Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë duhet të dini para martesës? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë duhet të dini para martesës? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë duhet të dini para martesës?

2 posters

Shko poshtë

Çfarë duhet të dini para martesës? Empty Çfarë duhet të dini para martesës?

Mesazh nga Emona Sat 14 Apr 2012 - 7:57

Çfarë duhet të dini para martesës? 55shne2Në fakt ato janë për disa njerëz të pakëndshme dhe intime, por janë esenciale për të ardhmen e lidhjes romantike të dy njerëzve. Testin e kanë përpiluar avokatët e një firme të njohur londineze “Bross Benett”, e cila është e specializuar në procedura gjyqësore për ndarje. Veset, dashuritë e paharruara, financat e përbashkëta dhe ndarja e punëve të shtëpisë janë çështje për të cilat duhet të diskutoni para martesës. Njëra prej gjërave esenciale për të cilat çiftet e mundshme duhet të qartësohen se kush do të marrë mbi vete pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë. Kjo temë kërkon edhe sqarim rreth ndarjes së punëve, por edhe përgjegjësive të lidhura me tërë amvisërinë. Hapi tjetër është edhe mendimi lidhur me ekzistimin e dashurive të shkuara dhe ndjenjat e mbetura nga ndonjë lidhje paraprake. “Asnjë punëdhënës nuk do ta punësonte dikë që nuk i plotëson karakteristikat e kërkuara për punë, pra kështu do të duhej të mendonin edhe njerëzit lidhur me karakteristikat e duhura të partnerit martesor. Sa më shumë në mënyrë operative ta shikoni martesën tuaj, aq më mirë do të kaloni. Edhe pse kjo gjë duket tejet jo romantike, është e vërtetë. Është shumë e rëndësishme, sepse kjo është mënyra e vetme për të parandaluar ndarjet gjithnjë e më të shpeshta”, thotë Ruth Bros, partnere në kompaninë “Bross Benett”.



PYETJET



1. A e dini sa patundshmëri posedon partneri juaj? A dëshironi që me hyrje në martesë të ndani edhe pasurinë tuaj? A keni qëndrime të njëjta kur është në pyetje kursimi?



2. Çfarë raporte ka partneri juaj me familjen? Sa është e madhe familja e tij dhe çfarë raporte kanë? A janë prindërit e tij posesivë?



3. A dëshiron të ketë fëmijë partneri juaj? Sa është fetar ai?



4. A ju interesojnë gjërat e njëjta? A është ndonjëri prej juve person që pëlqen të vë baste, apo të blejë gjëra të tepërta?



5. A i njihni ambiciet reciproke në karrierat e njëri tjetrit? A do të vazhdoni të punoni të dytë pasi të keni fëmijë?



6. A ka partneri juaj dashuri të vjetra të paharruara? A ka qenë në një lidhje dashurie me dikë që shoqërohet tani? Për çfarë arsye ka ndërprerë lidhjet e mëparshme të dashurisë? /msn/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë duhet të dini para martesës? Empty Re: Çfarë duhet të dini para martesës?

Mesazh nga Anakonda Fri 9 Nov 2012 - 22:24

ta kem parasysh para se me u martu aaahaaa
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi