Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Botoks, meshkujt shqiptarë sakrifikojnë për bukurinë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Botoks, meshkujt shqiptarë sakrifikojnë për bukurinë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Botoks, meshkujt shqiptarë sakrifikojnë për bukurinë

2 posters

Shko poshtë

Botoks, meshkujt shqiptarë sakrifikojnë për bukurinë  Empty Botoks, meshkujt shqiptarë sakrifikojnë për bukurinë

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 4 Jul 2011 - 23:46

Rrudhat nuk i bëjnë të ndihen mirë ndaj dhe lufta për zhdukjen e tyre është shumë e ashpër. Nëse vite më parë flitej se vetëm VIP-pat mund të kishin fatin e madh për praktikumin e injeksioneve për zhdukjen e rrudhave dhe fshehjen e viteve të moshës tashmë këtë tendencë mund ta provojnë edhe njerëz të thjeshtë. Doktor Besim Boçi njëherësh edhe nëndrejtor i spitalit më të madh në vend QSUT-së, pohon se vitet e fundit po praktikohet se tepërmi injektimi i botoks-it për heqjen e rrudhave veçanërisht në fytyrë.

“Kjo prirje vihet re në të dy sekset me një predonimin të seksit femër. Injektimi i botoksit është efikas në heqjen e rrudhave dhe rezultati është spektakolar menjëherë pas injektimit”, pohon Besim Boçi por sipas tij disavantazhi i botoks-it është përsëritja e injektimit pas 6- 9 muajsh, kohë në të cilën mbaron dhe efekti i botoks-it.

Ndërsa estetistja Luminita Apetri theksoi se tendencën e njerëzve për botoks nuk e gjykon si mani por si diçka tepër normale. “Çdo vajzë ose zonjë apo mashkull duhet të ketë prirjen e brendshme për tu dukur e rinjë dhe të bukur. Do të ishte anormale e kundërta, pra që një femër apo një mashkull të mos kujdesej për bukurinë e vet. Kujdesi për lëkurën është alfa e kujdesit për bukurinë dhe rekomandimi im është që ky kujdes të nisë në një moshë sa më të hershme. Natyrisht, rekomandimi tjetër është që çdo etapë e jetës së femrës, pra çdo moshë, ka karakteristikat e saj të veçanta të cilat përmbushen nëpërmjet trajtimeve të caktuara”, pohon estetistja. Ndërkohë ajo thekson se çdo person e sheh si një rast të veçantë që ka nevojë për një trajtim të personalizuar, në varësi të moshës, tipit të lëkurës, problemeve, mënyrës se si është përkujdesur gjatë jetës për shëndetin e lëkurës së vet, profesionit, pritshmërive që ka, etj.

Ndërsa sa i takon faktit se tashmë edhe nëpër parukeri dhe qendra të ndryshme këto injeksione realizohen nga njerëz të pakualifikuar specialistët japin alarmin. “Natyrisht që aplikimi i procedurave estetike në parukeri është një mungesë përgjegjësie e amatorëve që e aplikojnë dhe i pacienteve që besojnë në to. Të gjitha procedurat estetike duhet të kryhen nga mjek të specializuar për këto ndërhyrje”, pohon doktor Besim Boçi. Ndërkohë estetistja Luminita Apetri theksoi se injeksionet janë procedura mjekësore dhe duhen administruar nga personel mjekësor i trajnuar dhe i çertifikuar. Shumë nga trajtimet e estetikës janë tepër të sigurta, por komplikacionet janë gjithmonë të mundshme. Mjeku është personi i vetëm i cili mund të trajtojë me profesionalizëm një situatë të komplikuar ose urgjencë që ndodh gjatë trajtimit”, thekson Luminita Apetri duke theksuar se është shumë e rëndësishme që para se t’i nënshtrohesh procedurave mjekësore, të kërkosh nga aplikuesi diploma, çertifikata dhe licensa.

Efektet anësore dhe këshilla për botoks-in
Në mjekësi ka një aksiomë të njohur se edhe medikamenti më i sigurt po të përdoret në mënyrë të gabuar rrezikon shëndetin, madje edhe jetën. Trajtimi me Botox sipas mjekes dermatologe Entela Shkodrani vlerësohet përgjithësisht si një trajtim i sigurt për aq kohë sa aplikohet nga një mjek i trajnuar për përdorimin e tij. Personi që ka injektuar Botoks mund të humbasë mimikën dhe aftësinë për gjestikulacione. Së dyti, injektimi në vende të gabuara që nuk marrin parasysh veçoritë specifike të individit mund të rezultojë në komplikacione si vëngëri, rënie e kapakut të syrit, etj. Botoks-i duhet përdorur vetëm nga persona të trajnuar. Botoks-i nuk lejohet të përdoret në gratë shtatzana, gratë që ushqejnë fëmijët me gji si dhe në persona që vuajnë nga sëmundje të caktuara. Është mjeku ai që vlerëson gjendjen e përgjithshme të klientit dhe konkludon në se injektimin i Botox-it ka ose jo rrezik në rastin në fjalë.

Moshat dhe shtresat që përdorin botoks
Rekomandimet e Agjensisë Amerikane për Ushqimin dhe Medikamentet (FDA) thonë se Botoks-i lejohet të përdoret për qëllime estetike pas moshës 18 vjecare, që përkon edhe me moshën ligjore të pjekurisë në Shqipëri. “Një mjek i trajnuar është plotësisht i aftë të gjykojë në se një klienti mund t’i administrohet Botoks ose jo. Në qendrën time estetike pjesa më e madhe e klientëve variojnë midis moshës 30 dhe 60 vjeç”, pohon Luminita Apetri megjithatë në disa raste nga trajtimi me Botox mund të përfitojnë klientë me moshë shumë më të re. Sa i takon shtresave të popullsisë specialistët theksojnë se pjesa më e madhe e atyre janë persona me të ardhura të mira ekonomike por nuk bëjnë përjashtim as personat të cilët nuk janë shumë të kamur. “Kuptohet se trajtimet estetike me Botox, fillera dermalë, etj., janë trajtime që kushtojnë, kështu që prej tyre përfitojnë persona që kanë mundësi të shpenzojnë për këtë qëllim”,- pohon estetistja Luminita Apetri.

Meshkujt, tendenca për të fshehur rrudhat me botoks
Duan të ngjajnë të rinj dhe të bukur dhe për të arritur këtë nuk kursejnë asgjë. Ndonëse femrat janë etiketuar si seksi që shpenzon më shumë për paraqitjen e jashtme tashmë ky raport po përmbyset sepse edhe meshkujt nuk po i lënë gjë mangut. Këta të fundit madje guxojnë dhe aplikojnë edhe injeksione me botoks mbi fytyrën e tyre. Dhe rezultati është ca vite më të rinj. Për fenomenin e kërkesave të meshkujve për botoks flet doktor Besim Boçi dhe estetistja Luminita Apetri të dy në shërbim të kërkesave të meshkujve për botoks.

« Më shumë botoksi preferohet nga seksi femër, por vitet e fundit ka një rritje të dukshme dhe për pasojë përmbysje të raportit edhe nga seksi mashkull.

Gjithmonë e më tepër po e kërkojnë këtë ta fundit botoksin. Në fakt, çdokush kërkon të duket më i bukur, më i pashëm, më tërheqës dhe më i ri, pavarësisht në se është vajzë ose djalë, zonjë apo zotëri”,- pohon estetistja Luminita Apetri. Ndërkohë ajo pohon se në fillim të punës në qendrës së estetikës mjekësore, nuk e kishte menduar se një pjesë e konsiderueshme e klientelës do të përbëhej pikërisht prej meshkujve. Ndërkohë ajo nuk lë pa përmendur edhe një nga përshtypjet më të veçanta që i ka bërë sjella e një klienti para disa muajve i cili me shumë krenari vendosi në profilin e tij në facebook fotografitë pas trajtimeve të kryera në qendrën estetike duke vendosur madje edhe një dedikim. “Faleminderit doktoreshë, më duket vetja shumë vite më i ri!” Kjo sipas estetistes ishte një kënaqësi e dytë pas asaj që ndjen mjeku kur sheh një trajtim të suksesshëm. “Mbi të gjitha unë jam e kënaqur që duke kërkuar gjithmonë e më tepër shërbime estetike meshkujt (dhe jo vetëm ata shqiptarë) kapërcejnë disa tabu të cilave u ka ikur koha”, pohon estetistja Luminita Apetri.

Ndërkohë edhe një doktor mashkull pohon në konfidencë tendencën e pacientëve meshkuj për të realizuar botoks mbi portretin tyre. “Në fakt duhet të pranojmë se kërkesat e meshkujve për botoks është në rritje. Megjithatë nuk ka arsye pse të shikohet si tendencë negative pasi edhe ata duan të ndihen të rinj”, pohon Besim Boçi.

Dragoti: Botoks bëjnë meshkujt me karakter të dobët
Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje profesor Edmond Dragoti shpjegoi se botoksi si për femrat edhe për meshkujt ka efekte të njëjta psikologjike por me volume të ndryshme. “Meshkujt nga natyra nuk përshtaten lehtë me ndryshime të tilla estetike kurse femrat njihen për maninë për të rimodeluar e pamjes së tyre. Kështu meshkujt janë më të prirur drejt pamjes natyrale dhe e kanë më të vështirë që ndryshmet që vijnë nga estetika tia përshtatsin natyrës dhe karakterit të tyre”,- pohon Edmond Dragoti. Ndërsa sa i takon qëllimit se përse meshkujt vendosin për të aplikuar botoks ai thekson se kjo ka të bëjë me karakterin e tyre. “Mendoj se meshkujt të cilët vendosin për të aplikuar botoks në fytyrat e tyre kanë identitet me status të ulët. Nuk janë të plotësuar dhe nuk kanë raporte të kënaqshme ndërpersonale. Mardhëniet e tyre me shoqërinë janë me mungesa dhe në përgjithësi ndihen inferiorë ndaj grupit shoqëror”, pohon Dragoti.l

Klinika ku trajtohet botoks
Klinika Dermo-Life
Klinika Pro-Life
Klinika MedSpa de la Mer
Champs E’lyse’es

Çmimet mesatare të botoksit
Balli 55000 lekë
Pjesa rreth syve 45000 lekë
Pjesa rreth gojës 35000 lekë
Gjithë fytyra 100.000 lekë

Një ampul kushton rreth 32000 lekë kjo varet nga materiali nëse është amerikan ose kinez.

Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Botoks, meshkujt shqiptarë sakrifikojnë për bukurinë  Empty Re: Botoks, meshkujt shqiptarë sakrifikojnë për bukurinë

Mesazh nga Anakonda Tue 3 Apr 2012 - 18:04

ou tashi sa e degjova e po habitem tej mase per nje gje te till
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi