Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nga thënia në mendim (II) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nga thënia në mendim (II) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga thënia në mendim (II)

Shko poshtë

Nga thënia në mendim (II) Empty Nga thënia në mendim (II)

Mesazh nga WebMaster Wed 13 Jul 2011 - 21:40

Një ndërtim me foljen them si folje modale të qëllimit të pavendosur, të ndjekur nga lidhorja:

Themi të shkojmë në kinema sonte.
Them të pres edhe një muaj, pastaj t’i shkruaj.
Them t’i kërkoj takim ministrit.
Them të aplikoj për një grant këtë vit.
Thashë t’i kërkoja Halimit të ma rregullonte derën.
Them ta marr edhe nipçen me vete.

Këtu them ka kuptimin “kam ndërmend”; të krahasohen:

Themi të shkojmë në kinema sonte.
Duam të shkojmë në kinema sonte.
Do të shkojmë në kinema sonte.

Ndërtimi i tretë është në të ardhmen; ndërtimi i dytë ka modalitet volitiv, shpreh dëshirën për të bërë diçka; ndërtimi i parë është i ngjashëm me të ardhmen, por shton një modalitet pasigurie, ose më mirë, sugjeron se vendimi ende nuk është marrë; ose që dëshira për të bërë diçka nuk është aq e fortë.

Të krahasohen edhe:

Themi të rrimë në hotel edhe sonte.
Ndoshta rrimë në hotel edhe sonte.

Çka e konfirmon modalitetin e mundësisë, ose të një vendimi që ende nuk është marrë plotësisht.

Në këto ndërtime, folja them është e kufizuar në vetë, në kohë dhe në mënyrë: mund të përdoret vetëm në vetën e parë njëjës dhe shumës, si dhe në kohët e tashme dhe të kryer të thjeshtë (aorist); po ashtu, nuk pranon format mohore.

Nga pikëpamja diskursive, them në këto ndërtime shërben si operator i ligjëratës së zhdrejtë; meqë thënia që e ndjek rimerr diçka që folësi po e mendon, po e debaton me veten ose me dikë tjetër, po e pleqëron, por që s’e ka vendosur ende.

Si edhe në raste të tjera, shqipja e përdor këtë folje për të shënjuar procesin e të menduarit.

Metafora bazë këtu është: TË MENDOSH është TË THUASH DIÇKA.

Çuditërisht, ndërtimi nuk ndeshet në vetën e tretë, madje edhe në tekste letrare me autor të gjithëditur (omniscient):

Thashë ta parkoja makinën afër spitalit.
*Aliu tha ta parkonte makinën afër spitalit.

Arsyeja pse ndodh kjo ndoshta ka të bëjë me faktin se tekste të tilla, me autor të gjithëditur dhe ligjëratë të zhdrejtë, nuk janë të ligjërimit të folur.

Gjithsesi, në gjendjen e sotme të gjuhës, ky operator modal mbetet i lidhur ngushtë me vetën e parë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi