Shtatë shndërrimet e dashurisë..
2 posters
Faqja 1 e 1
Shtatë shndërrimet e dashurisë..
Shkruan: Hamdi NUHIJU
Ndoshta në mendjen e njeriut mistik do të kufizohej dashuria si një rrugë e cila të çon drejt ekstazës së ndjenjave për Krijuesin. Kjo ekstazë që parashikohet prej këtij grupi njerëzish mund të jetë thjesht një kamuflim i ndjenjave të njeriut karshi të Vërtetës. Bota do të dukej më e qetë dhe jo e ngurtë karshi një elementi të këtillë të dehjes së shpirtit të besimtarit karshi dashurisë hyjnore. Njeriu pi nga kjo dashuri derisa të shuaj oreksin për të vazhduar puthjen e mendimeve të sinqerta në mesnatë. Nata e errët, errësohet nga bindja se njeriu është zotëruesi i saj. Në fakt, njeriu mund të jetë një shkak se pse ekziston në ekzistencën e ekzistencës, e assesi të jetë një zotërues në nivelin e Krijuesit. Edhe pse dogma do të më mohohej prej faktorit term, prandaj kam nevojë të rikthehem në buçitjen e oqeanologjisë së emocioneve.
Shejh Xhelaludin Rumi duke e përmendur fenomenin e dashurisë, thekson:” Dashuria të hidhurën e shndërron në të ëmbël, tokën në pluhur, të turbulltën në të pastër, dhembjen në shërim, errësirën në kopsht përplot me bimë, sëmundjen në begati, shtypjen në mëshirë. Ajo e zbut hekurin, e shkrin shkëmbin, e ringjall të vdekurin, robin e bën edhe më të zi.”( Rrëfime të këndshme nga thesari i myslimanëve, Ibrahim al-Na`mah, Shkup, 2009, f.216)
E hidhura edhe pse e hidhur, ndonjëherë nga shpirti i dashurisë shndërrohet në ëmbëlsi e cila favorizon të gjitha gjenet e trupit tonë drejtë pozitivizmit. Zaten, nuk ka ilaç të ëmbël, gati të gjitha janë të hidhura! Edhe kthimi ynë në nënshtrueshmëri të plotë ndaj Allahut është një kthim i hidhur. Dashuria e Allahut ndaj robit, këtë hidhëti e shndërron në ëmbëlsi të cilën robi e ndjen në saje të sinqeritetit të tij gjatë kryerjes së kësaj vepre vetëm për hir të Krijuesit të botëve. Po u futëm thellë në historinë e dashurisë do e kuptonim esencën e lidhjes së afërt të Ademit a.s. me Havan. Por, para se të futeshim në këtë terren do të na duhej që të përgatitnim zemrat tona me sinqeritet, mendjet tona me çiltërsi dhe shpirtin tonë me nënshtrueshmëri. Dikush mund të thotë se për nga natyra shpirti ka karakter rebelues, dhe në këtë mënyrë do të justifikonte veprimtarinë e tij devijuese në shoqërinë njerëzore. Ai duke u kapur pas këtij arsyetimi, asnjëherë nuk do të pranonte ekzistencën e hidhëtisë së tij, dhe ndihmën e dashurisë hyjnore në shndërrim ëmbëlsish. Njeriu mësohet me vesin përderisa i bindet urdhrave të djallit të mallkuar. Ai nuk ndërron, sepse ndikimi i djallit është më i dukshëm sesa nevoja për ndryshim. Nuk janë të gjitha ndryshimet e këqija mikesha ime. Madje edhe ndryshimi i Ademit a.s. drejtë thyerjes së një urdhri të Zotit ishte urtësi dhe mëshirë për ne. Paramendo shoqërinë njerëzore sikur Ademi a.s. të ishte i pamundësuar të ndikohej aq keq prej djallit të mallkuar. Por, ai për asnjë moment nuk harroj dashurinë që ndjente ndaj Havasë, dhe këto dy u përkulën, kërkuan falje te furnizuesi i dashurisë së tyre Allahu Fuqiplotë. Njeriu nuk guxon që të furnizohet me dashuri nga depot e djallit të mallkuar të cilat janë të mbushura me kamuflazh ku brenda fshehët helm vdekjeprurës. Njerëzit duhet të furnizohen me dashuri te Allahu dhe jo tjerakah. Nuk është furnizim me dashuri, ajo që e bëjmë ne duke thyer urdhrat e Zotit, duke u njoftuar vajza me një djalë pa dijen e prindërve, duke biseduar një djalë me një vajzë pa u njoftuar prindërit e tij dhe të saj dhe në mënyrë jo legjitime. Në fakt, këto veprime janë helme vdekjeprurëse të ofruara nga ana e djallit të mallkuar. Në raste të këtilla asnjëherë nuk ëmbëlsohet e hidhura, por ka fatin që të ngelet e hidhur përgjithmonë.
Me siguri se dashuria tokën e bën pluhur! Digat e dashurisë nuk mundet ti duroj toka e cila është e fortë dhe në vete ka një mori objektesh të ngurta. Dashuria e bën qull atë dhe në këtë mënyrë me fryrjen e erës ajo lagështi shndërrohet në pluhur. Vetëm në saje të dashurisë njeriu mund ta nënshtrojë tokën, se përndryshe toka do ta nënshtrojë njeriun dhe ai për asnjë moment nuk do të ketë mundësi që të ngrejë kokën lartë nga nënshtrimi i tij ndaj tokës.
E turbullta pastrohet me prezencën e dashurisë, ndërsa turbullohet edhe më shumë në prezencën e urrejtjes, smirës, xhelozisë, inatit, e veprimeve çnjerëzore në të cilat nxitë djalli i mallkuar.
Dikush mund të theksoj se ekzistojnë edhe dhimbjet e dashurisë. Nëse nuk do të ekzistonte dashuria e Krijuesit për krijesat e tij, dhimbjet e tyre gjatë sëmundjeve gjithmonë do të ngelnin dhimbje dhe asnjëherë nuk do të shndërroheshin në shërim.
Errësira e mendjes është më e frikshme se errësira e natës, mendja pa dashuri çmendet, ndërsa me ndihmën e saj, prej errësirës kalon në kopsht me erë të mirë e të këndshme.
Sëmundja është pastrim! Kështu na ka mësuar i dashuri ynë, Resulullahu s.a.v.s. Nuk ka dyshim se dashuria e jonë ndaj Allahut, sëmundjen tonë e shndërron në begati.
A të kujtohet o lexues i këtyre rreshtave shtypja që iu bëhej Bilallit r.a.? Dhe a mund ta paramendosh shndërrimin e asaj shtypjeje në mëshirë nga ana e Allahut, që sot e derisa të ekzistoj bota, njerëzit do e përkujtojnë myezinin e Islamit?
Dashuria bën çudira! E saktë! Mos të duket një konstatim jo i vërtetë, pasi që gati të gjithë e kemi parë në praktik çudirat e saj. Ajo zbutë njerëzit! Zaten, esenca e Islamit dhe thirrjes në të është dashuri!

Re: Shtatë shndërrimet e dashurisë..
Ndryshime shume te medha qenkan bere me thene te drejten.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Shtatë arsye për të bërë dashuri
» Shtate tipet e femrave qe na rrethojne
» Shtate menyra per te shmangur nervozizmin
» Shpallen shtatë kryeveprat e trashëgimisë shqiptare
» Një i vdekur dhe shtatë të lënduar në aksident komunikacioni

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi