Evoluim, apo degradim? Ku po ‘shkon’ muzika e vërtetë shqiptare
3 posters
Faqja 1 e 1
Evoluim, apo degradim? Ku po ‘shkon’ muzika e vërtetë shqiptare
Flasin Kengetaret: Gjergj Jorgaqi, Valton Krasniqi, Ervin Bushati, Mentor Haziri, Eltina Minarolli etj…Albina Gjergj..O Zot! Jashtë po binte shi. Vjeshta më ka trishtuar gjithmonë dhe… jo për natyrën e saj “të verdhë”, sesa për retrospektivën e ngjarjeve që m’u jep “refresh”! I dhashë hov trupit. E kisha lënë të takoja një profesor muzike te Bar-Kafe “Aleanca”, (strofka e artistëve, përballë TK”) kur përpara se të arrija në destinacion, aty ku ndahet Bashkia me Ministrinë e Rendit më parakalon me shpejtësi një makinë ngjyrë e kuqe (m’i çoroditi flokët edhe më shumë seç i kisha). Muzika e lartë në sfond dukej që po e argëtonte shoferin, i cili shkujdesur hodhi edhe bishtin e cigares jashtë xhamave të makinës. Kalimtarëve…kalimtarëve jua shkatërroi nervat bashkë me mua. Dhe jo për volumin që ia kishte ngritur në maksimum, por më shumë për llojin e muzikës që po dëgjonte. R&B ndërthurur me ritme bullgare-rumune, ose siç i thonë ndryshe “tallava moderne”. Nënqesha (si mundet një djalë i ri me makinë X6, të ketë shije të tilla muzikore)!
Bisedës sime me profesorin do i shtoja dhe këtë temë, e cila edhe pse e dija që do e bezdiste nuk do mund ta lija pa e përmendur. “Evoluim, apo degradim?”, iu drejtova profesorit, i cili më pa me habi dhe më të drejtë më kritikoi: përshëndet si fillim e dashur”. Oh, ndjesë profesor, por kam mbi 10 minuta që bisedoj me veten dhe padashje mendimi arriti tek ty me zë”, iu pergjigja tashme e shfajesuar.
“Cili është niveli i muzikës së sotme shqiptare?”, shtoi më tutje vetë ai, sikur ta kishte kuptuar ç’kisha dëgjuar më parë? “Ç’të të them…që muzika e mirëfilltë ka vdekur? Nuk do mund ta bëja dot, pasi jetoj me trashëgiminë që artistët e 15-20 viteve më parë na kanë lënë. Edhe pse…disa prej tyre vazhdojnë ta kultivojnë mjeshtërisht. Por është kaq i vogël ky rreth talentesh sa duket sikur ia kanë zënë frymën “kërpudhat që dalin pas çdo shiu”, më shpjegon metaforikisht profesori, të cilit kur i thashë që kam zgjedhur këtë temë për diskutim me personat publikë m’u drejtua: “mua mos më përmend të lutem”. E respektova dëshirën e tij, por vetëm pasi më premtoi që në një nga këto javë do “shpërthente” me një intervistë të gjatë për këtë fenomen. Ndërkohë kolegeve të mia ju sugjerova që opinionet për këtë javë të fokusoheshin rreth kësaj teme me personazhe të tjerë, të cilët në fakt kishin shumë për të na thënë. Lexojini më poshtë.
Gjergj Jorgaqi (këngëtar)
Thonë “shumë e për lumë”, apo jo? E si mund të them se mund të pasurojë muzikën shqiptare ky fakt, do të ishte absurde. Mënyra e vendosjes se cilësisë, është e padrejtë. Niveli i muzikës ka rënë, madje dhe shumë do thoja pa kurrfarë ndrojtjeje. Nëse në anën financiare të një personazhi, apo një shteti gjendja është e keqe, po ashtu dhe çdo gjë tjetër që varet prej kësaj që sapo thashë do të variojë në mënyrë të shëmtuar, të padrejtë dhe të pandershme njëkohësisht. Të provokosh veten deri në imponim për të krijuar atë që nuk e krijon dot dhe kur je në gjendje të mirë logjike është shtrëngim i varfër dhe i deformuar si krijesë. Çfarë pretendon të dëgjosh kur pothuaj gjithçka është e padëgjueshme? Çfarë pretendon të fitosh kur gjithçka pothuaj është amorfe? Nuk po flas nga këndvështrimi i pesimistit aq sa po flas nga këndvështrimi i logjikës dhe logjika vet s’ka mundësi të ushqejë qelizat e saj për të ushqyer idetë, krijimet apo rinovimet. Gjithsesi besoj, se është periudhë tranzicioni si në çdo gjë që i ndodh kësaj Shqipërie të mjerë që s”po e vëmë dot mbi shina qoftë dhe për një herë të vetme. Sa herë mundohemi ta vëmë, ajo del sërish. Nuk e ka fajin mashinisti, e ka fajin treni që është ndryshkur dhe nuk shtyn më përpara. Nuk kemi as bojë që të paktën ta lyejmë këtë tren që të duket i bukur. Të paktën nga fasada.
Eva Idrizllari, (gazetare)
Mendoj se muzika shqiptare ka bërë një hap cilësor në shtratin e saj duke ardhur drejt dixhitalizimit dhe prurjes se saj në format më bashkëkohore të muzikës në botë. Vetëm se në këtë rrugë ka filluar edhe abuzimi me të, që do të thotë jo krijime të mirëfillta, por vjedhje dhe përpunim i çfarë qarkullohet në tregjet e botës dhe që për veshin shqiptar janë të padëgjuara më parë. Në këtë mënyrë po komercializohet duke u kthyer në një regres kundrejt krijuesve profesionistë, të cilët po mbyten nga ai lloj krijimi i marrjes “copy paste” në kompjutera, ku një vijë melodike mund ta bëjnë edhe mjeshtrat e montazheve dixhitale. Të kompozosh do të thotë të ulesh dhe të thurësh nota, t’i qëndisësh ato mbi fletë muzikore dhe piano…jo të zhytesh në kompjutera duke vjedhur punën e tjetrit. Boll me pseudo-kompozitorë dhe interpretues që gdhihen me ëndrrën për të qenë këngëtarë. Realisht në Shqipëri kanë kuptuar që kështu paraja fitohet kollaj, ndaj ka ardhur koha që edhe publiku të fillojë të ndërgjegjësohet. Na kanë ardhur në majë të hundës “amatorët” që torturojnë veten në kërkim të temperamentit artistik
Ervin Bushati (këngëtar)
Mendoj se është përmirësuar në krahasim me vite më përpara që dëgjonim vetëm muzikë të huazuar, vetëm se nuk ka më hit-e, apo kompozime të cilat të ngelin gjatë në mendje për publikun e gjerë. Përsa i përket daljes së shumë këngëtarëve të rinj, mendoj se është pozitive, por sasia e madhe nuk është se përmirëson shumë, kënga kërkon cilësi. Sasia e këngëtarëve mund të rrisë vetëm konkurrencën, pastaj është në dorën e gjithsecilit që të drejtojë shijet e veta muzikore. Koha vërteton se kush mbetet dhe i reziston asaj.
Mentor Haziri (këngëtar)
Niveli i muzikës është një pështjellim vlerash. Mund të them se, përsa i përket muzikës popullore e kanë bastarduar me futjen e rrymave sllavo-rome në kulturën dhe muzikën e mirëfillte shqiptare, domethënë gjithçka që e rrethon muzikën popullore për momentin ka të bëjë me ritme sllavo-bullgare që nuk është aspak e jona, kjo më shqetëson me faktin se ne kemi muzikë shumë të mirë me vlera dhe pse mos t’i kultivojmë ato më tutje, por fusim rryma të tjera që promovojnë të tjerët.
Muzika POP – Mendoj se ka ecur përpara shumë me producentët modern që kemi. Duke futur RNB me ritme, mendoj se është OK dhe trend shumë i mirë në rajon. Gjithashtu mendoj se shqiptarët me muzikën POP janë shumë OK, e këtu do kisha përmendur të talentuarin Flori Mumajesi, i cili i prin këtij suksesi për arsye se shumicën e produksioneve që ka sjellë këtë vit kanë qenë produkt i tij dhe i mendimit të tij pro modern.
Nga Muzika ROCK do kisha veçuar suksesin tonë të “Kthjellu”, apo “The Grips” që kemi pasur këtë vit në MTV, ku jemi shfaqur kudo nëpër botë me këngën “Tonight is Your night” dhe që ishim në listën e ngushtë të nominimeve për “MTV Europe Music Awards” që është një arritje historike për rock kulturën shqiptare në përgjithësi. Dalja në skenë e artistëve të rinj vetëm se e pasuron gjithë muzikën tonë moderne, mirëpo para të gjithave gjithmonë kur ajo këngë, apo videoklip ka vlera dhe këndim që ia vlen të dëgjohet.
Darko Dimitrov (kompozitor)
Muzika shqiptare ka pasur progres vitet e fundit dhe mendoj se progresi ka qenë disi i avashtë. Gjithsesi mendoj se është normale si për këngëtarët edhe për muzikën të kenë disa kriza dhe të fillojnë të ripërsërisin veten tyre për të kaluar më pas në disa ide të reja. Gjithsesi muzika e vërtetë dhe me vlerë mendoj se do ekzistojë gjithmonë dhe do arrijë të lërë gjurmë kurdoherë.
Eltina Minarolli (këngëtare)
Duhet ta pranoj me keqardhje që përpos prurjeve të shumta në fushën e muzikës, niveli artistik nuk është ende i konsoliduar. Ajo ç’ka ndodh rëndom është se talentet e reja nuk kanë suportin e menjëhershëm të shtëpive diskografike. Tregu muzikor sigurisht që do ketë në përbërjen e vet qoftë artistë të talentuar dhe profesionistë, qoftë edhe debutantë, të cilët janë më së tepërmi pjesë e asaj ç’ka përbën anën komerciale që pëlqehet nga një dashamirësi i saj. Fatkeqësisht prurjet e reja nuk janë vendosur ende mirë në tregun aktual pasi dëgjuesi/shikuesi nuk përdor si kriter selektimin, anën profesionale në pjesën më të madhe të rasteve. Kjo është një tipar që jam e sigurt se do ndryshojë me kalimin e kohës, sepse edhe shijet muzikore vijnë duke evoluar për shkak edhe të impaktit që ka muzika botërore sot në Shqipëri. Unë sigurisht jam pro talenteve të reja, për faktin se janë të kultivuar me një frymë bashkëkohore dhe sjellin risi në muzikë, qoftë nga ana e kompozicionit ashtu edhe ajo e performancës. Ndaj mendimin se edhe publiku i gjerë me kalimin e kohës do bëhet më selektiv dhe sigurisht që në fund do mbetet ajo ç’ka është cilësore. Kontributi aktual në fushën e muzikës mbetet në nivele minimale dhe mbështes me forcë promovimin e talenteve të reja.
Valton Krasniqi (këngëtar)
Muzika normalisht që ka ndryshuar shumë, pasi çdo ditë po modernizohet jeta dhe muzika. Dalja në skenë e këngëtarëve të rinj është shumë mirë për mendim tim, sepse muzika ecën më shumë përpara, duke pasuruar muzikën dhe skenën. Megjithatë nuk mohoj faktin që duhet të ketë kualitet dhe nivel.
GameOver

Re: Evoluim, apo degradim? Ku po ‘shkon’ muzika e vërtetë shqiptare
Jam shume dakord, muzika shqiptare ka degraduar jashte mase... aq shume sa mua me acaron shume kur i degjoj.. Shume kenge me melodi Turke, Greke dhe Sllave "shiten" si Shqiptare!!!!!!!!!!!!!!!! Me keqe ende kur edhe kengeve "popullore" ju futet muzike arabe apo jevge dhe kur i degjoj me ngrihen qimet pas qafes!!!!!!!!!!!!!!!!
Me vjen shume keqe, se ne kemi muzike perle dhe nuk kemi nevoj per te kopjuar muziken e huaj, kemi muziken e lehte tonen si p.sh. Alban Skenderaj apo Argjentina Ramosaj etj.. Kemi kenget popullore tonat, Poni me pelqen shume apo edhe disa te tjere..
Nuk me vjen keqe, se kendojne RAP apo rock , kjo s'ka asgje te keqe vetem kur kopjojn muziken popullore te vendeve te tjera merzitem...

Leo_uk- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5977
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha : 46
Re: Evoluim, apo degradim? Ku po ‘shkon’ muzika e vërtetë shqiptare
Eshte shkaterruar komplet koheve te fundit,pasi kengetaret tona po kopjojne nga te tjeret,dhe po bejn me shum ne gjuhe te huaja.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Gjakmarrja shqiptare shkon ne Austri
» Tropoja, pse është perla e vërtetë shqiptare
» KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË
» Muzika Latine
» Arten, hakerat e largojne nga muzika

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi