Hajni ia dhuroi plakës 20 euro
2 posters
Faqja 1 e 1
Hajni ia dhuroi plakës 20 euro
Pasi pa se në çfarë kushte të mjerueshme jetonte pensionistja Zinaida Makarov (91 vjeçare), hajni i cili ishte futur në shtëpinë e saj për ta plaçkitur ia fali ca para dhe ia shkroi një porosi në letër, shkruan Life News.
Kur plaka erdhi në shtëpi në fshatin Sosnovka, kuptoi se dikush ishte futur brenda. Duke kontrolluar gjërat e saj për të parë se çfarë i mungonte, u habit me atë se çfarë zbuloi. Në tavolinën e kuzhinës gjeti një letër nën të cilën ishin edhe 500 rubla rreth 20 euro.
“Të gjitha kutitë i gjeta të hapura ashtu edhe dritaret. Lulet i gjeta të hedhura në dysheme, ndërsa dheu i luleve ishte shpërndarë gjithandej. Vërejta gjurmët e dy personave. U nisa të thërrisja policinë kur pash letrën në tavolinë. Në të shkruante ‘Këto i ke për të jetuar gjyshe’, ndërsa nën letër ishin paratë”, tregoi plaka.
Edhe pse lajmëroi rastin në polici, hetuesi Anatolij Gorbunov thotë se në karrierën e tij 40 vjeçare nuk kishte parë kurrë kësi hajn shpirtmirë. “Përkundër faktit se hajni ndihmoi plakën ne duhet ta gjejmë.
Me siguri ai do të plaçkitë edhe diku tjetër”, tha Gorbunov. Zinaida tha se bonusin e papritur do ta shpenzojë për të blerë ëmbëlsira për veten dhe nipat e saj. Letrën ka vendosur ta vendosë në një kornizë dhe ta varë në një vend të dukshëm në mënyrë që fëmijët ta kenë si dëshmi për plaçkitjen e pazakontë në shtëpinë e saj.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Hajni ia dhuroi plakës 20 euro
qenka ber zemerbardh madje qenka penduar
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Maltezi vuri bast 1 euro, gjeti 19 ndeshje dhe fitoi 700 mijë euro!
» Shqiptari që fitoi 43 milion euro por mori 70 euro (VIDEO)
» Çfarë i dhuroi J-Lo Casperit për ditëlindje
» Hajni humb orientimin në vendin e krimit
» Reebok classic – atletet më të mira për hajni

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi