Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 “Pozita dhe opozita teatrale...” në “Sallonin e së martës” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 “Pozita dhe opozita teatrale...” në “Sallonin e së martës” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Pozita dhe opozita teatrale...” në “Sallonin e së martës”

2 posters

Shko poshtë

 “Pozita dhe opozita teatrale...” në “Sallonin e së martës” Empty “Pozita dhe opozita teatrale...” në “Sallonin e së martës”

Mesazh nga Emona Thu 19 Apr 2012 - 0:41

Prishtinë, 18 prill - Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Burbuqe Berisha, ka bindjen se ky institucion ka funksionuar më mirë kur për të nuk ka pasur fare ligj. Ajo ka thënë se “ligji shpeshherë bëhet ose për të ndëshkuar ose për t’i favorizuar ata që janë në krye të institucioneve”. Këto deklarata ajo i ka bërë në debatin në kuadër të “Sallonit të së martës”, që organizohen nga Instituti për Demokraci dhe Zhvillim. Në një diskutim të formatit “Chatham House” - ku njerëzit mund të flasin lirshëm dhe jo domosdo përfaqësojnë qëndrimet e institucionit që udhëheqin, duke nxitur kështu një diskutim të lirë - kanë folur edhe ish-drejtori artistik i TKK-së, dramaturgu Jeton Neziraj dhe njëri nga drejtuesit e këtij institucioni menjëherë pas luftës në Kosovë, regjisori Florent Mehmeti, aktualisht menaxher i teatrit “Oda”. Ky i fundit ka shprehur edhe njëherë qëndrimin se Teatri në Kosovë nuk ka nevojë për ligj të veçantë. Sipas pikëpamjes së tij, në Kosovë duhet të ekzistojë vetëm një ligj mbi artet, me të cilin do të rregullohej korniza bazë e funksionimit të artit. Sipas tij, ligji kufizon, dhe si i tillë është i panevojshëm.

“Është e vërtetë e madhe se në momentin kur ka hyrë në fuqi ligji, e ka çrregulluar edhe më shumë jetën teatrore”, ka thënë Mehmeti. “Ligji për teatër është shkelur në baza ditore nga vetë ky institucion”, ka shtuar ai.

Por kështu nuk ka menduar dramaturgu Jeton Neziraj. Ai ka bindjen se ligji nuk krijohet për të krijuar dualizëm, kaos apo favorizime.

“Ligji krijohet për të qenë i saktë dhe për të krijuar një harmoni në fushën që i referohet”, ka thënë Neziraj. Por ai ka vërejtur se ligji ekzistues ka shumë zbrazëtira, duke veçuar centralizimin e pushtetit dhe influencën politike në teatër. Me amendamentin që i është bërë Ligjit për teatrin, Neziraj ka bindjen se ky kontroll nga ministri do të jetë edhe më i madh. Aktualisht, Ligji i ri është në Kuvendin e Kosovës, ku ka kaluar në lexim të parë, ndërsa pret të miratohet së shpejti. Ky i riu, sipas Nezirajt, është akoma më i keq se ai ekzistues.

“Ligji ia atribuon komplet kompetencat ministrit”, ka thënë Neziraj.

Florent Mehmeti ka thënë gjithashtu se kompetencat e menaxhimit janë shumë të mëdha nga ana e ministrisë, saqë është shumë e vështirë të zbatohet një platformë që dikush e ka në kokë, e me të cilën ka konkurruar për të menaxhuar teatri.

Në debatin - që për temë ka pasur “Pozita dhe opozita teatrale: A do të jetë ligji i ri në shërbim të patriotizmit, menaxhimit alla-kosovarçe, apo në shërbim të teatrit?” – ishte paralajmëruar se do të marrë pjesë edhe i pari i kulturës në vend Memli Krasniqi. Por ministri nuk ka qenë aty.

Të tre nuk kanë pasur qëndrime të njëjta për Ligjin e riamendamentuar. Derisa Mehmeti ka ripërsëritur se ligji është i panevojshëm, Neziraj ka thënë se ai duhet të rikthehet në Qeveri, nga çka do të mund të bëhet decentralizimi i kompetencave të menaxhimit të teatrove në Kosovë. Regjisorja Burbuqe Berisha ka thënë se nuk e di nëse mund të menaxhohet mirë TKK-ja me këtë ligj.

“Ka gjëra që janë shumë favorizuese, por ka gjëra që unë i kam shumë diskutabile”, ka thënë Berisha, e cila për herë të parë ka dalë me idenë se TKK-së nuk i duhet Ansambli Rezident.

Në debat është diskutuar edhe çështja e financimit të teatrit. Të tre janë pajtuar se kjo duhet të bëhet në mënyrë të pavarur.

“Mendoj se duhet të bëhet një fond i veçantë që ai të mos varet nga politika. Teatri duhet ta ketë buxhetin e vet, dhe të jetë në një formë i pavarur”, ka thënë Berisha.

Nën drejtimin e debatit nga Faik Ispahiu, është diskutuar edhe për atë se çka duhet të përfaqësojë teatri sot, nëse Teatri Kombëtar i Kosovës, duhet të ketë në repertor më shumë drama nga dramaturgjia e vendit, apo publikut t’i ofrojë më shumë laramani të dramave nga dramaturgjia botërore, të periudhave të ndryshme. Veç problemeve të financimit e influencës politike në teatro, është konstatuar se nuk ka një strategji të qartë rreth zhvillimit të jetës teatrore në vend.


Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 “Pozita dhe opozita teatrale...” në “Sallonin e së martës” Empty Re: “Pozita dhe opozita teatrale...” në “Sallonin e së martës”

Mesazh nga Anakonda Thu 7 Jun 2012 - 22:42

le te shpresojme qe te funksionoje serish ky teater
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi