Valza Bajra paralajmëron këngë dhe videoklip të ri
2 posters
Faqja 1 e 1
Valza Bajra paralajmëron këngë dhe videoklip të ri
E dhënë pas këngës dhe dukjes skenike, Valza Bajra do të paraqitet më mirë se kurrë. Kënga dhe videoklipi “Më jep rast”, që do të lansohet gjatë kësaj jave, do të magjepsë adhuruesit e saj.
Sipas Valzës, ky videoklip është xhiruar në disa vende të jashtëzakonshme. “Për herë të parë këtë klip e kam përgatitur më ndryshe, kemi xhiruar në një pjesë malore të Badovcit dhe një pjesë tjetër në Prishtinë.
Kënga “Më jep rast” është përgatitur nga Florent Boshnjaku, i cili e ka bërë orkestrimin dhe kompozimin, ndërsa tekstin e ka bërë Mithat Sadiku. Për dukjen e Valzës në këtë klip është përkujdesur salloni i ondulimit “Fjolla & Sebi”.
Edhe në këtë projekt, sikurse ato paraprake, Valza nuk ka pasur sponsorë dhe thotë se të gjitha i ka realizuar me mjete të veta financiare.
“Sa i përket sponsorëve deri më tani gjatë karrierës sime nuk kam pasur asnjëherë dhe as që mendoj të kem. Kjo për faktin se jam një tip që nuk dua ndihmë nga askush, por me forcat e mia dua t’ia dal mbanë”, triot, ajo, transmeton Zhurnali.
Gjatë këtij viti Valza planifikon të lansojë në treg edhe disa projekte të reja muzikore për të cilat do të flasë më vonë.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Valza Bajra paralajmëron këngë dhe videoklip të ri
edhe kjo valza ca si shum po duket koheve te fundit.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Flet shoqja e Emmy-t, Valza Bajra: Kelmendi më telefonoi nga celulari i saj
» Korab Jetishi së shpejti me këngë dhe videoklip të ri
» Valëza Bajra, tatuazh në kujtim të Emmyt
» Jabadabadu bëhet edhe me videoklip
» “Produkt 28” do të kthehet me videoklip
» Korab Jetishi së shpejti me këngë dhe videoklip të ri
» Valëza Bajra, tatuazh në kujtim të Emmyt
» Jabadabadu bëhet edhe me videoklip
» “Produkt 28” do të kthehet me videoklip
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi