Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kanceri i shkaktuar nga duhani një nga arësyet kryesore të vdekjeve në botë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kanceri i shkaktuar nga duhani një nga arësyet kryesore të vdekjeve në botë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kanceri i shkaktuar nga duhani një nga arësyet kryesore të vdekjeve në botë

3 posters

Shko poshtë

Kanceri i shkaktuar nga duhani një nga arësyet kryesore të vdekjeve në botë Empty Kanceri i shkaktuar nga duhani një nga arësyet kryesore të vdekjeve në botë

Mesazh nga WebMaster Sat 6 Aug 2011 - 5:38


Kanceri në mushkëri i shkaktuar nga duhani është një nga arësyet kryesore të vdekjeve në mbarë botën. Shumica e njerëzve që preken nga kanceri në mushkëri nuk i shpëtojnë dot vdekjes. Më shumë se 5 milionë njerëz humbasin jetën çdo vit nga përdorimi i duhanit – shumica e tyre në vendet në zhvillim. Tani një studim në Shtetet e Bashkuar tregon se bërja e një analize më të imtësishme, siç është ajo e tomografisë së kompjuterizuar, apo siç njhet, skaneri CT, në vend të radiografisë së zakonshme, për ata që pijnë duhan, mund të pakësojë vdekjet nga kanceri i mushkërive. Shumica e njerëzve vdesin nga kanceri në mushkëri, pasi ky kancer është vështirë të diagnostikohet në fazat e herëshme. Por studimi i sponsorizuar nga Insituti Kombëtar i Kancerit tregon se skaneri CT me doza të pakta mund të ulë me 20 përqind vdekjet nga kanceri i mushkërive. Tomografia e kompjuterizuar, që proddhon imazhe tre dimensionale, jep një pamje më të plotë të mushkërive sesa një radiografi tradicionale dhe ka më shumë të ngjarë të zbulojë tumore të vegjël që mund të hiqen me operacion. Rezultatet fillestare ishin aq të papritura saqë studimi u ndalua më shpejt në mënyrë që të informohej publiku.
Dr. Claudine Isaacs është specialiste për kancerin në qendrën Lombardi të spitalit Georgetown në Uashington. "Mendoj se ka arsye për të qënë optimist rreth këtij studimi. Provat janë në shkallë të madhe dhe të kontrolluara. Ka 53 mijë njerëz që po analizohen të cilët u skanuan në vend që të bënin radiografi. Studimi ndoqi gra dhe burra të moshës mesatare dhe mbi mesatare, përdorues apo ish përdorues duhani, nga 33 qytete në mbarë Shtetet e Bashkuara. 1 mijë e 800 nga pjesëmarrësit u analizuan në qendrën Lombardi në spitalin e univeristetit Georgetown. Për tre vjet, ata iu nënshtruan skanerit CT ose radiografisë standarte. Shëndeti i tyre u monitorua për pesë vjet për të parë në se ata do të prekeshin nga kanceri i mushkërive. Dr. Isaacs thotë se në se skaneri CT zëvendëson radiografinë, mund të shpëtohen jetë njerëzish.Por skaneri CT është i shtrenjtë dhe nuk mbulohet nga sigurimi shëndetësor në Shtetet e Bashkuara. Në shumë vende në zhvillim, kostoja mund të jetë edhe më penguese. Një shqetësim tjetër është rrezatimi. Një skaner CT edhe në doza të ulta shpërndan gati 15 herë më shumë rrezatim sesa një radiografi e thjeshtë. Dr. Isaacs thotë se një skaner CT mund të zbulojë edhe anomali të mushkërive që nuk janë kanceroze por që mund të çojnë në operacione të panevojshme. Megjithatë, Dr. Isaacs shpreson që studimi do të bëjë që njerëzit të mendojnë më shumë për ta lënë duhanin."Mënyra më e rëndësishme që mund të ulen rastet e kancerit të mushkërive dhe vdekshmëria është të ndalohet duhani ose ata që e pinë ta lënë."Kritikët e skanimit shqetësohen se duhanpirësit mund të mos motivohen të lënë duhanin në se besojnë se kjo analizë mund t’u shpëtojë jetën në se preken nga kanceri.


Duhani - shkaku i parë i vdekjeve




Përdorimi i duhanit është tani shkaku i parë i vdekjeve në botë. Drejtori i Qendrës amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se jo të gjitha vendet e botës po marrin masat e nevojshme për ndalimin e duhanit. Dr. Tomas Friden, po ashtu përmendi kërcënime të tjera për shëndetin global kohët e fundit në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Washington. Më tepër se 5 milionë njerëz vdesin çdo vit ngaqë pijnë duhan, shumë prej tyre në vendet në zhvillim. Doktor Thomas Frieden përmend vende si Shtetet e Bashkuara dhe Uruguaji, programet e të cilëve kundër duhanit kanë patur sukses. Ai thotë se shembullin e tyre duhet ta ndjekin edhe vende të tjera."Duhani është tani shkaku kryesor i vdekjeve në botë. Ai shkakton më tepër vdekje se sa SIDA, tuberkulozi dhe malaria të marra së bashku. Dhe ndryshe nga këto sëmundje, të cilat janë duke u pakësuar, duhani po bëhet tani më tepër shkak i vdekjeve,"- thotë doktori.
Por pirja e duhanit është jo vetëm një nga problemet kryesore të botës, thotë Dr. Frieden; ai shton se vdekjet nga aksidentet në trafik po bëhen si epidemi. Ai thotë se çdo vit në trafik humbin jetën më tepër se 1 milionë vetë, mes tyre edhe njerëzit që ecin më këmbë dhe me biçikletë:
“Ajo që do të ndodhë në 20-25 vjetët e ardhshëm, në se nuk marrim masa urgjente, është se vdekjet në trafik do të shtohen nga 2 për qind të të gjitha vdekjeve që përbëjnë tani, në 3 për qind e gjysëm. Ato do të bëhen shkaku i 5-të i vdekjeve në mbarë botën”.
Dr. Friden thotë se infeksionet në rrugët e frymëmarrjes, si tuberkulozi, vazhdojnë të jenë një tjetër problem kyç. Ai thotë se një miliardë njerëz nuk kanë ujë të pijshëm dhe dy miliardë e gjysëm jetojnë në kushte jo të mira sanitare. Ai thotë se në se njerëzit do t’i kishin këto kushte të nevojshme, do të parandaloheshin vdekjet e miliona njerëzve, mes tyre fëmijë që vdesin nga diharreja: “Ende ka raste të kolerës në shumë vende të botës, gjë që pasqyron dështimin tonë për të siguruar ujë të pijshëm dhe kushtet e nevojshme sanitare”. Drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se SIDA vazhdon të jetë shkaktari kryesor i vdekjeve në Afrikë. Ai thotë se pjesë e problemit është se gjysma e njerëzve të infektuar me virusin HIV, që shkakton SIDË-n, nuk e dinë fare se janë të infektuar: “Ne e dimë se njerëzit që e dinë se janë të infektuar nga sëmundja është më pak e mundur të ta përhapin infeksionin tek njerëzit e tjerë dhe e vetmja mënyrë për të marrë ndihmën e nevojshme është të dish që je i infektuar,”- thotë zoti Friden. Dr. Friden thotë se obeziteti po ashtu është një problem përherë e më shqetësues për shëndetin. Ai thekson se tani në botë ka më tepër persona mbi peshë, se sa nën peshë. ...Dhe ai shton se numri i përvitshëm i vdekjeve nga kanceri mund të përgjysmohet, në se njerëzit e lenë duhanin, kanë një dietë më të shëndetshme dhe aktivitet më të madh fizik.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i shkaktuar nga duhani një nga arësyet kryesore të vdekjeve në botë Empty Re: Kanceri i shkaktuar nga duhani një nga arësyet kryesore të vdekjeve në botë

Mesazh nga Anakonda Wed 31 Oct 2012 - 1:56

Eh cta ben ky duhani sta ben as perendia....jan hutu ata qe e pijn pavarsisht shkaqet qe sjell ky duhan...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i shkaktuar nga duhani një nga arësyet kryesore të vdekjeve në botë Empty Re: Kanceri i shkaktuar nga duhani një nga arësyet kryesore të vdekjeve në botë

Mesazh nga Ariel Wed 31 Oct 2012 - 5:33

Epo te harxhosh para per te pire helm...kete se kuptoj...
Behen mushkrite si gryke oxhaku...e ku te mos semuren te shkretat...lere gjaku qe behet si graso...mos te themi dhe trurin qe demtohet shume...

Sa harxhoni e blini nje pakete...blini nje frut ose embelsire...

Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i shkaktuar nga duhani një nga arësyet kryesore të vdekjeve në botë Empty Re: Kanceri i shkaktuar nga duhani një nga arësyet kryesore të vdekjeve në botë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi