Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sa e rrezikshme është mbipesha për shëndetin e njeriut? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sa e rrezikshme është mbipesha për shëndetin e njeriut? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sa e rrezikshme është mbipesha për shëndetin e njeriut?

3 posters

Shko poshtë

Sa e rrezikshme është mbipesha për shëndetin e njeriut? Empty Sa e rrezikshme është mbipesha për shëndetin e njeriut?

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 26 Aug 2011 - 3:59

Për vite me radhë kemi dëgjuar rreth rreziqeve të obesitetit. Njerëzit e shëndoshë kanë më shumë shanse për të patur goditje në zemër ose në tru si dhe të vuajnë nga diabeti, prandaj ata duhet të bien në peshë, thonë ekspertët. Por tani, një studim i ri ka gjetur se është e mundur që një njeri të jetë i shëndoshë dhe i shëndetshëm.

Mjekët përdorin një masë të quajtur BMI që do të thotë indeksi i masës trupore, për të matur sasinë e dhjamit. Është një përllogaritje e lehtë bazuar në gjatësi dhe peshë dhe nëse BMI e individit është mbi 30, konsiderohesh i shëndoshë.

Vitet e fundit, studiuesit kanadezë zhvilluan një masë më të sofistikuar të quajtur EOSS. Sistemi klasifikon njerëzit obis në pesë kategori apo faza, bazuar në faktorët e rrezikshëm si presioni i gjakut, dhimbjet e gjoksit dhe lodhja.

Për të vlerësuar EOSS, Jennifer Kuk me Universitetin York të Torontos dhe kolegët e saj ekzaminuan të dhënat e mijëra pacientëve nga një klinikë në Teksas. Pacientët u kategorizuan në grupe rreziku bazuar në sistemin EOSS me një histori të gjendjes shëndetësore prej mesatarisht 16 vjetësh.

“Gjetëm që individët obis, të cilët u kategorizuan në grupe të rrezikut të vogël në bazë të sistemit EOSS, ishin në rreziqe të ngjashme për të vdekur me personat e peshave normale në atë model. Faktikisht, ata kanë rreziqe më të vogla vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare.”

Shumë prej këtyre njerëzve të shëndoshë, por të shëndetshëm janë munduar të humbasin peshë, por Kuk thotë se kjo mund të mos jetë qasja më e mirë për dikë që ushqehet mirë dhe është aktiv, pavarësisht se ka disa kilogram më tepër.

“Ka individë obis të shëndetshëm dhe këta individë mund të mos përfitojnë nga humbja e peshës. Por ne duhet të përqendrohemi tek stili i shëndetshëm i jetesës që përfshin ushtrime dhe dietë të pasur dhe ndoshta këta individë të shëndetshëm nuk duhet të përqendrohen kaq shumë në humbjen e peshës por që të mos shëndoshen më tepër.”

Sistemi EOSS u zhvillua në Universitetin e Albertës dhe ka për qëllim të përdoret së bashku me skanën tradicionale BMI. Por ngaqë është më kompleks sesa përdorimi i BMI, EOSS ka qenë i ngadalshëm në fitimin e popullaritetit.

Studimi i Jennifer Kuk është publikuar në revistën “Applied Physiology, Nutrition, and Metabolism
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sa e rrezikshme është mbipesha për shëndetin e njeriut? Empty Re: Sa e rrezikshme është mbipesha për shëndetin e njeriut?

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 26 Aug 2011 - 4:10

Një e treta e njerëzimit vuan nga ushqimi

Obeziteti dhe uria janë sot problemet më të mëdha me të cilat po ndeshet bota. Obeziteti është një problem social i rëndësishëm mbarëbotëror, ashtu si uria, që u merr jetën miliona të tjerëve
Ndërsa vendet më të industrializuara të botës prej vitesh janë të shqetësuara për të zgjidhur një problem aq të madh sa obeziteti, të tjerë kanë vite që vuajnë një tjetër problem gjigant të lidhur me ushqimin: urinë. Sipas të dhënave, një e treta e njerëzimit vuan pak a shumë për shkak të ushqimit. Në shumë vende afrikane njerëzit jetojnë vetëm me një dollar në ditë dhe mijëra fëmijë humbin jetën nga mosushqyerja apo ushqimi i keq, ndërsa në shumë vende perëndimore, në krye të të cilave qëndron SHBA-ja, obeziteti është kthyer në një problem që vështirë se mund t’i gjendet zgjidhja. Fushatat sensibilizuese për të konsumuar ushqim të shëndetshëm nuk reshtin, ndërkohë që në cepat e tjerë të botës njerëzit nuk kanë se çfarë të hanë. Obeziteti është një problem social i rëndësishëm mbarëbotëror, sepse nënkupton rritjen e rrezikut të sëmundjeve kronike, siç është diabeti, dhe patologjitë kardiovaskulare. Dhe, jo vetëm kaq. Pas pirjes së duhanit, është vërtetuar se obeziteti dhe mbipesha janë rreziku i dytë për shëndetin. Një realitet shqetësues, që bashkon të gjitha vendet perëndimore. Ndërkohë, obeziteti ka filluar të prekë edhe pasanikët e Europës Lindore, Kinën dhe Indinë. Jetëgjatësia e popujve perëndimorë gjatë dy shekujve të fundit ka ndryshuar shumë, me një rritje prej tre muajsh në 160 vitet e fundit. Rritja e standardit të jetesës ecën paralelisht me rritjen e jetëgjatësisë së popullsisë, duke treguar kështu një sundues të përbashkët mes këtyre dy ndryshimeve: sasinë e ushqimit, e cila gjendet në vendet perëndimore, që normalisht është më e lartë se sa në të kaluarën. Uria dhe infeksionet i kanë lënë vendin diabetit, obezitetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Me fjalë të tjera, edhe pse ushqim ka me bollëk, perëndimorët nuk janë ende të zotët ta përmirësojnë standardin e jetesës. Gjatë miliona vjetëve, organizmi i tyre është përshtatur të mbijetojë si gjuetar, pra duke lëvizur dhe me pak burime ushqimore, një stil jetese krejt ndryshe nga vendet lindore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të mos kalohen 5 gramë kripë në ditë. Pra, një lugë çaji kripë në ditë për të gjitha ushqimet në ujin e makaronave, sallatë, salcat e ndryshme dhe ushqimet e konservuara. Infarkti dhe iktusi së bashku vrasin çdo vit 17 milionë e gjysmë persona në botë. I njëjti numër viktimash shkaktohet nga SIDA, malaria, tuberkulozi, diabeti kanceri dhe sëmundjet respiratore kronike, të gjitha së bashku. Çdo vit në Europë, për shkak të këtyre sëmundjeve humbasin jetën 2 milionë banorë. Kjo, jo vetëm që është një masakër, por një "tragjedi" që i kushton Bashkimit Europian plot 192 miliardë euro në vit. Në 2025, një në tre persona të rritur do ta ketë presionin e gjakut shumë të lartë (do të thotë se do të jenë rreth një miliardë e gjysmë) pra, një në dy persona do të jetë obez ose në mbipeshë. Sot kemi ushqime me sasi të mëdha, e madje në shumë vende, ato më ekonomiket përmbajnë shumë kalori dhe yndyra. Bëjmë pak ushtrime fizike, puna manuale pothuajse është zhdukur, kemi veshje që na mbrojnë nga të ftohtët dhe shtëpi shumë të ngrohta ose freskuese në muajt e nxehtë. Të gjithë këta janë faktorë që ndihmojnë në reduktimin e konsumit të kalorive. Një faktor tjetër që favorizon obezitetin është pasiviteti. Pasojat janë pamjaftueshmëria absolute e vitaminave, proteinave dhe yndyrave, ose zakonet e këqija të të ushqyerit. Ushqimi i fundshekullit, kryesisht ai industrial, ka mungesë enzimash dhe vitaminash. Moda amerikane e hamburgerëve me patate të ngrohta, po e varfëron dietën e të rinjve. Në të vërtetë, ushqimi i duhur është ai i përzierë. Kështu shprehet edhe babai i mjekësisë moderne: "Konsumoni gjithçka dhe shijoni pak nga të gjitha, përveç mishit". Një raport i rëndësishëm tregon se epidemia e obezitetit që ka përfshirë sot, mbi të gjitha Perëndimin, shkaktohet nga mënyra e jetesës që bëjnë njerëzit, pra më shumë ushqim dhe pak kalori të shpenzuara. Por si individ, biologjikisht, njeriu është krijuar në një mënyrë të atillë që të ketë një jetë të vështirë si në periudhën e paleolitit.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sa e rrezikshme është mbipesha për shëndetin e njeriut? Empty Re: Sa e rrezikshme është mbipesha për shëndetin e njeriut?

Mesazh nga Anakonda Wed 31 Oct 2012 - 1:49

edhe njerezit duhen te bejn kujdes me ate qe hajn sepse mbipesha esht shkaktarja e shum semundjeve sidomos e smundjeve te zemres
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sa e rrezikshme është mbipesha për shëndetin e njeriut? Empty Re: Sa e rrezikshme është mbipesha për shëndetin e njeriut?

Mesazh nga WebMaster Thu 31 Jan 2013 - 7:35

Eshte dem per njeriun ne gjithcka mbipesha
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sa e rrezikshme është mbipesha për shëndetin e njeriut? Empty Re: Sa e rrezikshme është mbipesha për shëndetin e njeriut?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi