Korçë, gjendet e masakruar një 35 vjeçare, viktima ende e paidentifikuar.
Faqja 1 e 1

Një 35 vjeçare gjendet e masakruar në vendin e grumbullimit të plehrave, në fshatin Ravonik të Korçës. Burimet e policisë thanë: “E plagosën me thika disa herë në trup, ndërsa më pas autori ka vendosur ta masakrojë duke i copëtuar gjymtyrët e saj”. Krahët e saj janë gjendur në një thes, ndërsa në një qese tjetër ishin të lidhura këmbët, kurse koka e 35 vjeçares së masakruar nuk është gjendur ende. Trupi i gjymtuar femrës, me kokë dhe gjymtyrë të prera është gjetur në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes. Kufoma e coptuar është gjetur në vendin e grumbullimit të plehrave në dy thasë plastikë nga punonjësit e sistemimit të mbeturinave të qytetit, në vendgrumbullimin e tyre.
Punëtorët ishin ata, të cilët lajmëruan policinë e qarkut, e cila nisi hetimet për ngjarjen. Si çdo mbrëmje e zakonshme, punonjësit e sistemimit të mbeturinave të qytetit të Korçës ishin mbledhur në vendgrumbullimin e plehrave. Në momentin kur ishin duke sistemuar plehrat, papritur ata kanë hasur një qese plastmasi, e lyer me gjak, brenda së cilës vunë re dy gjymtyrë njeriu. Menjëherë sapo konstatuan një gjë të tillë, që i ngjan më tepër skenarit të një filmi horror, punonjësit lajmëruan policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet. Pas verifikimeve të para rezultoi se viktimës i ishin prerë koka, këmbët dhe duart, kurse koka nuk është gjendur, gjë e cila e bënte të pamundur identifikimin e saj. Ekspertët e policisë në vendin e ngjarjes, deklaruan se viktima e seksit femër, e masakruar mund të jetë mbi 35 vjeç, ndërsa masakrimi i saj ka ndodhur në harkun kohor prej 24 orësh. Me të shkuar në fshatin Ravonik të Korçës, ekspertët kanë gjetur gjymtyrët e gruas në një qese, ndërsa trupin nudo larg tyre. Në një qese tjetër kanë parë të paketuar rrobat e gruas, ndërkohë që mësohet se trupit të masakruar nuk i është gjetur ende koka. Gruaja është therur fillimisht me thikë, e më pas në mënyrë barbare i janë prerë me sëpatë gjymtyrët e trupit. Nuk dihet ende autori i kësaj ngjarje makabër, ndërsa policia lëshon një apel nëpërmjet mediave që çdo familje të denoncojë në polici mungesën e një familjari, në mënyrë që të ndihmojë për identifikimin e saj dhe për këtë arsye policia ka vënë në dispozicion numrat e telefonit 0694110226 dhe 129. Nga verifikimet e para policia ka arritur edhe të japë të dhënat e para për portretin e gruas. Ajo mendohet të jetë mbi 35 vjeç, racë e bardhë, e veshur me një palë tuta sportive me ngjyrë blu dhe me shirita anash rozë si dhe një kanatiere ngjyrë bojëqielli me mbishkrimin “Ac Origjinal”. Sipas hetuesve dyshohet se gruaja ishte afri 1.65 cm. Aktualisht forcat e policisë së Korçës presin familjarët e saj për të bërë të ditur zhdukjen dhe më pas njohjen e rrethanave të ngjarjes për të zbardhur masakrën e kryer.
Korçë, sekuestrohet 5 hashash, arrestohet 25 veçari në kërkim
Një 25 vjeçar i shpallur në kërkim me akuzën e shpërndarjes së lëndës narkotike është arrestuar ditën e djeshme nga polica e Korçës. Dritan Pepa ishte dënuar nga gjykata e krimeve të rënda me masën “Arrest me burg” në mungesë të të pandehurit. Ai akuzohej se në bashkëpunim me një person të dytë ka trafikuar një sasi prej 5 kg e 262 gram kanabis sativa, e cila u kap menjëherë nga policia. Burimet e policisë thanë se dje rreth orës 06:30 të mëngjesit, pas një pune të mirëorganizuar disa javore, të bërë nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll në Drejtorinë e Policisë Qarkut Korçë, u bë e mundur realizimi me sukses i operacionit të koduar “Narkotiku” ku u bë kapja e personit të shpallur në kërkim Dritan Papa 25 vjeç lindur dhe banues në fshatin Bracanj komuna Miras rrethi Devoll. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim prej datës 28.06.2011 pasi ndaj tij është lëshuar “Urdhri i Ekzekutimit të Vendimit Penal” të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal. Pasi në datën 27.06.2011 25 vjeçari Pepa në bashkëpunim dhe me Lirjet Hanelli, kanë tentuar të trafikojnë një sasi prej 5 kg e 262 gramë lëndë narkotike të llojit “kanabis sativa” në drejtim të shtetit Grek nëpërmjet doganës së Kapshticës. Materialet e përpiluara në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për Krimet e Renda Tirane për veprime te mëtejshme.
Dy të rinj arrestohen për vjedhje në bashkëpunim
Dy persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhjen e e një dyqani janë arrestuar ditën e djeshme nga forcat e policisë së kryeqytetit. I dëmtuari ka raportuar në polici se i kishin vjedhur një pjesë të mirë të mallrave të dyqanit të tij. Pas marrjes së denoncimit në vendin e ngjarjes mbërritën ekspertët kundra vjedhjeve që bënë dhe procedurën e marrjes së gishtave të autorëve. Sipas hetimeve të kryera policia tha se ka arritur të identifikojë dhemb pas të arrestojë autorët e kësaj vjedhje. Në pranga ka rënë Alban Ceka, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, sepse rreth orës 05.00, u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë duke vjedhur në një dyqan me artikujt të ndryshëm në pronësi të një shtetasi. Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale e hetimore ka rezultuar se këtë vjedhje e kanë kryer në bashkëpunim me 28 vjeçarin Arjan Kariqi, për të cilin u mor masa e arrestit në orën 15.30. Njëherazi, materialet proceduriale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale Vjedhjes. Gjithashtu po dje në mesditë Komisariati i Policisë Kavajë kreu arrestimin në flagrancë të Julian Mustafa, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje.

Similar topics
» Itali, gjendet e masakruar një shqiptare, nënë e 1 fëmije
» Një 13 vjeçare në Pisano të Italisë është masakruar nga tre bashkëmoshataret e veta, pasi ka dalë nga shkolla
» Korçë, e moshuara gjendet e vdekur në kanal
» Shperthimi ne Shkoder, autoret te paidentifikuar
» Korçë: Një foshnje e pajetë gjendet në kazan mbeturinash

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi