Çfarë duhet të dijë mashkulli para ardhjes së foshnjes
3 posters
Faqja 1 e 1
Çfarë duhet të dijë mashkulli para ardhjes së foshnjes
Pa marrë parasysh se sa herë keni lexuar libra apo artikuj që gruaja juaj u fut ndër hundë, në fakt askush nuk mund të thotë se si ndihen burrat pasi që vjen fëmija- përveç baballarëve të cilët i kanë kaluar tërë këto. Ja se çfarë thonë ata...
Shikoni "aty poshtë" në maternitet
Le të jemi të sinqertë - ardhja e një jete të re në botë, është e pabesueshme, por një pjesë e madhe e kësaj ngjarjeje të pabesueshme është e përgjakshme dhe kaotike. Mamitë në maternitet, mund të ju ftojnë që të shikoni atje poshtë, por nëqoftëse ju mendoni se nuk mundeni, jeni të lirë për të thënë jo.
Blejini dhuratë
Burrat janë mbështetje e madhe për gratë pas lindjes, por më shumë ose më pak për të qëndruar aty dhe për tu bërë “tifoz”. Në mënyrë që të mos ndjeheni si një “surfer” në valët e njerëzve të tjerë, shpërbleni të dashurën për përpjekjen e shquar. Blejini ndonjë gjë që e ka dëshiruar gjithmonë.
Bëhuni mjeshtër i pelenave
Pa marrë parasysh se sa jeni të mirë në punët e shtëpisë, në ndërrimin e foshnjes, prapëseprapë e keni të vështirë ta zgjidhni Rubikonin në pesë poteza. Por mundohuni të bëheni mjeshtër sa më parë. Do të habiteni kur të shihni se sa shpejt dhe sa efikas jeni në këtë punë. Prandaj investoni në këtë. Mbani në mend: me prova deri te përsosmëria.
Keni kujdes në depresionin postnatal
Sikurse shumica e grave, edhe e dashura juaj do të kalojë përmes rrënieve emocionale, të papritura dhe të paspjegueshme të paslindjes. Në disa raste ato janë kalimtare dhe pa rëndësi. Por në raste serioze, mund të zgjasin me javë të tëra apo të shpiejnë edhe në fatalitet. Sido që të jetë, depresioni postnatal është një gjë serioze dhe nëse e konsideroni që është e nevojshme, vizitoni mjekun sa më pare së bashku me gruan tuaj.
Mësohuni me jashtëqitjet dhe temave rreth saj
Pa marrë parasysh se sa tolerantë jeni për të gjitha llojet e gjërave të neveritshme, asgjë nuk mund të ju përgatisë për sasinë e tregimebve për jashtëqitjen, kur njeriu juaj i vogël vjen në jetën tuaj. Jo vetëm që do ta pastroni atë (nga tepihët, rrobet, qarqafët, apo kolltuqet) por do të ju duhet të vlerësoni ngjyrën, aromën, fortësinë apo teksturën e saj. Bëhuni mashkull i vërtetë dhe fortësoni vetveten.
Pregatituni për sasitë e mëdha të prodhimeve të fëmijëve
Mirësevini në periudhën më të bujshme të jetës suaj. Ulëse makinash, krevatë të vegjël, rrobe me tonelata, vende të posaçme për ushqim, janë vetëm disa nga prodhimet… Bleni në kohë, një dollap të veçantë për sasitë e pabesueshme të rrobeve të foshnjes.
Atësia = Seksi
Gratë e lira dhe ndonjëherë edhe ato të zëna, i adhurojnë meshkujt të cilët i pranojnë përgjegjësitë. Në fakt, shumë pak femra mund ti rezistojnë mashkullit i cili shtyen një karrocë. Në qoftë se edhe nuk shkëmbejnë ndonjë fjalë me ju, do të ju hedhin një buzëqeshje juve dhe foshnjes. Në çdo rast, babai i ri është një tërheqje e vërtetë për gratë, dhe vëmendja që ai do të merr, është një ilaç i vërtetë për mungesën e gjumit dhe lodhjes./bebaime/

Re: Çfarë duhet të dijë mashkulli para ardhjes së foshnjes
kjo e fundit ishte e forte Atësia = Seksi hahahahaha e vertete me hoqi gruaja te drejten me dale me gocen me karroce hahahaha
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Re: Çfarë duhet të dijë mashkulli para ardhjes së foshnjes
Shpresoj qe ti lexojne dhe ti mbajne mend mire.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Çfarë duhet të dini para martesës?
» Para Apo Dije ??
» Çfarë duhet që të përjetosh intimitet të vërtetë me dikë? Çfarë është dashuria? Çfarë është intimiteti?
» 25 fjalët që duhet të dijë një fëmijë 2-vjeçar
» Fëmija 2 vjeç, ja 25 fjalët që duhet të dijë patjetër

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi