“Skënderbeu” - i panjohur
2 posters
Faqja 1 e 1
“Skënderbeu” - i panjohur
Gjergj Kastrioti (Georg Castriota), Skënderbeu (Skanderbeg), heroi nacional shqiptar, është padyshim dukuria më e spikatur e Mesjetës. Duket e pabesueshme që një njeri i cili nën komandën e tij nuk kishte më tepër se disa mijëra ushtarë, edhe ata jo të ushtruar për luftë, të ketë mundur t‘i përballojë 24 vite me radhë me fitore ushtrisë turke për nga numri, shpesh, dhjetë e njëzet herë më të madh. E gjithë Evropa dridhej nga ecuria e fitoreve të pandalshme të Kalifëve Otomanë, në një vend idilik të veçuar të dërrmuar megjithë mundimet, njeriun me dëshirë hekuri e bënte përndryshe të pamposhtur, të cilin, shikuar nga numri i ushtarëve të tij, e bëjnë hero.
Talenti strategjik i shkëlqyeshëm i Skënderbeut, gojëtaria entuziaste, e gjithë magjia që dilte nga personaliteti i tij, e vendosin atë denjësisht në anën e heronjve më të rëndësishëm të të gjitha kohërave.
Shqipëria është ende edhe sot, megjithë pozitën e përshtatshme gjeografike, në një mënyrë primitive. Këtu mungon literatura, s‘është çudi që jeta dhe vepra heroike e Skënderbeut, megjithë entuziazmin jashtzakonisht të kohës në të cilën jetonte, janë të rrethuara nga një rreth mitologjik, ku historianët kanë mundur vetëm me një përpjekje të mundimshme të bëjnë dallimin mes të vërtetës dhe trillimit. Gjatë përmbledhjes së këtij libri, për fat të keq nuk e kam pasur në dispozicion të gjitha ato materiale që do të kishin qenë të nevojshme për të dëshmuar me saktësi të plotë marrëdhëniet jashtëzakonisht të ndërlikuara të pushtetarëve shqiptarë midis tyre në shekullin e 15-të; pra, nisur nga kjo, më besoni, se unë me besimin e mirë i kam paraqitur supozimet dhe kam nxjerrë përfundime të cilat mund të gjenden edhe në veprat e tjera e që për mua janë të panjohura, le të më falin me zemërgjerësi.
Megjithëkëtë, kam pasur në dispozicion duke iu falenderuar zemërgjerësisë së Jezuitëve të P.P në Skutari një numër të madh të librave me vlerë dhe dokumente, të cilat më kanë sjellë në gjendje që të paraqes drejt jokorrektësinë e një numri të madh të shumë biografëve të Skënderbeut. Nëse unë këtu i lejoj vetes, posaçërisht në mënyrë të hollësishme të citoj veprat e shfrytëzuara, për këtë arsyeja qëndron në atë se, një numër i madh i tyre mund të gjenden në tregun e librit jashtëzakonisht rrallë apo ndoshta nuk mund të gjenden fare.
I vetmi shkrimtar i kohës në Shqipëri ka qenë Marinus Barletius (“Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarium principis”).
Shumë më i ndërgjegjshëm se Barleti, duket informatori nga Giammaria Biemmi (“Istoria die Giorgio Castrista, detto Scanner-Begh, Brescia 1742”), të cilin përmbledhësi e quan Antivariner. Biemi tregon se e kishte gjetur një libër në gjuhën latine shumë të dëmtuar, të cilit i mungonin fillimi dhe mbarimi, në mes të librit ai kishte gjetur një shkrim të titulluar me këtë përmbajtje:” Explicit Historia Scanderbegi edita per guendam Albanensem. Venetiis impressa industria atque impensa Erhardi Radolt de Augusta anno Domini 1480 die II mensis Aprilis ducente Joanne Mocenyco, inclito Duce.”
Më tej në punimin e dhënë këtu, është përdorur edhe kjo literaturë:
- “Historia universale dell`origine et imperio de Turchi; raccoltada M. Francesco, Venetia 1568”
- “Historia e gloriosi gesti et iuttoriose impress e fatte contro Turchi dal Sig. Don Giorgio Castriotto detto Scanderbeg; Venetia 1646” (Gjatë citimeve ky liber ne vijim do te përdoret me shkurtesën H. e.g.)
- “Historia Bizantina Duplici Commentario Illustrata, Autore Carolo du Fresne Domino du Cange, Regi a Consiliis, et Franciae apud Ambianos Questore, Lutetiae Parisiorum 1680.”
- “Illyrici Sacri, Autore Daniele Farloto, Presbitero Societatis Jesu, et Jacobo Coleto olim ejusdem Societatis Alumno, Venetiis 1817.”
- “Histoire de l`Empire Ottoman depuis son origine jusqu`a a nos jours par J. de Hammer, Paris 183“
- “La Turquie d`Europe par Ami Boue, Paris 1840“
- “Albanische Studien, Dr. Jur. Johann Georg von Hahn, konzulat i mbretërisë për Greqinë lindore, Jena 1854.“
- “Storia Ducumentata di Venezia di S. Romanin, Venezia 1855.“
- “Histoire de Scanderbeg par M. Camille Paganel, Paris 1855.“
- “Storia d’Italia del Professor D. Pietro Balan, Modena 1877.“
- “Le Istoria Albanesi compilate da Francesco Tafani, Salerno 1886.”
Dhe vepra të tjera historike të vjetra, si dhe materiale në dorëshkrim nga arkivat e Venedikut, Milanos, Manta, Bolonjës etj.
J. Pisko - Janinë, qershor 1894
I
Në fillim të shekullit 15-të, në Shqipërinë e sotshme sundonin një numër i princëve pak a shumë të pavarur, prej të cilëve më i respektuari ishte Gjon Kastrioti (Johannes Castriota). Kastriotët me sa thonë, kanë prejardhje nga Emathia në Maqedoni1 (Macedonien) dhe sundonin zonën e Krujës (Kroja) 2, sëbashku me një pjesë të tokës përskaj lumit Dibër (Dibre).
Pretendimet e disa historianëve të rinj se Kastriotët kanë prejardhje serbe është për t’u kërkuar në faktin se, Gjon Kastrioti ka qenë i martuar më Voisava, vajza e një princi triball (Triballer) 3, me çka edhe janë për t’u shpjeguar emrat e pjesërishëm sllavë të pesë vajzave të tij (Mara, Djela, Angelina, Ulaiza dhe Mamica) dhe katër djemve (Reposius, Stanica, Constantin dhe Georg – Skënderbeu).
Sipas të dhënave të shkrimtarëve të kohës, vetë lindja e Gjergjit 4 do ketë qenë e përzier me një lloj shenje mrekullie 5. Mbi vitet e para të jetës së tij raportohet se, megjithë moshën e tij të re, ishte më i miri në të gjitha lojërat e luftarake se gjithë vëllezërit e tij, në të gjitha ushtrimet trupore tregohej shumë i shkathët dhe posedonte një dhunti të jashtëzakonshme.
Mosmarrëveshjet e disa pushtetarëve shqiptarë ndërmjet veti kanë pamundësuar një rezistencë të suksesshme kundër depërtimeve otomane. Edhe pse vetë Principatat më të fuqishme, si Arianitët (Arianites Thopia Comneus), poseduesit e një pjese të madhe të Epirit (Epirus) i janë nështruar ushtrisë turke, megjithëkëtë, Gjon Kastrioti përpiqej ta mbronte pavarësinë e vendit të tij. Ai vetë, pa ndonjë ndihmë nga jashtë, për një kohë të shkurtër, ishte i detyruar të dorëzojë kryengritjen e pashpresë dhe dërgonte katër djemtë e tij si pengje në Adrinopol (Adrianopel).6
Mbi vëllezërit e Gjergjit nuk ka të dhëna të sakta; a i ka helmuar Murati i II-të pas vdekjes së babait të tyre, siç supozohet në përgjithësi, kjo duket e diskutueshme.7 Në çdo mënyrë, duket që të njëjtit bashkë me Gjergjin të jenë detyruar ta pranojnë fenë e muhamedanëve, me ç‘rast trimi jonë e merrte emrin Skenderbe.8 Skëndërbeu i ri gëzohej se në bazë të fitoreve dhe për shkak të veçorive të tij të shkëlqyeshme trupore dhe mendore, fitonte një një simpati të jashtëzakonshme në oborrin turk. Ai është edukuar me një përkujdesje të veçantë ushtarake, natyrisht sipas mundësive të asaj kohe, mirëpo si duket, ai ka shijuar edhe mësimet shkencore pasi që, përveç gjuhës amtare, ka zotëruar edhe greqishten, arabishtën, italishten dhe turqishten.
Në moshën 18 vjeçare i plotësohet dëshira e flaktë e Skëndërbeut që të marrë pjesë në mënyrë aktive në luftërat kundër armiqve të Sulltanit. Murati i II-të që kishte marrë postin diku në vitin 1421, u përgjigjet nxitjeve të luftëtarit të ri dhe e emëron atë për Sanxhakun,9 me të cilën vetë edhe ka marrë pjesë në një fushatë kundër princëve të Anatolien. Detajet për këtë nuk posedohen, megjithëkëtë, supozohet në përgjithësi se Skënderbeu këtu ishtë mbuluar me lavdi. Duket se ai është dashur që disa herë të zhvillojë beteja kundër Anatolien, derisa ai e kishte nënshtruar këtë provincë; megjithëkëtë, edhe për betejat e mevonshme, ngjajshëm si për të parën, ka shumë shkrime të varfëra.10
Në Adrinopol, që nga viti 1366 rezidencë e Sultanit të Turqisë, kthimin e heroit të ri po e priste një pritje e madhështore. Murati i II-të e vlerësonte Skënderbeun si shtyllë të çmueshme për qëllimet e tij luftarake, dekoronte fituesin (Skëndërbeun vër.) me dhurata dhe tituj nderi në praninë e gjithë Oborrit me fjalime lavdi.11
Një kohë të shkurtër, pasiqë Skënderbeu është kthyer në Adrinopol nga beteja vendimtare kundër Anatolien, kishte për të kaluar dy duele të cilët janë prezantuar në mënyrë mjaft të ngjashme nga shkrimtarët e rinj dhe të vjetër. Në kohën e atëhershme, kur fuqia individuale shpeshherë ishte vendimtare për fitore, ishte e zakon që në kohë paqeje individë të ushtruar mirë shkonin prej një qyteti në tjetrin për të ftuar në duel ata më trimat. Njëri prej këtyre luftëtarëve që bridhte ishte një tartar (Tartare) me një trup të zhvilluar si ai i Herkulit, i cili në vitin 1429 vjen edhe në Adrinopol dhe provokonte kot për një kohë të gjatë luftëtarë të Muratit të II-të.
Kushtet luftarake shumë të vështira, si dhe zëri i tij që kishte dalë se është i pamundshëm, frikësonte edhe vetë trimat më të mëdhenj. I vetmi ishte Skëndërbeu, i cili kishte guxuar t’i dalë përballë këtij të madhi, i cili, kur u paraqit ai (Skënderbeu) me trupin e tij të brishtë të 25 vjeçarit, thirrjet e larta vetëm se dyfishoheshin.12 Të dy kundërshtarët qëndronin përballë njëri-tjetrit të armatosur vetëm me nga një, kamë krejt të zhveshur në një hapësirë të kufizuar. Pas një lufte të shkurtër, e cila u zhvillua me një qetësi të lartë nga kureshtja e madhe e gjithë Oborrit dhe nga pjesëmarrja e madhe e popullatës, e shtrin Skëndërbeu tartarin të vdekur në tokë. Ai ishte përcjellur me brohoritjet e pafundme nga shikuesit.
Jo më pak i gëzueshëm ishte Skëndërbeu edhe pak muaj më vonë në Bursia,13 ku ishte vendosur edhe Murati i dytë; në një duel të dyfishuar kundër dy persianëve (Perser) emrat e të cilëve ishin Jaja dhe Zampsa të cilët i kishin ofruar Sulltanit shërbimin e tyre dhe si provë për trimërinë e tyre personale tregoheshin të gatshëm të armatosur me kuaj, shtizë, shpatë dhe mburojë të luftojnë me trimin më të madh të Sulltanit. Skëndërbeu i lutet Sulltanit menjëherë për mundësinë që të matë forcën me këta të huaj14 dhe i hyp kalit. Jaja, i cili del i pari përballë Skëndërbeut, ngushtohet shumë shpejt në atë mënyrë sa që shoku i tij Zampa, duke bërë shkeljen e rregullave, kërcen nga mbrapa me shtizë në drejtim të Skënderbeut15. Ky i fundit kthen kalin e tij me një shpejtësi prej vetime dhe shpuron tradhtarin me shtizën e tij e më pas pret Jajën që i ishte vërsulur dhe e vret poashtu edhe këtë me shpatën e tij të rëndë, me të cilën e kishte ndarë persianin në dy pjesë.
Pas disa betejave të parëndësishme në Azi, Skënderbeu dërgohet në Evropë nga Murati i II-të. Dhe ne këtu kemi ardhur te pika më e diskutueshme e jetës së heroit tonë dhe pikërisht për sjelljet e tij gjatë luftërave me armiqtë e krishterë. Se Skëndërbeu gjithë kohën mbeti një katolik i mirë, poashtu edhe në mes të rrethit të tij turk, për këtë në të vërtetë nuk ka fare dyshim, megjithëse në publik e njihte islamin. Në oborrin e Muratit të II-të jetonte një numër i konsiderueshëm shqiptarësh (Albanesen) fisnikë, që të gjithë e shihnin Skënderbeun si çlirimtarin e ardhshëm të vendlindjes dhe atë përherë e mësonin në mësimet e krishtenizmit. E vështirë është pyetja nëse i njëjti (Skënderbeu vër.) a e kishte të mundur që në luftërat kundër bashkëbesimtarëve, t’i kursente, ruante. Barleti dhe Sansovinus njoftojnë se Skënderbeu në mënyrë shumë të mençur, në fushatat e tij kundër Greqisë dhe Hungarisë, u ishte mënjanuar betejave të ashpra serioze dhe nëse ai burgoste ndonjë, mundohej që atyre në çdo mënyrë t'u lehtësonte fatin e tyre dhe dinte aq mirë të manovronte, sa që ia arrinte ta kënaqte në mënyrë të plotë edhe vetë Sulltanin16. Autorë të tjerë mendojnë se ai ka qenë i njëjti kundërshtar i trishtueshëm si për myslimanët, ashtu edhe për të krishterët. Dëshmi për këtë është robërimi i Serbisë 17 që udhëhiqej nga Georg Vokovich apo Brankovich, përndjekjen e metropolitëve Novemonte nga ky vend. E vërteta duhet të jetë diku në mes. Pa dyshim, se Skënderbeu është ngritur në luftë kundër jo të krishterëve, ai do t'i kishte rrezikuar planet nëse në luftërat kundër bashkëbesimtarëve të tij do të ishte kufizuar vetëm në rolin e një shikuesi të detyrueshëm.
1 Sot Moghlena; qyteti më i mirë i këtij Districtes është Vodena në Vodena-Bystritza, e cila bashkohet me Moglenica që përbëhet nga Bielica dhe Krusavica dhe mëpastaj quhet Bytritza (turqisht Kara-Asmak) - për prejardhjen e Kastriotëve shiko shtojcën I shënimi 1.
2 Sot një qendër e një kaimokamsit turk. Shiko kap. VIII.
3 Shiko shtojcën I shënimi 4.
4 Barleti dhe të tjerët njoftojnë se, Skënderbeu ka lindur në vitin 1404; Paganel vlerson si duket vitin 1414, pasi që ai këtu njofton se, Skënderbeu me 9 (nëntë) vjet në vitin 1423 i është dorëzuar Muratit të II-të.
5 Sikur edhe shumë njerëz me rëndësi, edhe këtu besimi popullor e ka zbukuruar lindjen e Skënderbeut në mënyrë legjendare. Krahaso ëndrrën e Olimpias (nënën e Aleksandrit të Madh), të thënën e gjarpërit në krevatin e Herkulit të Scipio Africanus etj. etj.
6 Shumë autorë të vjetër njoftojnë se Gjon Kastrioti i ka dërguar Sulltan Muratit të II-të djemtë e tij si pengje. Këtu megjithkëtë në anën tjetër në përgjithësi viti 1413 emrohet si viti i nënshtrimit të Kastriotëve nën sundimin turk, këtu duket të ketë ndodhë një anakronie (Anachronismus), pasi që në këtë vit sundontë ende Muhameti i I-rë (Mohammed I). Biemmi dikton shprehimisht se pasi që Skënderbeu me nëntë vite, pra në vitin 1413, vjen në Konstatinopol, kjo mund të ketë ndodhur vetëm gjatë sundimit të Mohamedit të I-rë. Sipas të dhënave të tjera Kastrioti (Castriota) do i ketë dërguar djemtë e tij në Adrinopol (Adrianopel) në vitin 1410 pas një lufte të pafat kundër Evrenos Pashës.
7 Paganel është kategorik kundër këtij pohimi, ngase një akt i tillë mizor do ishte në kundërshtim me fisnikërinë e Muratit të II-të.
8 Biemmi e cek që Sulltani, para dorzimit të katër vellezërve, në mënyrë festive të ketë premtuar se ata do t'i lejoj që të rriten pa pengesa në besimin e krishter. Ndërsa te Sansovinus-i etj. nuk kemi hasë në ndonjë premtim të tillë.
9 Në atë kohë Sanxhaku ka qenë emërim pasues ushtarak pas Pashës, dhe krahasur tani me kohën tonë ky emërim do të mund të krahasohet përafërsisht me Gjeneral Brigade. H. e. G. tregon, se Skëndërbeu është emëruar Sanxhak në moshën 19 vjeçare.
„Giunto poi questo Skanderbeg all‘ età d‘anni XIX fu fatto dal gran Turco Sanžacco, che vuol dire Condottire, dandogli condotta di dieci mila cavalli, piu volte con titolo die Capitano che vuol dire in Turcheso Bassà fu mandato contra suoi inimici.” Sipas kësaj, Skëndërbeut do e ketë marrë menjëherë rangun e një Pashe, çka nuk duket e besueshme.
10 Paganel cek tri beteja; nga disa autorë të tjerë ceket vetëm në mënyrë të përgjithëshme, se Skëndërbeu disa herë është dërguar të luftojë kundër Anotolien.
11 Sansovinuas shkruan: „Amurathe usaua dire publlicamente, che Skand. Era il suo bracio destro, il suo occhio, il suo cuore e il uero e sicurissimodifensor e augmetatore dello stato suo.”
12 Sansovinus: „Et cosi ad occhi ueggienti de popoli quasi innumerabili con animo molta sicura andò a ritrouar quel Tartaro il quale quasi sbeffendolo come Golio sbeffana Dauid, diceva increscergli combattere con un tal giouane.”
13 Sipas Anderen Prusa; me sa duket Brussa e sotshme në provincën e atëhershme të Bithynien.
14 Sipas Paganel-it, ai është kërkuar vetë nga Murati i II-të për këtë duel.
15 Sipas të dhënave të tjera Zampsa është future në dyluftim tek pas vdekjes së Jajas. Si do që të jetë fitorja e Skëndërbeut ndaj këtyre dy përsonave është një e vërtetë faktike historike.
16 Sansovinus: “Haueua costi tenuto e continuamete teneua appresso die se una moltitudine die Christiani fautori del padre li quali ad ogni hora i`ammastrauano della fede Christiana, riceunta nel sacrosanto battesimo e però protide che gli christianissimi Ungari senze altra mente uenir alle mani se ne ritornassero indietro. Onde allora se ne ritornò sano e saluo co tutto i`esercito in Adrinopoli doue fu molto carezzato dal Sig. Turco e con assai doni sommamente onorato.”
17 Në mesjetë Moesia superiuor dhe Moesia inferior. (Bullgaria e sotshme, Serbia dhe Bosnia veriore.)
Libri origjinal është pronë e përkthyesit, përkthimi i pjeses se pare te ketij libri eshte projekt i www.stublla.com
Përktheu nga gjermanishtja:
Zef Ahmeti

Re: “Skënderbeu” - i panjohur
do ket qen grek ose serb ai qe ka bo ket gjo
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Të dua e panjohur
» Të dua e panjohur !
» Te dua e panjohur
» Te dua e panjohur
» Dashuri Me Nje Te Panjohur
» Të dua e panjohur !
» Te dua e panjohur
» Te dua e panjohur
» Dashuri Me Nje Te Panjohur
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi