Fjolla: E kam zmadhuar vetëm gjoksin
3 posters
Faqja 1 e 1
Fjolla: E kam zmadhuar vetëm gjoksin
Fjolla Morina, gjatë një interviste për mediat shqiptare ka thënë se ka operuar vetëm gjoksin dhe asgjë tjetër.
Këngëtarja nga Kosova ka pohuar se puna e kirurgjisë plastike ishte bërë sikur një përrallë ku ajo është personazh kryesor, por thotë se pas ndryshimeve që ka bërë ajo shumë të tjerë kanë “lakmuar” dhe kanë bërë të njëjtën gjë.
“Është bërë përrallë kjo puna e kirurgjisë plastike, thua që vetëm unë në botë e kam aplikuar dhe asnjë tjetër, apo asnjë VIP tjetër se ka bërë. Por ama pas meje, pasi e kanë pëlqyer e kanë bërë të gjithë, por akoma nuk e di përse e kanë shndërruar në mit këtë punën time”.
“Janë marrë shumë me mua, por ama ka vetëm diçka të vërtetë. Unë vetëm gjoksin e kam bërë operacion edhe asgjë tjetër. Asnjë pjesë tjetër e trupit tim nuk është prekur nga kirurgjia plastike, të gjitha të tjerat i kam të miat. Unë kurrë nuk i gënjej njerëzit, jam e sinqertë atë çka e kam e them. Unë nuk e kam bërë se e kam pasur kompleks, por thjesht për qejf. Për gjithçka tjetër që thuhet nuk është absolutisht e vërtetë”, ka thënë Fjolla.
Fjolla ka folur edhe për pushimet e saj të verës, të cilat ka vendosur t’i kalojë në bregdetin e Shqipërisë.
“Zakonisht pushimet më pëlqejnë t’i kaloj në Turqi, vendi, ku kam shkuar edhe shumë herë të tjera. Por të them të drejtën sivjet dua diçka ndryshe, dua të kaloj disa ditë në një nga mrekullitë e Shqipërisë. Saranda, Himara, Dhërmiu, Jala apo zona të tjera të rivierës shqiptare do të jenë edhe pikat, ku unë do të kaloj pushimet me shoqërinë time”, ka pohuar Fjolla Morina.
Re: Fjolla: E kam zmadhuar vetëm gjoksin
e me mire se edhe gjoksi imadh duhet...
Leo_uk- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5977
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha : 46
Re: Fjolla: E kam zmadhuar vetëm gjoksin
ket pun keni te gjitha ju.............
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Fjolla Morina e gjen princin e ëndrrave
» Fjolla Morina në dashuri nuk ka rëndësi nacionaliteti
» Fjolla thotë “Zemër s’po ta fal”
» Çiljeta zvogëlon gjoksin?
» Fjolla Morina, bashkëpunim me Florin
» Fjolla Morina në dashuri nuk ka rëndësi nacionaliteti
» Fjolla thotë “Zemër s’po ta fal”
» Çiljeta zvogëlon gjoksin?
» Fjolla Morina, bashkëpunim me Florin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi