Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ç’kërkoja nga jeta? Perse nuk mbeta adoleshente siç isha ?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ç’kërkoja nga jeta? Perse nuk mbeta adoleshente siç isha ?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ç’kërkoja nga jeta? Perse nuk mbeta adoleshente siç isha ?!

2 posters

Shko poshtë

Ç’kërkoja nga jeta? Perse nuk mbeta adoleshente siç isha ?! Empty Ç’kërkoja nga jeta? Perse nuk mbeta adoleshente siç isha ?!

Mesazh nga WebMaster Tue 23 Aug 2011 - 12:13


E si të filloj tani të shpalos jetën e një adoleshtenteje të varur kryesisht nga marihuana. Tek shkruaj lotët me lagin faqen e ditarit, ose me mirë të them fletën e verdhë këtë copë flete të mbushur me flliqtirat dhe mbeturinat e vet jetës sime ,ato mbeturinat që ndoshta të duken të vogla në boten reale, por fillojnë te rëndojnë mbi krahë aq shumë sa që më te vërtet te bëjnë te ndihesh e lodhur dhe pa fuqi të vazhdosh rrjedhat e jetës.

E dini asgjë nuk është më e rënd dhe më e keqe sesa të shikosh se si e shkatërron vet jetën tende. Isha e re në moshë, vetëm 13 vjeçare , e si mund të kuptoja tersin e trysnive të shoqërisë pa më ndihmuar familja e cila luan rrolin kryesor në stabilizimin e jetës së një fëmije, atë kohë nuk mund të koncentrohesha në asgjë sepse gjatë gjithë natës përballesha me fyerjet dhe brutalitetin.

E dini ç’është brutaliteti ja tani ua shpjegoj unë; çdo natë aty nga ora 2 e mesnatës unë ndodhesha mes ëndrrës dhe zhgjëndrrës, nuk flija dot e qet duke ditur gjendjen ne të çilen babai im dot hynte ne shtëpi,

I dehur natyrisht me të hyr në shtëpi fillonte te bërtiste si I çmendur ndërsa unë në ato caste vetëm përpiqesha të mos qaja sepse çdo lot I imi dot shtonte numrin e goditjeve qe me bënte babai.

Pasi qe kryente leksionet e ti me mua ,më urdhëronte të shkoja në dhomë ndërsa unë çdo natë para se të bia në gjumë lutesha afër dritares se dhomës qe një ditë gjërat të ishin ndryshe.

Ndoshta nga trysnia dhe brutaliteti unë mora një rrugë të gabuar, hyra në një shoqëri e cila në fillim më dukej sikur I bënte për interesat e mia, ata më qetësonin me ledhatonin dhe me jepnin një lloj bari qe sa herë e mera me dukej sikur unë isha ‘’PERNADOR I BOTES”.
Meqë im atë nuk kujdesej për mua unë fillova edhe që të mungoj ne orët mësimore të mera pak nga ai bar me dukej gjithçka ja përse unë vizitoja shpesh miqtë e mi të vjetër epo këtë të fundit e them në thonjëza ngase ku janë tani ata, të cilët më lan të varur nga marihuana në këtë dhomë spitali me shpresë kinse dot kem shërim. Fillimi për mua nuk ishe fare I vështir po nuk po e gjej dot fundin, vuaj nga pakënaqësia dhe të qenit e varur nga droga.

Në këtë botë kisha vetëm një person tek I cili mund të besoja dhe mund të gjeja ngrohësin për të cilën aq shumë kishte nevojë shpirti im, ai person ishe nena ime e cila për fat të keq nuk mundi te duroj gjatë dhe vdiq, e si? Duke u mbuluar nga dheu I zi në te cilin shpresoj të gjej pak qetësi sepse ne këtë botë jeta e sajë ishte thjesht një rrugë e prishur e mbushur me vuajtje dhe lot.
Çdo rrudhë e sajë në fytyrën e bukur shpjegonte vuajtjet qe kishe kaluar. Me duket sikur zemra dëshiron të me pëlcas e të nxjerr jashtë gjithë mllefin e hidhërimin qe po më kaplon ngadalë. Sa dot doja që të dilja para botës tu thoja me të madhe jam thjesht një e pavlerë e cila besoj që mund të gjej zgjidhje por ishte e kot. Mbeta e vjetra një e shkatërruar e cila përpos qe humbi shoqërinë e vjetër humbi edhe vet jetën e sajë.
Tani po ndërlidhem me titullin e kësaj historie (Ç’kërkoja nga jeta perse nuk mbeta adoleshente sic isha?!)

E di se çfarë kërkoja nga jeta? Të kisha mbështetje familjare të kujdeseshin për mua kërkoja jeta të me buzëqeshte . Nuk mbeta adoleshente ngase nuk më kushtuan vëmendje u maltretova dhe u ndesha me brutalitetin , ngaqe kurrë nuk arrita ta fitoja pozitën e një vajze të mirë, për gjithë këtë histori I falënderohem babait tim I cili më ndeshi me moralin e brishtë që në moshën fëminore. Më mbeten edhe shumë pak ditë të jetoj të marr frymë në ketë botë negative për mua, jam në çastet e fundit pendohem për gjithçka, në veçanti edhe për ditën që kam lindur. Edhe pse I kam të qarta arsyet përse jam shndërruar ne një person të llojit te ktillë më duket e ëmbël dhe qetësuese ta pyes vetën me lot në sy; përse jeta deshi të duket e kaq vrazhdët me mua? Përse kurr nuk munda të isha thjeshtë një adloleshente si ju. ….Perse..??!!


Rina Berisha
Kl; Vlll/2
Shkolla fillore “Asdreni”
Syri3.com

Kjo eshte nje histori e nje vajze ''viktim e droges ''
Si ky rast mund te kete plote dhe ne shqiperi,adolishent dhe te rritur qe vuajne nga pasojat e droges, vuajne pasojat e veprimeve te tyre .
Jo me kot e solla ne forum kete histori, qellimi eshte te mesohet prej ketyre viktimave se si jeta po u mer fund .
Droga eshte plage e shoqerise , ne ambjentin ku une jetoj ne nje nga ''gjimnazet më me fame'' ne qytet njihen plote raste te tilla.

Te rinjt sidomos adolishentet duhet patur kontrollin absolut nga familja kur vine puna te ndikimi i droges.
Dora e pare e kontrollit eshte familja,pastaj shkolla , pastaj OJQ-te ,pastaj shteti.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç’kërkoja nga jeta? Perse nuk mbeta adoleshente siç isha ?! Empty Re: Ç’kërkoja nga jeta? Perse nuk mbeta adoleshente siç isha ?!

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Feb 2012 - 19:52

Desha te provoja vuajtjet e prinderve te mi se cfare kane hequr ata per te me rritur dhe per te me shkolluar.Desha qe ta shihja boten me nje sy tjeter.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi