Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pozita e femres para dhe pas Islamit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pozita e femres para dhe pas Islamit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pozita e femres para dhe pas Islamit

3 posters

Shko poshtë

Pozita e femres para dhe pas Islamit Empty Pozita e femres para dhe pas Islamit

Mesazh nga Emona Sun 3 Jul 2011 - 7:15

Thoshte duke i rrjedhur në faqe lotët e pendimit: Fillimi ishte vetëm lidhje telefonike pastaj përfundoi në një ngjarje. Më thoshte se me donte dhe se së shpejti do ma ofronte fejesën. Kërkoi nga unë që t’më shohë, por refuzova. M’u kërcënua se do ndahej nga unë, do i shkëputtë çdo lidhje, u dobësova.

Ia dërgova një fotografi timen e pastaj mesazh pas mesazhit deri që kërkoi të dal me mua. Refuzova kategorikisht. Me kërcënoi me fotografitë, me mesazhet dhe me zërin tim, që e kishte incizuar gjatë tërë kohës, se po që se refuzoj ai do ia tregonte gjithkujt këto gjëra. Dola me bindjen për t’u kthyer sa më parë që të mundëm. U ktheva, por… U ktheva me turpin më të madh… I thashë: Martesën! Ma ktheu me tallje dhe nënçmim: Unë nuk martohem me vajza rrugaçe!
Motër e ndershme, nëse je e mençur dëgjoi nga unë këto këshilla:
Mos i beso!
Asnjëherë mos beso se martesa mund të bëhet përmes lidhjeve telefonike. Po edhe nëse arrihet kjo për t’u bërë, dije në këtë martesë do të ketë humbje, kapitullim, dyshim dhe pendim.
Mos beso se një djalosh i mirë, i besueshëm dhe i sinqertë e admiron një vajzë, e cila e nënçmon familjen e saj, e cila pranon të ketë lidhje telefonike, apo të dal në takime. Pa marrë parasysh se sa ai i shpallë kësaj vajze dashuri dhe i flet më fjalë të ëmbla, ai këto të gjitha i bën vetëm për qëllime të liga, që të gjithë këtë e kuptojnë.
Mos u beso reklamave që supozojnë të ashtuquajturit “të përparuarit”, të cilët thonë se patjetër duhet çuar dashuri para martesës. S’ka dyshim se dashuria reale është pas martesës. E çdo dashuri tjetër është false, e ndërtuar mbi tradhti, gënjeshtra, vetëm për të çuar aventura dhe zbrazur epshet dhe pastaj nuk shkon shumë dhe del në shesh çdo gjë.
Transmeton Buhariu se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Më erdhën sonte (në ëndërr) dy vetë dhe më thanë eja me ne! Dhe e tregoi hadithin e njohur deri që tha: Dhe shkuam tek diç si furra, që në të kishte zëra të lartë dhe të trishtueshëm. Shkuam për të shikuar, kur ja, në të kishte burra dhe gra të zhveshura. Të cilëve u shkonte zjarri prej nga poshtë tyre. E kur u shkonte zjarri, bërtitshin nga nxehtësia e zjarrit. E kur i pyeti melaikët për ta, i thanë: E sa u përket burrave dhe grave të zhveshura, të cilët ishin në një ndërtesë si furrë, ata janë zinaqarët-amoralistët.”
Motër, vallë a dëshiron të jesh prej tyre?
Largohu lidhjeve telefonike, sepse ato incizohen tek All-llahu [subhanehu ve teala] dhe këto i incizojnë djajtë prej njerëzve, që e quajnë vetën “dashnorë”, e pastaj i përdorin si armë kundër teje apo për ta marrë nderin tënd!
Largohu nga të bërit fotografi, çfarëdo fotografie të jetë ajo, sepse kjo është arma më e rrezikshme, që përdorin ujqit e njerëzve për të zënë gjahun e tyre!
Largohu dërgimit të mesazheve sepse kjo po ashtu është prej mjeteve të tyre, të cilat i përdorin për qëllime të këqija!
Largohu revistave, tregimeve të turpshme, të cilat bartin në faqet e saja me ngjyra helm vdekjeprurës!
Largohu filmave serik dhe atyre të ndytë, të cilat zhdukin turpin dhe asgjëson moralin dhe vlerat!
Mos e zbulo trupin tënd e as mos i shpeshto daljet në pazare pa pasur nevojë, sepse këto janë vepra që tërheqin hidhërimin e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe dënimin e Tij!
Mos hyn e vetmuar në veturë, të cilën e vozit njeriu i huaj. Kjo është vepër që e ka ndaluar All-llahu [subhanehu ve teala]!
Mos i bën këto vepra duke thënë se e kam të nevojshme. Sepse kush i frikësohet All-llahut [subhanehu ve teala] i hap rrugëzgjidhje dhe e furnizon nga ai nuk e mendon!
Largohu shoqeve të këqija, të devijuara dhe që i çojnë të tjerët në devijim!
Motër e ndershme!
Largohu nga të gjitha llojet e mëkateve dhe gabimeve! Këto shkaktojnë dëshpërim, shkatërrim, humbje të pasurisë dhe begative, zbritjen e hidhërimit dhe musibetëve.
Kujdes për melekun e vdekjes kur të vijë ai për ta marrë shpirtin! Të jesh e përgatitur çdo herë për ahiret, çdo herë të jesh e pajisur me pendim-tevbe të sinqertë dhe punë të mira, sepse ti nuk ke dijeni se kur do të zbresë për ty!
Pas këtyre këshillave, dije motër e dashur se dera e pendimit është e hapur për ato që donë të pendohen. Ka thënë All-llahu i Madhëruar: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës se All-llahut, pse vërtetë, All-llahu i falë të gjitha mëkatët, Ai është që shumë falë dhe mëshiron!” [Ez-Zumer, 53]
E nëse e ke prekur shpirtin me diç nga mëkatet, atëherë shpejto në pendim të vërtetë para se të mbyllet kjo derë dhe para se të mbulojë dheu, e atëherë nuk ka dobi pendimi!
All-llahun e lusim të çojë salavatë mbi Pejgamberin tonë [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]!




Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pozita e femres para dhe pas Islamit Empty Re: Pozita e femres para dhe pas Islamit

Mesazh nga Anakonda Fri 8 Jun 2012 - 20:48

zoti me falte;po sipas fese islame grat duhen te mbeshtillen me ferexhe;duhen te gatuajn,te lajn,te kujdesen per femijet dhe bashkeshortin,te falen dhe mos te arsimohen;ca esht kjo pun keshtu
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pozita e femres para dhe pas Islamit Empty Re: Pozita e femres para dhe pas Islamit

Mesazh nga LaDescarada Fri 14 Sep 2012 - 2:26

Gangsterja shkruajti:zoti me falte;po sipas fese islame grat duhen te mbeshtillen me ferexhe;duhen te gatuajn,te lajn,te kujdesen per femijet dhe bashkeshortin,te falen dhe mos te arsimohen;ca esht kjo pun keshtu

qka ka te keqe meu mbeshtjell e me gatu, meu kujdes per femi e bashkeshortin?!?!

askush ska then se sbon meu arsimu...

shum njerz nuk ekuptojn kete pasi se kan lexu Kuranin (dhe nuk po e them se une e kom lexuar) por thjesht e di nga ata qe e ekaln lexuar e mkan treguar

Emona shum bukur e ki gjete kete :5454787:
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pozita e femres para dhe pas Islamit Empty Re: Pozita e femres para dhe pas Islamit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi