Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
PUSHTETLLINJËT People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
PUSHTETLLINJËT People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PUSHTETLLINJËT

3 posters

Shko poshtë

PUSHTETLLINJËT Empty PUSHTETLLINJËT

Mesazh nga Gjeto Gjetani Tue 28 Jun 2011 - 0:33

PUSHTETLLINJËT
(e modifikuar)

Pushtetllinjë ju sallahana
vagabonda ju shakllabana
rriçna t'ndyer, mikrobe të kqi
qi të mjerës nanë Shqipni
i keni hi thellë në mushkni
pa dhimbtë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbur mbi dhè
der kur ju, tu tallë me ne,
do t'na qelbni fis e atdhè?
Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,
se tash ma jemi tue u njoftë,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare u ban gjaku:
se për ju, po, duhet laku,
me u vjerrë me ndoni shpat!
deri dje, pa kmishë mbi shtat,
me 'i gjysmë setre t'pa astar,
lshuemum krahve kalavar,
erz e shpirt qitun nën themër:
turq a sllave a grek me zemër,
tuj u shite ju nëpër çdo treg,
sod na mbahi "Skandërbeg",
tash n'"smoking", tash në "bon-jour"
ju, qi dje s'kishit as ushkuer
me lidhë brekët me nder me thanë
m'sahan t'huej gjithmonë me ngranë,
rrugën krejt na e keni zanë,
kah na shkoni pash e m'pash,
edhe besa me "gulash"
me "afishe" e me "sultjash",
me "kjumshtuer" e me "ashurè",
"kosha gjelash" si kubure,
"tarator", "pilaf me kos",
"mish me qepe" e "majdanos"
"shish qebap", "brizholla viçi",
"kunguj t'mbushum", "kuzuiçi",
"kabuni"- e "mualebi".
Barku sod ju rri ju kodër,
kargatisë e bamun lodër:
deri sa ata burrat e dheut,
qi për jetë e nderë t'Atdheut
kane ra n'luftë si shqipe t'leta,
kanë shkri gja e shpija t'veta,
janë tuj dekë rrugëve unit,
me iu dhimbtë gurit e drunit.
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PUSHTETLLINJËT Empty Re: PUSHTETLLINJËT

Mesazh nga Tonii Tue 28 Jun 2011 - 10:26

brava brava brava
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PUSHTETLLINJËT Empty Re: PUSHTETLLINJËT

Mesazh nga Anakonda Sun 10 Jun 2012 - 6:16

shum poezi domthenese
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PUSHTETLLINJËT Empty Re: PUSHTETLLINJËT

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi