Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria dhe seksi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria dhe seksi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria dhe seksi

2 posters

Shko poshtë

Dashuria dhe seksi Empty Dashuria dhe seksi

Mesazh nga WebMaster Sat 3 Sep 2011 - 14:04

Vështirësia për t’i bërë të
bashkëjetojnë dy gjuhë
Për disa seksualiteti është i domosdoshëm, disa
bëjnë pa të për periudha të gjata, disa të tjerë kanë
zgjedhur të heqin dorë nga seksi. Edhe dashuria e
madhe mund të jetë më pak ose më shumë erotike.
Për disa, erotizmi është i domosdoshëm, trupat e
tyre kërkojnë njëri-tjetrin si të ishin të uritur. Për
disa të tjerë, dashuria është mbi të gjitha intimitet shpirtëror, bashkëjetesë e përditshme, kujdes reciprok.
Secili nga ne lidhet në brendinë e njërës nga këto skema mendore e fizike dhe, nëse është ajo e përshtatshmja,
ndihet mirë dhe i kompletuar. Mendoj se është e nevojshme të përsërisim këto gjëra, ngase sot
seksologët mundohen të imponojnë një model të vetëm për të gjithë, e nuk u bie ndërmend se në këtë mënyrë
ushtrojnë një dhunë të vërtetë.
Diversiteti i madh në raportin mes seksualitetit dhe dashurisë në Perëndim ka në themelin e vet një
çarje humnerore që ka origjinën të paktën dymijë vite më parë. Gjuha e dashurisë, nga poezitë e Dantes,
Petrarkës, Nerudës, nga ‘Roman de la Rose’, ‘Ana Karenina’ e deri te ‘Love Story’, ka në qendër të saj
mungesën, humbjen, spazmën e pritjes dhe prore është ushqyer nga vuajtja dhe heqja. Kur shfaqet seksi,
kënaqësia fizike, kënaqja e trupave, atëherë dashuria tërhiqet, fishket. Në Perëndim nuk dimë ta përdorim
gjuhën erotike në dashuri.
Gjuha erotike përdoret sall në tri raste. I pari është ai i shakasë, batutës si në ‘Seks and the City’, apo
në diskurset e Littizzetto-s. Rasti i dytë është ai i përçmimit dhe dhunës si në librin ‘Derra me krahë’, apo
në veprat e Marchese de Sade. I treti është pornografi e pastër. Në të gjitha rastet, diskursi erotik përfundon
gjithmonë përtej dashurisë, pasionit. Konkludojmë: në dymijë vjet të historisë, seksi dhe dashuria kanë
qenë të ndara dhe ende nuk ekziston një gjuhë e shkruar për të rrëfyer një dashuri erotike totale të madhe
të sinqertë.
Në librin ‘Seksi dhe dashuria’ i kam studiuar të gjitha kalimet mes seksualitetit pornografik dhe të
dhunshëm duke shkuar tek ato personale, pastaj te të qenit i dashuruar, deri te dashuria e konsoliduar dhe
e lumtur. Dhe i kam rënë në të se s’ka një vend të vetëm ku dashuria dhe seksi, emocioni dhe kënaqja
bashkohen dhe bashkëjetojnë. Për këtë kam shkruar me qëllim dialogë të të dashuruarve në një kohë, të
dashur me plot pasion dhe intensivisht erotik. Ndoshta unë s’e kam arritur qëllimin, por jam i bindur se
bëhet fjalë për një cak që duhet ta arrijmë në të ardhmen, ose do të jemi përgjithmonë emocionalisht
skizofrenikë dhe s’duhet të habitemi nëse dashuritë dhe martesat zgjasin pak.

(Francesco Alberoni
Corriere della Sera)

Nuk dua keqkuptime ne teme edhe kujdes me limit gjithcka hhearts
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria dhe seksi Empty Re: Dashuria dhe seksi

Mesazh nga Alisa Mon 5 Sep 2011 - 0:10

A eshte e vertete kjo qe lexova apo ja fusin kot ..:)Pse femrat beqare ndizen pas meshkujve të martuar?Mes një mashkulli të lirë dhe tërheqës dhe atij të martuar, disa femra do ta bëni zgjedhjen e dytë. E për një gjë të tillë, ato kanë arsyet e veta, të tjerët pyesin, pse?
Se meshkujt e martuar janë më tërheqës për femrat beqare, kanë treguar hulumtime të ndryshme, ndërsa si arsye është fakti se pasi tashmë është i martuar, do të thotë se në pyetje është një mashkull që edhe femrat e tjera e dëshirojnë dhe posedon shumë vlera, pasi tjetra tashmë e ka ‘grabitur’. Le të jetë si të jetë, nuk është në pyetje vetëm të qenit tërheqës, marrë parasysh numrin e madh të meshkujve të lirë dhe tërheqës. Ja disa prej arsyeve.

Sfida

Për disa femra është sfidë e vërtetë pushtimi i një mashkulli të zënë, i cili shkaku i tyre do të braktiste gruan dhe fëmijët dhe që do të shkelte betimet e martesës.

Meshkujt e martuar janë më ‘burra’

Vetë fakti se një femër ka vendosur që të lidhë kurorë me një mashkull, tregon shumë për atë mashkull. Femrave të lira u intereson ta dinë se për çfarë mashkulli bëhet fjalë këtu dhe vendosin ta ‘hulumtojnë’. Në krahasim me meshkujt e vetmuar, meshkujt e martuar janë më intim. Për faktin se janë të martuar disa femrave u mjafton se ata meshkuj janë të aftë në dashuri, vëmendje, intimitet që për to mjafton t’i dëshirojnë.

Tashmë ai është i martuar, e ajo nuk dëshiron martesë

Kjo arsye është më e thjeshtë, tërhiqen nga meshkujt e martuar ngase nuk duan martesë dhe obligime të ngjashme. Për disa femra kjo do të thotë se do të kenë një mashkull pjesë-pjesë, ngase ai duhet t’u kthehet gruas dhe fëmijëve. Këto momente tinëzare për to janë shumë të bukura.
Alisa
Alisa
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1157
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/08/2011
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi