SKENDERBEU-APOEL 64114SKENDERBEU-APOEL 50118
Policia e Korçës ka marrë masa të forta sigurie për ndeshjen me Apoelin.
Megjithëse duhen edhe disa ditë deri javën e ardhshme për ndeshjen
Skënderbeu-Apoel, policia ka nisur të mendojë për mënyrën se si do të
organizojë ditën e saj për një nga takimet më të rëndësishme sportive jo
vetëm për këtë qytet. Ardhja e shumë tifozëve shqiptarë nga qytete të
ndryshme të Shqipërisë, por edhe para së gjithash mbërritja e një numri
shumë të madh tifozësh qipriotë, kanë vënë në punë drejtuesit e policisë
për të pasur çdo gjë nën kontroll të plotë. Por, teksa ndeshja që luhet
mbrëmjen e 13 korrikut në Korçë ka rëndësinë e saj për klubin
Skënderbeu dhe kampionët, policia nga ana e saj do ta ketë punën më të
vështirë. Kjo pasi mendohet që nga Qiproja të udhëtojnë drejt Korçës
rreth 500 tifozë. Ky është një numër tejet i konsiderueshëm, ndërsa nga
ana tjetër kanë filluar prenotimet nga tifozët shqiptarë të hoteleve të
qytetit për mbrëmjen e të mërkurës së ardhshme. Burime nga Drejtoria e
Policisë në Korçë kanë bërë të ditur për gazetën se nga ana e tyre është
hartuar një plan paraprak masash, ndonëse gjithçka është në funksion
edhe të informacioneve që vijnë në rrugë zyrtare nga FSHF.