Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...?

+6
Durrsaku
dajti modh
Emona
Space
Docteur
exploreri
10 posters

Shko poshtë

Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...? Empty Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...?

Mesazh nga exploreri Mon 4 Jul 2011 - 23:12



Lumturia ne konceptet praktike dhe fetare


Lumturia në biologji dhe në filozofi


Disa filozofë parashtrojnë çeshtjen morale të lumturisë dhe e identifikojnë me kënaqësitë. Ata e arsyetojnë këtë me argumentin se lumturia është dhënie përparsi trupit mbi shpirtëroren. Edhe në këtë pikë them se lëmshi ngatërrohet pa u munduar sa duhet të gjinden justifikime për të thënat dhe bindjet e tilla të moralistëve.

Çka mund t’i dëshirojmë më të mirë njeriut, pra vehtes dhe të tjerëve përveçse lumturi ? Ajo do të jëtë pjesë e trupit dhe e shpirtit. Do të nisemi nga shëndeti fizik që do të them se është parakusht (në pjesën më të madhe ) i mundësive për lumturi. Vallë mungesat shëndetësore personale dhe ata të rrethit si familja e më gjëre nuk janë zanafillë e mjerimit ?

Shëndeti i mirë dhe mundësitë e kënaqsive trupore, krijojnë bazat e para për lumturi. Mjafton një përmirsim i lehtë i gjendjes fizike që i sëmuri të ndjehet i lumtur...; një fitim i vogël që mundëson ushqimin e vehtes e familjes shëndron brengën në hare. Lypësi më i mjerë është fatlum kur dikush ia zgjat dorën se me këtë krijon kushte për mbarëvajte fizike dhe vetëm kjo ndjenjë i shkakton gëzim.

Përkundrazi mendimeve të moralistëve, them se lumturia duhet të jetë detyrë morale e çdokuj së pari ndaj vetvetes pasiqë ajo nxit njeriun në përparim dhe pastron shpirtin e trupin nga vuajtjet shkatëruese që dëmtojnë në një masë të madhe njerin.

Pra, duhet kërkuar lumturinë në çdo hap se ajo është diçka që mungon e njeriu kërkon një të mirë që që s'e ka në posedim. Lënia pas dore, neglizhimi dhe mosangazhimi , si që thot një fjalë popullore, « për ditë më të mira », krijon shprazëtirë dhe mjerime të rënda shpirtërore. Kur themi se kërkojmë lumturinë, këtë e bëjmë jo vetëm se ajo mungon por nga se edhe e dëshirojmë atë. Pascal-i thot se çdo kush shpreson të gjej lumturinë, nënkuptuar këtu edhe atë që nis të varret.

Përmend këtu këtë filozof se çdo kush ik nga vuajtja, nga trazira, nga fatkeqsia dhe kjo ikje ç’është ? Nuk është kërkim i lumturisë. Kjo pohon edhe njëherë atë që thash më lartë se kërkimi i lumturisë është obligim moral dhe asesi nuk bie në kundërshtim me të. Gabimi pra qëndron në përzierjen e dëshirës më të lartë për lumturi me shumën e kënaqsivë pa dallim.

Këtu edhe Kanti shum i përmendur sikur ngatërron lëmshin nëpër çekrekun e vet moralizues. Një vështrim pyetës mbi çështjen mjafton të ndajmë shapin nga sheqeri. Lumturia nuk është e nuk mund të jetë thjeshtësim i kënaqsisë e as shpëtim i plotë nga vuajtja. Të dyjat ecin rrugës së tyre të pafund. Kur ndihemi fatmjerë e të paaftë nuk shkaktojmë vdekjen tonë.

Nëse e bëjmë atë, e bëjmë për ideale të ndryshme se kërkojmë një pavdekshmëri nëpërmjet një akti. (Në botëkuptimet e mia ky akt nuk ka asnjë vlerë, prekundrazi ai është dobësi dhe mungesë force e qëndrueshmërie. Religjionet gjithashtu nuk e parapëlqejnë vetvrasjen kurse islami e ndalon rreptësisht).

Për mëtepër, nuk mund te themi në asnjë mënyrë se objektet (pasuritë) e ndryshme nuk ndikojnë në krijimin e ndjenjës së kënaqsisë dhe satisfakcionit vetanak e më gjërë. Nëse fuqia e rezonimit aktif është e aftë të vendos dhe veproj drejt mirësisë, atherë nuk egziston gjë tjetër vetëmse një lëvizje drejtë krenarisë dhe kënaqje shpirtërore. Vet moralisti që arrin të mposhtë një deshirë drejtë një kënaqsie, është një kënaqsi e lumturi për të.

Mundimi dhe tentativat e sportistit për të arritur i pari është krenari, vendi i fundit i sjell jokënaqsi dhe poqese forca e brendshme mungon sjelle edhe ndjenjët e devalorizimit që nuk kapet për asnjë lloj morali as fetar e as « moralist ».

Arrijtja e lumturisë, si që përmenda më parë, në vehte përmban shpesh dhimbje dhe sakrifica të panumërta. Vlen të përmenden ushtrimet e gjata dhe të mundimshme të sportistëve e sidomos, unë ndjej një krenari të përmend kohëzgjatjen e shtatzanisë kur nëna e ardhshme është më se e lumtur duke qenë plotësisht koshiente për dhimbjet e lindjes…

Krenaria e lehonës është lumturi e pashoqe. Vlerësoj se kalimi nëpër kënaqsi fizike, kalimi nëpër dhimbje, nëpër begati objektesh..., nuk duhet të jetë asesi pengesë morale për të arritur lumturinë. Vet moralistët arrin lumturinë e tyre duke nënçmuar vlerat e tjetrit gjë është është amorale në vetvehte. Arritja e lumturisë është në vend të parë çështje dëshire dhe rezonimi i pastër i çdonjërit dhe ai duhet të arrihet ashtu si e shef personi.

Lumturia në psikologji

Tani kur themi se lumturia është diçka që na mungon, ç’ndodh kur e kemi atë që na mungonte e na bënte jo të lumtur? Atë që nuk e patëm tani e kemi dhe tanimë lumturia që kërkonim e posedojmë, nuk na mungon por nuk jemi akoma plotësisht të lumtur se në të njëjtin moment paraqitet dëshira për diçka tjetër që tani ia ndiejmë mungesën.

Gjithënjë themi : » Ah sikur…. », « Sa i lumtur do të isha… » çdo herë zbulojmë se aty nuk është akoma ajo lumturi që dëshironim dhe, nisje nga fillimi. Nga kjo si përfundim nxjerim se Lumturia është dëshirë pozitive dhe meriton të dëshirohet. Ja se si e spjegon Schopenhaueri këtë : « Jeta luhatet si lavjerësi, nga e majta në të djathtë, mes vuajtjes dhe kokëçarjes .»

Lumturia është gjithashtu një diçka që e dëshirojmë për çdo herë. Shtrohet pyetja tani , si e tillë a është e qëndrueshme në kohëzgjatje apo e tanipërtanishme? Pasiqë e dëshirojmë përgjithëmonë, do të ndaj gjërat – përjetimet që kanë vlera të gjata kohore si besnikëria, martesa, puna që duam dhe që është stabile, mirëqenia shëndetësore e familjes e sidomos të më të afërmit.

Me një fjalë, siguria e shumanëshme e permanente krijon gjendje qetësije dhe pushim shpirtëror, që mundëson fushë të gjërë të plotësimit të kënaqsive kohëshkurta dhe kështu ndërtohen kushtet primare për një jetë të mbushur me lumtur i që i jep asaj ndjenjën e vlerës së konstante.

Nëse themi se lumturia është qëllimi më i dëshiruar i njeriut për sot dhe për mot, pra, për këtë jetë dhe për jetën në botën e amshuar, atëherë konstatojmë se njeriu pa përjashtim, dëshiron lumturinë dhe në brendi të tij shëndrohet në të uritur të përjetshëm, së paku në psiqikën e tij dhe gjithmonë shpreson të prekë fatlumsinë që aq shum i mungon.

Në këtë vrap, do të kaplojmë edhe dëshirën dhe detyrën morale për ti bërë edhe të tjerët të lumtur. Nënkuptohet, kjo dëshirë dallon nga cilësia e subjektit dhe nga shkalla e ndjenjës së dashurisë për tjetrin. Kur dikend e duam më tepër , jemi në gjendje të bëjmë çmos për ta bër të lumtur dhe kështu e bëjmë të lumtur edhe vetvehten…

Trajtuam disa nga kushtet të karakterit më tepër fizik, moral dhe etik të lumturisë. Të them tani se ajo është në masë të madhe pjesë e imagjinatës së njeriut. Ajo është koshiencë e njeriut që hulumton, që kërkon, të mirën dhe poqese arrijmë në një çiltësi psiqike, imagjinata e ynë nuk do të na luaj dredhi, së paku nuk do të na dredhoj shpesh që do të thot se për të qenë i lumtur nevojitet një imagjinatë e shëndoshë se ajo është sunduesja e tmerreve dhe fatlumsive në psiqikën e njeriut.

Dhe si përfundim do të them se krejt çka të bëjmë në jetë anon nga një qëllim i qartë që e quajmë lumturi. Dëshirë, kënaqsi dhe plotësim nevojash pa dallim.

Kam kujdesin të përmend se lumturia është kuptim abstarakt dhe personal por që në vehte përbën një mori vlerash madhore nga të cilat shërbehemi për të krijuar mirësinë tanë. Nisem nga shëndeti, familja, dashuria, miqët, puna, fitimi, siguria, mirënjohja. Pra çdo përparsi qoftë materiale, shoqërore e shpirtërore, ka rolin e vet të rëndësishëm në ndërtimin e lumturisë.

Këtu do të konsiderojmë element më të rëdësishëm etikën shoqërore dhe jo lloje të pavlefshme të një pseudomorali. Etika që duhet patjetër përmbajtur është respektimi i lumturisë së tjetrit dhe moscënimi i të drejtës së tjetrit për lumturi. Krijimi dhe ndihmesa për të krijuar njerëz të lumtur është lumturi më e madhe që mund të dëshirohet, e pra kjo është moral dhe etikë e pakontestueshme në rrugën e lumturisë.

Lumturia në fe

Shpesh jo mirë të sqaruara nga një numër teologësh kur thonë se duhet punuar për botën e amshuar, se për atje duhet ta kërkojmë e fitojmë lumturinë. Ngarkimi etik qëndron në punën e njeriut për të qenë i lumtur edhe në këtë jetë dhe për të ju sjellë një lumturi familjes. Por nëse duhet punuar për të fituar jetën tjetër, atherë krejt mundi për të fituar e jetuar në hare, shëndrohet në turbullirë, zhgënjim tokësor dhe katrahurë etike.

Sa i përket fesë islame, ky qëndrim është tepër i vjetëruar dhe nuk qëndron më aspak slogani i thjeshtë dhe tepër në kundërshtim më fenë : « Punoni për ahiret ». Teologët e rinj shumë mirë sqaruan dhe sqarojnë se puna është detyrë e çdonjërit si për fitim e gjallërim korekt në këtë botë, poashtu edhe për në botën e pafund.

Lumturia arrihet shum vështirë me barkun e uritur. Dhe të shtoj se me bark të uritur, me familje të uritur, nuk shkohet në asnjë faltore e sidomos për të kërkuar lumturinë e pas vdekjes, andaj, duhet njeriu të mënjanoj nga mendja etikën se puna është e dedikuar për « atë botë »

Kjo lloj etike shoqërore duhet ngritur rrënjësisht për t’ ia lëshuar vendin punës si mjet për të arritur begatinë materiale tani e kështu, të krijohet një rrugë sado e vogël për lumturi dhe njëherit, një rrugë po ashtu e vogël, për lumturinë e amshueshme.

exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...? Empty Re: Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...?

Mesazh nga Docteur Tue 5 Jul 2011 - 0:27

Po te lexojne njerzit librat e fese dhe ti lexojne me vemendje do kene gjithmone lumturine e tyre....feja eshte si te theme ndime e madhe per psikologjine dhe ka lidhje me te shume keshtu mendoj une
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...? Empty Re: Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...?

Mesazh nga exploreri Tue 5 Jul 2011 - 3:33

Psikologu_wolf shkruajti:Po te lexojne njerzit librat e fese dhe ti lexojne me vemendje do kene gjithmone lumturine e tyre....feja eshte si te theme ndime e madhe per psikologjine dhe ka lidhje me te shume keshtu mendoj une

Edhe librat e fese jane ne qarkullim Wolf,biles tashti keto kohet e fundit(10 vjecari 2000-2010)jane prodhuar e shumezuar ne rrenje kubike.Ju thoni - Po te lexojne njerzit librat e fese dhe ti lexojne me vemendje do kene gjithmone lumturine e tyre....!!!!

Atehere shtrojme pyetjen,meqense librat e fese gjenden kudo,arsimimi per te lexuar nuk mungon,-pse njerzimi nuk i perkushtohet fese dhe nepermjet saj te gjej ate lumturine e munguar...? Me duket se ketu ka nje non sens,ose njerzimi,(kuptohet nje pjese e saj) jane bindur se feja eshte nje ideologji si gjithe -IZMAT e tjera,ose nga feja ata nuk kane pare ate qe ate kane deshiruar tere jeten,barazine dhe lumturine e tyre.
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...? Empty Re: Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...?

Mesazh nga Space Tue 5 Jul 2011 - 7:40

Feja eshte qetesim i shpirtit
Space
Space
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne levizje
Postime Postime : 1354
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/06/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Informatika

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...? Empty Re: Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...?

Mesazh nga Emona Tue 5 Jul 2011 - 7:50

Normal qe lumturia fetare,Kushe e lexon librin e fes e kupoton ka disa qe lumtrine e tyre e kerkojne ne gjera qe nuk egzistojn!

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...? Empty Re: Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...?

Mesazh nga dajti modh Tue 5 Jul 2011 - 8:00

te dyja bashke
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...? Empty Re: Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...?

Mesazh nga exploreri Tue 5 Jul 2011 - 8:03

dajti modh shkruajti:te dyja bashke

Si gjithmone oportunist je ti mer cun.. [You must be registered and logged in to see this image.]
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...? Empty Re: Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...?

Mesazh nga Durrsaku Tue 5 Jul 2011 - 8:05

lumturine fetare nuk do e arrij dot kurre e di kete prandaj me ngel ajo lumturia tjeter
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...? Empty Re: Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...?

Mesazh nga WebMaster Tue 5 Jul 2011 - 8:05

Po per ata njerez qe nuk besojne ne asnje si i bohet ..
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...? Empty Re: Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...?

Mesazh nga dajti modh Tue 5 Jul 2011 - 8:07

exploreri shkruajti:
dajti modh shkruajti:te dyja bashke

Si gjithmone oportunist je ti mer cun.. [You must be registered and logged in to see this image.]
e tregoj statistikat mer cun ....une e ruj vec per ramazon ooooooo
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...? Empty Re: Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...?

Mesazh nga LaDescarada Thu 21 Jul 2011 - 2:59

te dyjat
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...? Empty Re: Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...?

Mesazh nga WebMaster Tue 20 Sep 2011 - 22:18

Feja thone eshte qetsim shpirti po ata qe nuk besojne ne fe cfar duhet ne kete rast ..
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...? Empty Re: Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...?

Mesazh nga Gjeto Gjetani Tue 20 Sep 2011 - 22:25

....Lumturia autentike natyrale shqiptare.....kjo eshte lumturia kombetare,nje dhe e vetme...lumturi shpirterore dhe fizike,lumturi mbi te gjitha lumturiet......
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...? Empty Re: Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...?

Mesazh nga Anakonda Thu 9 Feb 2012 - 23:12

Vetem te jem e lumtur,ska rendesi sesi eshte lumturia.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...? Empty Re: Lumturi biollogjike apo lumturi fetare...?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi