Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dy mëvetësitë e një vështrimi. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dy mëvetësitë e një vështrimi. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy mëvetësitë e një vështrimi.

2 posters

Shko poshtë

Dy mëvetësitë e një vështrimi. Empty Dy mëvetësitë e një vështrimi.

Mesazh nga WebMaster Sun 3 Jul 2011 - 23:32

Dy mëvetësitë e një vështrimi.

- Ajo njihet për trupin e bukur, - tha ai dhe u zhyt në heshtje si për të kërkuar brenda saj pohimin plotësues që do ta shndërronte në alibi.
- Çfarë ndodhi? - pyes me vështrimin gjetiu. Zakonisht nuk e shikoj tjetrin në sy kur mendoj se do t’i shmanget sëvërtetës, kështu i heq bezdinë e të sajuarit të gënjeshtrave në hapësirë shtrëngimi. “tjetri, kur gënjen duhet ta ndjejë veten të lirë” mendoj. S’më kanë pëlqyer kurrë gënjeshtrat e treguara keq. Janë si puna e frutave që i këputin të paarrira dhe i futin në një sirtar për tu bërë. Dua të them se është një veprim zhgënjyes, ngaqë, futen aty thjesht për të lënë aromë ... tepër fshatareske, them, por kjo është e vërteta...kështu edhe puna e gënjeshtrave, mos shiko kurrë çfarë thuhet, por mundohu të nuhatësh mbresën...sepse aty fshihet çfarë nuk duhet thënë.
- Ishim në lokal sëbashku me S (e fejuara)...kur hyri ajo e ndjekur nga domethënie vështrimesh: disa epshore, të tjera të përulura, agresore, dëshirore... dhe... vështrimi im? Oh, ishte thjesht një ndjenjë e lehtë depresioni kur i pashë të ndjenurat e saj, atë mrekulli që e ka mbrapa trupit, të shtypej nga karrigia, të shtrembërohej...ishte një zhgënjim? Ke qënë ndonjëherë në kushtet e një soditjeje që e nxit përfytyrimin dhe të bën të ndihesh vogëlsirë në humbëtirë? Një e ndenjur, mullaqet dhe një prekje e lehtë me dorë, një fllad, si një muzikë qiellore, pafajësia vetë. Përse, përse unë duhet të keqkuptohem, ndërsa Caterina de’ Mediçi, kjo putanë e famëshme, në festën që dha në oborrin mbretëror në maj 1577, argëtohej dhe ndizej duke i goditur zonjat e bukura dhe vajzat me thupër bythëve? Nuk i xhvishte jo. Ishte shekulli kur femrat nuk mbanin brekë, kështuqë ngrinin rrobat lart dhe ja ku shfaqej mrekullia e bythëve. Pastaj i godiste sipas ndjenjës që desh të provonte, nëse duhej të qeshte, i prekte me thupër lehtë, e dëfrente deformimi i fytyrave të damave; por, nëse ato duhej të qanin, i fshikullonte dhe ajo kënaqej...sadizëm? E ç’rëndësi ka? Ndërsa unë nuk duhet të pohoj, ose më keq, quhem pederast nëse i gjykoj të ndjenjurat si pjesa më e bukur e trupit dhe se një deformim i tyre më shkakton depresion?! Ndodhi kështu që nuk po ia ndaja sytë dhe atë çast S, e zemëruar, ndoshta e fyer ose xheloze, tha me një ton plot mllef:
- Mjaft se le nam duke e parë!
- E dashur, - i them, - syri ka pjesën e tij në çfarë shikon ... Përplasja ndodhi në shtëpi...pastaj sherri u tulat në krevat, por nuk më la ta prekja mbrapa. Kam përshtypjen se nuk më do, - thotë plot dëshpërim.
- Pse?
- Shko tek ajo dhe pyete, - thotë prerë dhe pasi zhytet në kolltuk, fillon të ngrejë fjolla tymi duke e thithur cigaren shpesh si për të thënë se nuk është ankth, por një mënyrë tjetër të përjetuari të ngjarjes.

* * *
S, po rrinte tek dritaria dhe njëfarë kohe mbetëm të dy pa folur. Dukej sikur ishte e njëjta heshtje pasndjekëse dhe kur e krahasova me një qen, rashë në pasojën e një gabimin që kishte pasur shkak një tjetër gabim, aspak ngushëllues sepse nuk ishte mishërim i thënies; armiku i armikut tim, është miku im. Ende pa lindur ideja e qenit, e përzura qenin. Ishte realitet i dështuar, i një fantazie keqinterpretuar. Kjo gjë më kushtoi sepse kur e kuptova gabimin, ishte tepër vonë. Heshtja qe mbresa e kërkuar,(qeni) dhe nuhatja marifeti i përdorur, (shkopi). Ai kishte ikur, por në parathënien e idesë kishte lënë të pëgërën të cilën unë e shkela në një të ardhme që do ta mbyste të tashmen me kutërbim, kështu u tregua më i zgjuar sepse qe pranishmëtar pa qënë prani. Kjo vorbull mendimesh, ishte grahje e nënkuptuar për një bisedë të drejtpërdrejtë.
- Dëgjo, - them dhe shfletoj një copë letër që e mbaja në dorë sikur t’i kumtoja diçka që do t’i jepte fund padurimit pritës: “E dashur putana ime, Nora, bëra sikundër më porosite, vogëlushja ime ndyrë dhe i kam rënë me dorë dy herë ndërsa lexoja letrën tënde. Jam i kënaqur të shikoj se të pëlqen të ta fut në bythë. Po, tashmë mund të kujtoj natën në të cilën ta futa kaq herë nga mbrapa. Ka...ri im u mboll në ty për orë të tëra, duke bërë e ribërë nga posht të ndenjurat e tua ngrehur përpejtë. Ndieja mullaqet e tua të mëdhaja të djersiteshin në fundbarkun tim dhe shikoja fytyrën tënde të ethëshme dhe çmendurinë e syve të tu”.(a)
- Çfarë është? - pyet ajo e hutuar dhe e skuqur në fytyrë. - Unë nuk mbaj mend që të kem kaluar ndonjë situatë të tillë, me atë:
- Jo, nuk je ti, - them, - kjo është letra e shkrimtarit të shquar James Joyce drejtuar Norës më 8 dhjetor 1909. Ai nuk ishte një pederast, - shqiptoj me një frymë.
Ajo dhe më bën shenjë të ulem.
- Nuk ia thashë me gjithë mend. E di që nuk është pedè, por më bëri të zemërohem aq.
- I ka mbetur në mendje çfarë i the disa ditë më vonë, ndërsa po shikoje një mashkull, nga ata që edhe tek ne tashmë i quajnë vip. A mund të ma citosh?
- Pse?
- Sepse dua të kuptoj diçka më shumë, ose më shumë se diçka.
- Natyrisht, nuk i pëlqeu që unë po e shikoja nga larg e derisa u shkëmbyem. Ishim në një shëtitje dhe u futën tek ura e Lanës thuajse njëherësh, por përkundrejt. D, (i fejuari) ma shtëngoi dorën fort, aq sa më dhëmbi.
- Të pëlqen, ë?! - tha me ironi.
- Oh, - ia kthej, - i dashur, atë që syri e shikon, jo gjithmonë dhëmbi e kafshon. Kaq, - thotë dhe pasi e përthyen lehtë qafën më shikon drejt e në bebëz të syrit.
- Kuptoj, e more hakun në po të njëjtën mënyrë. Vetëm se atij i ka mbetur në mendje ajo “jo gjithmonë” si një mënyrë të shprehuri që nuk mohon dëshirën për një tjetër, pra e quan një tradhëti në miniaturë vetëm e vetëm sepse është përfund vijës së horizontit. Pse çoni drejt shkatërrimit dashurinë tuaj për shkak të një vështrimi? Është vërtet vetëm një vështrim në pafajësinë e një çasti, apo një rastësi e pafajëshme që zbulon intrigën e një vështrimi?

C'mendoni per tre pytjet e fundit..
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dy mëvetësitë e një vështrimi. Empty Re: Dy mëvetësitë e një vështrimi.

Mesazh nga Anakonda Sun 10 Jun 2012 - 6:12

shum e bukur qenka kjo proza;mesa pashe un brenda saj kiushte edhe trishtim
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi