Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dasmat e armatosura People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dasmat e armatosura People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dasmat e armatosura

Shko poshtë

Dasmat e armatosura Empty Dasmat e armatosura

Mesazh nga WebMaster Mon 25 Jul 2011 - 11:27

Djaloshit 17 vjeç nga Mikushnica e Skenderajt me siguri se kurrë nuk do t’i fshihet nga kujtesa dita e 2 qershorit të këtij viti. Dyshohet se aksidentalisht ky adoleshent ka vrarë 45 vjeçaren, që ishte nëna e tij, duke e goditur në fund të barkut me plumbin e shkrepur nga pistoleta e kalibrit 7.62 milimetra. Edhe pse viktima ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Vushtrrisë, mjekët atje vetëm sa kanë konstatuar vdekjen e saj, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar, kurse i dyshuari është arrestuar. Në fakt, ky është vetëm një nga shumë rastet e vrasjeve në Kosovë në mënyrë aksidentale, ku nga përdorimi i pakontrolluar i armëve pësojnë edhe anëtarët e familjes.

Stina e incidenteve me armë

Rastet shtohen kryesisht gjatë muajve të verës, kur zakonisht me ardhjen e mërgimtarëve, shtohet edhe numri i ahengjeve të ndryshme familjare.

Për këtë arsye, vetëm gjatë fundjavës që kaloi, Policia e Kosovës ka konfiskuar 19 armë, në mesin e të cilave janë shtatë armë automatike, gjashtë pushkë dhe gjashtë revole.

Të gjitha këto janë konfiskuar pasi janë përdorur në ahengje të ndryshme familjare.
Për më tepër, këto raste nuk i takojnë vetëm një rajoni të vendit, por bazuar në të dhënat e policisë, ato përfshijnë tërë territorin e shtetit.

Brahim Sadriu, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tregon për Express se deri më tash, këtë vit nuk ka pasur persona të plagosur apo të vrarë, por rastet e konfiskimit të armëve nuk mungojnë.

Kështu, vetëm deri më 19 korrik të këtij viti, Policia e Kosovës ka konfiskuar 64 armë të kalibrave të ndryshëm.

Nëse këto të dhëna zyrtare krahasohen me ato të viteve të kaluara, atëherë del se trendi i përdorimit të armëve është vazhdimisht në rritje.

Në rajonin e Prishtinës, për tërë vitin 2009, janë konfiskuar 57 armë, kurse në vitin 2010 janë 77 të tilla që janë marrë nga policia.

Menjëherë pas Prishtinës, si rajoni i dytë me numrin më të madh të armëve të konfiskuara radhitet Mitrovica, ku për këto dy vjet në dasma janë konfiskuar 85 armë të kalibrave të ndryshëm.

Vetëm për një muaj, gjatë vitit 2010, nga 23 korriku deri më 29 gusht, Policia e Kosovës ka intervenuar në 117 raste, të gjitha ahengje familjare.

Nga këto ndërhyrje janë konfiskuar 87 armë, 597 fishekë, kanë ndodhur 18 incidente, janë arrestuar 48 persona, janë lënduar 5 veta si dhe janë shqiptuar 12 gjoba.

S’ka mahi me allti

Derisa për tërë vitin 2009 në nivel të vendit janë konfiskuar 128 armë të ndryshme, në vitin 2010 janë konfiskuar 157 të tilla.

Për këtë arsye, Policia e Kosovës ka filluar fushatën kundër përdorimit të armëve në ahengje familjare.

Kjo fushatë kundër përdorimit të armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme familjare do të realizohet në bashkëpunim me organizatën “Safer World” dhe disa OJQ të tjera.

Fushata ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për pasojat, deri edhe humbjen e jetës, nga përdorimi i armëve nëpër ahengje.

Fushata përfshin shpërndarjen e fletushkave, debate publike rreth pasojave për njerëzit si rezultat i të shtënave me armë, si dhe masa ligjore për përdoruesit e armëve nëpër ahengje.

“Policia e Kosovës apelon te qytetarët dhe kërkon nga ata që t’u shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre dhe sigurisë së të tjerëve”, thotë Brahim Sadriu nga Policia e Kosovës.

Sipas tij, nëse qytetarët nuk kursehen nga veprimet e tilla të kundërligjshme, policia konform detyrimit ligjor që ka obligohet të fillojë kërkimin për armët e përdorura, qofshin ato edhe ahengje familjare.

“Në këtë rast, ndalimin e kolonës së dasmorëve për t’i kontrolluar personat e dyshuar dhe në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla”, thotë Sadriu për Express.

Fushata të ngjashme për vetëdijesimin e qytetarëve për mospërdorim të armëve janë organizuar edhe viteve të kaluara, por bazuar në statistika, duket se nuk kanë qenë shumë të efektshme.

Vitin e kaluar, fushata e njëjtë mbante moton “Festo me zemër, jo me armë” dhe gjatë asaj kohe, Policia e Kosovës ashtu si edhe sivjet kishte parashikuar angazhime shtesë, sidomos të patrullave në këmbë dhe atyre me vetura zyrtare.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi