumë reputacionin e vendit, veçanërisht për sa i përket numrit të madh të prostitutave dhe femrave të trafikuara. Ndërsa vendet e tjera kanë qenë më pak të befasuara që e kanë gjetur veten në këtë listë. E informuar për pozicionin që zuri në këtë listë vendi i saj, Somalia, ministrja e Grave deklaroi se, në fakt, mendonte se renditja do të kishte qenë edhe më e keqe. Madje ajo priste vendin e parë. Ky është një sondazh i kryer nga fondacioni “Thomson Reuters”, i cili promovon edhe lançimin e një uebsajti të ri brenda tij “Trust Law Women”, qëllimi i të cilit është dhënia e këshillave legale falas për gratë dhe grupe grash në të gjithë botën.

Shkalla e lartë e vdekshmërive foshnjore, aksesi shumë i kufizuar në ndihmën mjekësore, mungesa e plotë e të drejtave ekonomike e bëjnë Afganistanin një vend të frikshëm për gratë, të cilat janë nën kërcënim të vazhdueshëm. Në këtë vend, gratë që guxojnë të flasin apo të marrin role publike që sfidojnë realitetin dhe stereotipat e fesë dhe të zakoneve janë vazhdimisht të kërcënuara ose jo rrallë, edhe të vrara. Shkalla jashtëzakonisht e lartë e dhunës seksuale e në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, një zonë ku ligji nuk funksionon, bën që ky vend të jetë në vendin e dytë në listë. Një studim i fundit amerikan thotë se 400 mijë gra përdhunohen çdo vit në këtë vend. Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar Kongon si “kryeqyteti botëror i përdhunimeve”. Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se ushtarët dhe grupet e ndryshme të milicëve kanë shndërruar në objekt të sulmeve të tyre të përdhunimeve të gjitha moshat e femrave, duke filluar nga foshnjat e deri te plakat.

Pakistani renditet i treti në bazë të praktikave kulturore, fisnore dhe fetare, që ushtrohen ndaj grave dhe që i dëmtojnë ato jashtë mase. Këto praktika përfshijnë sulmet me acid ndaj tyre, martesat e femrave të rritura të detyruara me burra shpeshherë pleq e të moshuar, të cilët i keqtrajtojnë dhe i përdorin si skllave seksi, si dhe të gjitha llojet makabre të dënimeve morale, psikologjike, fizike e seksuale. Pakistani ka numrin më të madh të të ashtuquajturave “vrasje nderi”, pra kur një burrë vret një grua për çështje “nderi”. Sipas një komisioni të posaçëm që merret me të drejtat e njeriut në Pakistan, 1000 gra dhe vajza vriten çdo vit për këtë shkak në këtë vend. India është vendi i katërt më i rrezikshëm në botë. Sipas vlerësimeve të vitit 2009, 90% e trafikimit të grave ndodh brenda vendit dhe në Indi numërohen më shumë se 3 milionë prostituta, ndër të cilat 40% janë të mitura. Martesa e detyruar, puna në moshë të njomë, trafikimi janë të gjitha rreziqe dhe realitete me të cilat përballen gratë indiane. Gjatë shekullit të kaluar, rreth 50 milionë gra dhe vajza kanë rezultuar të zhdukura. Qëndrimi i prindërve ndaj fetuseve femra është me të vërtetë i rëndë.

Një numër i madh shtatzënish përfundojnë, kur merret vesh se fetusi është femër. Somalia është një tjetër vend i rëndë për gratë sepse vetë shteti është në një situatë shpërbërjeje të vazhdueshme. Edhe këtu, nivelet e vdekshmërisë foshnjore dhe mëmësore janë shumë të larta, siç janë të larta edhe rastet e përdhunimeve dhe pamundësisë për t’u shkolluar dhe për të pasur kujdes shëndetësor. Për një grua, gjëja më e rrezikshme që mund të bëjë është që të mbetet shtatzënë. Kur një grua mbetet shtatzënë, shanset për të jetuar janë 50 me 50, sepse në këtë vend nuk ka asnjë lloj kujdesi shëndetësor. Nuk ka spitale, nuk ka maternitete, nuk ka mjekë, nuk ka asgjë. Shtroji kësaj përdhunimet që ndodhin përditë, rregullisht. Shtoji urinë dhe thatësirën dhe imagjinoni që jeta për gratë në këtë vend është thjesht një shaka e keqe dhe shumë e shkurtër. Rreziqet e ashtuquajtura dytësorë, si mungesa e arsimit, janë në fakt po aq problematike sa edhe rreziqet parësore. Në Afganistan, për shembull, gratë kanë shanset më të larta për të vdekur gjatë momenteve të sjelljes në jetë të fëmijëve.

Në pesë vendet që kryesojnë këtë listë, grave u është mohuar çdo e drejtë ekzistence dinjitoze dhe kjo ndodh brez pas brezi, edhe sot e gjithë ditën dhe në mënyrë të vazhdueshme dhe përditë e më keq. Të mbështesësh gruan, të kujdesesh për të, ta fuqizosh dhe t’i japësh vendin që meriton në shoqëri dhe familje, do të thotë që të zhdukësh rrënjët e varfërisë. Në botën e zhvilluar, kur një grua punon, fëmijët e saj ushqehen më mirë dhe shkollohen më mirë për shkak se gratë, paratë e tyre i shpenzojnë për familjen./Shqiperia

Elineta
Elineta
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 14
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 21/06/2011
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gruaja, pese vendet ku ajo jeton ferrin Empty Re: Gruaja, pese vendet ku ajo jeton ferrin

Mesazh nga Anakonda Sun 26 Feb 2012 - 7:07

Vete jeta e nje gruaje eshte shnderruar ne nje ferr.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi