Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të ndryshoj mendim?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të ndryshoj mendim?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të ndryshoj mendim?

2 posters

Shko poshtë

Të ndryshoj mendim?  Empty Të ndryshoj mendim?

Mesazh nga Darius Sun 9 Oct 2011 - 8:50

…Duket e thjeshtë? Në fakt, nuk është aspak kështu. Për t’i qëndruar besnikë asaj që
mendojmë, jemi të gatshëm të injorojmë realitetin. Çdo opinion i yni tregon se kush jemi.
Ta ndryshojmë atë, do të thotë të jemi jokoherentë
Të ndryshoj mendim?  1-7

Të ndryshoj mendim?

Sa herë keni ndryshuar mendim
vitin e fundit? Natyrisht, bëhet
fjalë për problemet e rëndësishme,
jo për çështje banale, si
për shembull zgjedhja e një ëmbëlsire
në restorant. Për t’u kuptuar më mirë:
mendimin që keni për një mik, apo koleg;
qëndrimin kundrejt një teme etike
si aborti; informimin mbi një zhanër
muzike të caktuar. Mos u çudisni nëse
zbuloni se diçka e tillë u ka ndodhur pak
herë. Në fakt, për shkencëtarët njeriu
është në thellësi një konservator.

Ekuilibër dhe koherencë
Zakonisht nuk na pëlqen të ndryshojmë
mendim, sidomos kur bëhet
fjalë për të përmbysur tërësisht pozicionin
tonë. Ndaj kjo gjë ndodh rrallëherë,
pavarësisht të dhënave dhe informacioneve
që kemi kundër bindjeve tona.
Sigurisht, mund të ndodhë. Por
para se kjo gjë të ndodhë, hyjnë në
funksion shumë kundërshtime psikologjike.
Për të kuptuar arsyen duhet
parë mënyra me cilën mendja e njeriut
ndërton opinionet e veta. “Imagjinoni
një rrjetë, të formuar nga shumë
nyje të lidhura. Në fakt, çdo opinion
përbëhet nga të dhëna të ndryshme,
emocione, eksperienca, bindje (nyjat)
që në mënyrë koherente lidhen me
njëra-tjetrën, duke krijuar një lloj “rrjete
të ekuilibruar”. Për ne, ky ekuilibër
konjuktiv është shumë i rëndësishëm,
ndaj informacionet që e shqetësojnë
merren rrallëherë në konsideratë”,
shpjegon një psikologe sociale.
Për shembull, nëse do të dëshironim
të pasqyronim bindjen tonë, që për
shembull në drekë është mirë të mblidhet
e gjithë familja, do të zbulojmë se
kjo bindje përbëhet nga shumë nyje pozitive
(“kështu ndihemi më të bashkuar”,

Kujdesi
Ja një këshillë e vlefshme për të
gjithë: duhet të jemi shumë elastikë.
Duhet të arsyetojmë gjithmonë për
zgjedhjet tona, duke studiuar me
hollësi çdo detaj, duke i vlerësuar
pro ose kundër
Të ndryshoj mendim?  2-6

“është një traditë e bukur”, “në shtëpi
ushqimi është më i freskët”) dhe negative
(“të gatuash dy herë në ditë është e
bezdisshme”, “të respektosh gjithmonë
oraret je i detyruar të vraposh”) etj. Po
çfarë do të ndodhte nëse një mësues do
na thoshte se fëmijët që kthehen për të
ngrënë në shtëpi janë më të izoluar në
krahasim me ata që e ndajnë mensën
me shokët e tjerë? Do të ndodhte që të
nesërmen fëmija ynë do të ushqehej
në shkollë?

Strategjia e përjashtimit
“Me shumë mundësi, jo. Do të vëmë
menjëherë në funksion një nga strategjitë
tona mbrojtëse, që lidhet me
riinterpretimin e informacioneve. Do të
themi se bëhet fjalë për një përjashtim.
Me sa duket, fëmijët për të cilët po fliste
mësuesi ishin të pasigurt për arsye të
ndryshme, nga fakti për t’u kthyer në
shtëpi për drekë. Pas pak kohësh do
ta harrojmë se kur ka ndodhur, duke
përdorur kështu një strategji të dytë
yeshme
Ide të tjera të papërshkueshme ndaj
ndryshimit janë ato që fizikani dhe
historiani i shkencës Gerald Holton i
quan “themata”. Bëhet fjalë për çështje
të rëndësishme, të cilat nuk thyhen nga
një dëgjim ose gjykim logjik, por që ndikojnë
në mënyrën tonë se si e shohim
realitetin. Pra, a ka një shpjegim konkret
apo jo? Bota do të vazhdojë të ekzistojë
apo jo? Këto lloj mendimesh varen jo
vetëm nga teoritë shkencore, por edhe
nga shumë opinione të tjera, duke vënë
kështu në funksion sjellje të ndryshme,
të cilat lidhen si me punën, ashtu edhe
me jetën personale.
Edhe mendimet që kemi kundrejt
njerëzve (miqve, kolegëve, partnerit)
janë shumë rezistente ndaj ndryshimit.
“Zakonisht kur takojmë një njeri që nuk
e njohim, duhet të krijojmë me shpejtësi
një mendim dhe ta pozicionojmë në
kategorinë e duhur. Ja shembulli më
banal: burrë/grua; i bardhë/i zi; i ri/plak;
më pas: simpatik/i shëmtuar; i qeshur/
Të ndryshoj mendim?  3-5

Mendimi i parë
Të gjithë njerëzit janë të prirur ta gjykojnë personin që
kanë përballë nga pamja e parë, gjë e cila nuk i ndihmon
kurrë. Kështu, nëse njohim dikë, kemi nevojë të regjistrojmë
shumë informacione për të ndryshuar gjykimin
tonë të parë, ose ky njeri duhet medoemos të na bëjë të
jetojmë një eksperiencë të magjishme për të ndryshuar
rrënjësisht përshtypjen e parë

serioz etj. Në fakt, të gjithë njerëzit janë
të pritur ta gjykojnë personin që kanë
përballë nga pamja e parë, gjë e cila nuk
i ndihmon kurrë”.
Kështu, nëse njohim dikë, kemi
nevojë të regjistrojmë shumë informacione
për të ndryshuar gjykimin tonë
të parë, ose ky njeri duhet medoemos
të na bëjë të jetojmë një eksperiencë të
magjishme për të ndryshuar rrënjësisht
përshtypjen e parë. Ja një shembull.
Imagjinoni sikur në takimin e parë keni
dalë me vajzën/djalin që ju pëlqen
dhe ju duket shumë e/i ëmbël. Pas pak
sekondash ju pëshpërit në vesh duke ju
thënë ka një pasion të zjarrtë për të bërë
seks oral, apo se ka qenë i/e arrestuar
për çështje banale...

Fazat e ndryshimit
Të bombardohemi për një kohë
të gjatë nga informacione që vënë në
krizë bindjet tona, apo të jetojmë një
eksperiencë të frikshme, kjo do të na
tjetërsonte. Për një psikolog të famshëm
amerikan, faktorët që luajnë një rol të
rëndësishëm në ndryshim e opinionit
janë racizmi, mendjemadhësia, injoranca,
frika e shumë të tjera.

Përmbysje dhe shkëlqime
Faktorë të tjerë që psikologu i quan
“rezonancë” ndikojnë në prekshmërinë
e lartë. Është rasti kur njerëzit magjepsen
nga një mendim i ri dhe tronditës,
i cili ju duket menjëherë i gjetur dhe i
përshtatshëm, pa i ditur në fakt arsyet.
Këto lloj ndryshimesh hasen shpesh
kur bëhet fjalë për artin ose muzikën.
Në fakt, për psikologun, të ndryshosh
mendim për dikë apo diçka të caktuar,
është e pamundur.
Sipas tij, ka edhe nga ata njerëz që
janë të gatshëm të ndryshojnë. Nga njëra
anë elasticiteti i madh ose i vogël varet
nga mosha. Për shembull, adoleshentët,
duke jetuar një fazë eksplorimi të botës
dhe vetes, janë më të hapur ndaj ideve të
reja; ndërsa duke u plakur, njeriu sa vjen
e bëhet më konservator. Nga krahu tjetër
ka anë të personalitetit që të shtyjnë
drejt ndryshimit, ose të bëjnë t’u qëndrosh
besnik bindjeve të mëparshme.
Një prej tyre është “tendenca e vetëkontrollit”.
Për shembull, njerëzit me një
vetëkontroll të lartë kërkojnë gjithmonë
të vishen në mënyrën e përshtatshme
për vendin dhe rastin e duhur, ndërsa
ata që e kanë kaq të theksuar këtë virtyt,
ndiejnë se duhet të veshin xhinse edhe
në një festë ose dasmë.
Zakonisht “ekstremistët” kanë tipare
personaliteti të forta dhe dogmatike.
Nëse ndryshojnë, atëherë bëhet fjalë
“për një ndriçim hyjnor”.

Gjimnastikë mentale
Ja një këshillë e vlefshme për të gjithë:
duhet të jemi shumë elastikë. Duhet
të arsyetojmë gjithmonë për zgjedhjet
tona, duke studiuar me hollësi çdo detaj,
duke i vlerësuar pro dhe kundër.
Gjithashtu duhet të jemi të kujdesshëm
edhe me ata që nuk mendojnë
njësoj si ne.
Edhe ndjeshmëria jonë emocionale
duhet mbajtur e aktivizuar. Por si? Duke
eksploruar fusha të reja në muzikë, art
dhe marrëdhëniet sociale, duke u dhënë
pak nga vetja edhe njerëzve që për ne janë “të trashë”.

Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të ndryshoj mendim?  Empty Re: Të ndryshoj mendim?

Mesazh nga Anakonda Sat 17 Mar 2012 - 2:26

Un nuk mdryshoj aq shpejt mendim per ndonje gje,esht shum e veshtire te ndryshoj mendim,por as nuk e paragjykoj nje person ose dicka qe me nje shikim.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi