Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shpallen shtatë kryeveprat e trashëgimisë shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shpallen shtatë kryeveprat e trashëgimisë shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpallen shtatë kryeveprat e trashëgimisë shqiptare

Shko poshtë

Shpallen shtatë kryeveprat e trashëgimisë shqiptare Empty Shpallen shtatë kryeveprat e trashëgimisë shqiptare

Mesazh nga WebMaster Wed 18 Jul 2012 - 11:36

Shpallen shtatë kryeveprat e trashëgimisë shqiptare Komiteti-Komb%C3%ABtar-i-Trash%C3%ABgimis%C3%AB-Shpirt%C3%ABrore

organ i ngritur pranë MTKRS-së, për të parën herë në historinë e
trashëgimisë kulturore shqiptare shpalli listën e “Kryeveprave të
Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore” ,në zbatim të detyrimit ligjor të
parashikuar në ligjin “Për trashëgiminë kulturore”. Ajo përbëhet nga 7
dukuri, ndër më përfaqësueset në lëmin e trashëgimisë sonë
shpir-tërore. Lista e “Kryeveprave të Trashëgimisë Kulturore
Shpirtërore”, në pikëpamje ligjore është e barabartë me statusin e
mbrojtjes që ligji i jep trashëgimisë kulturore materiale përmes
listës së “Monumenteve të Kulturës”, e krijuar duke filluar prej vitit
1948. Kësisoj, më në fund edhe trashëgimia shpirtërore bëhet pjesë e
mbrojtjes ligjore sipas standardeve bashkëkohore, çka mendoj se do të
na imponojë për të pasur në vëmendje edhe problematikën e trashëgimisë
sonë shpirtërore, krahas asaj materiale.

Isopolifonia popullore shqiptare

Isopolifonia është folklor vokal, instrumental dhe koreografik dhe
tipologji e trashëgimisë shpirtë-rore kombëtare shqiptare, shpallur
“Kryevepër e trashëgimisë gojore dhe shpirtërore të njerëzimit” nga
UNESCO, më 25 nëntor 2005. Isopolifonia është dukuria bazë muzikore në
Shqipërinë e Jugut, e cila ndërtohet mbi parimin e këndimit të një apo
disa zërave të ndryshëm solistikë, mbi një shtrat isoje të kënduar
nga grup këngëtarësh. Tipet kryesore janë isopolifonia labe,
isopolifonia toske dhe isopolifonia çame. Isopolifonia është 2-3 dhe
4-zërëshe, vokale, instrumentale dhe koreografike.

Eposi i Kreshnikëve

Është tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare dhe
është një cikël këngësh legjendare i shoqëruar me lahutë, ku në qendër
ka dy vëllezërit, Muji dhe Halili. Eposi konstatohet të këndohet në
Malësinë e Madhe, Rranzat, Postribë, Shllak e Dukagjin, Nikaj Mërtur,
Krasniqeja e Gashi, Bytyçi, Berishë, Has si dhe në Kosovë në Rrafshin e
Dukagjinit me qendrat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Rahovec, Deçan, Istog e
Suharekë. Koha e formimit të tij lokalizohet të jetë përpara dyndjes
sllave në Ballkan, pra parasllav dhe paraturk. Për shumë studiues,
vlera e tij krahasohet me eposin homerik, sagat e Skandinavisë,
Kalevalën, Nilinat ruse etj. Ai është kënduar vetëm në odat e miqve,
kuvendet e burrave si dhe në festa të ndryshme, pa stimuj materialë për
rapsodët. Ndër këngët e veçanta të ciklit përmendim: “Martesa e
Mujit”, “Fuqia e Mujit”, “Orët e Mujit”, “Vaji i Ajkunës”, “Martesa e
Halilit”, “Muji e tri zanat e malit”, “Halili pret Pajo Harambashin”,
“Orët e Bjeshkës” etj. Nga shumë studiues janë vënë re ngjashmëritë e
eposit tonë me poemat homerike. Ndër ta përmendim Lambertz, Shmaus,
Minna Skafte Jensen etj.

Dialektet gjuhësore

Këtu hyjnë dialekti geg dhe ai tosk. Tipologji e trashëgimisë
shpirtërore kombëtare shqiptare. Mbështetur Ligjit 9048, dt. 07.04.2003
“Për trashëgiminë kulturore”, folklori gojor është teksti i krijimit
popullor, i pashoqëruar me muzikë, i cili lexohet ose tregohet.
Muzika popullore
Muzika popullore qytetare homofonike e Shqipërisë së Mesme – Folklor
vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji të trashëgimisë
shpirtërore kombëtare shqiptare.

Ahengu qytetarshkodran

Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji të trashëgimisë
shpirtërore kombëtare shqiptare. Ahengu shkodran është pjesë e
rëndësishme e repertorit të muzikës popullore të qyteteve shqiptare të
Gegërisë. Ahengu organizohet në “perde”-shkallë muzikore specifike, të
cilat janë gjithsej dymbëdhjetë. Në çdo perde gjejmë një repertor
muzikor, kryesisht këngë, melodi me vegla apo dhe valle, të cilat
ndërtohen mbi këto shkallë muzikore. Ahengu fillon të kristalizohet aty
nga fillimi i shek të XVIII-të. Ahengu në Shkodër ka pasur një rregull
të veçantë: këngëtari duhet të këndonte këngët e ahengut njëra pas
tjetrës. Ahengu bëhej natën e dasmës, ditën e martesës, mbrëmjen e
kurorës, deri në mëngjesin e ditës së nesërme. Ahengu shoqërohet nga
formacioni i përbërë nga vegla popullore, si dhe ato të importuara.

Veglat muzikore
Mjeshtëria e punimit të veglave muzikore popullore përbën një zeje të
veçantë në pamjen e përgjithshme të zejtarisë shqiptare. Deri në
momentin kur filluan të hapen dyqanet e para të punimit të veglave
(gjysma e dytë e shek. XIX, fillimi i shek. XX), veglat muzikore
popullore punoheshin vetë prej çdo familjeje dhe në veçanti prej
bartësve të folklorit. Në rrugë artizanale në Shqipëri kanë qenë
prodhuar dhe ende prodhohen vegla si gajde, fyelli, culë dyjare,
çifteli, sharki, lahutë, dajre, daulle, lauri, buzuk, bakllama, lahutë
etj. Në shumicën e rasteve, mjeshtrat që prodhonin veglat, punonin
njëkohësisht edhe për prodhime të tjera të artizanatit popullor.
Profilizimi i ngushtë i mjeshtërve të prodhimit të veglave u formua
rreth fillimit të shek. XX.

Vallja e vajzave dropullite
Është folklor instrumental dhe koreografik. Tipologji e trashëgimisë
shpirtërore të minoritetit etnik grek, pjesë e diversitetit kulturor në
Shqipëri./ R Shqiptari
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi