Kurbanët e Bashkisë së Tiranës
3 posters
Faqja 1 e 1
Kurbanët e Bashkisë së Tiranës
Therja e një dashi si kurban në ditën që Lulzim Basha bënte betimin si kryetar i Bashkisë së Kryeqytetit, kishte në të vërtetë një simbolikë të dyfishtë. Përveç ritit fetar që u krye në këtë rast ngjitur me xhaminë e Ethem Beut, kurbani paralajmëroi atë që do të ndodhë në ditët dhe muajt në vazhdim nën drejtimin e kryebashkiakut demokrat. Me atë gjest simpatizantët e Bashës lanë të nënkuptohej se do të bëhen disa “kurbanë” për bashkinë. Burime brenda maxhorancës bëjnë me dije se së shpejti do të nisë një proces i thellë hulumtimi dhe hetimi mbi gjithçka është bërë në bashkinë e kryeqytetit për 11 vjet me radhë nën drejtimin e Edi Ramës. Në të vërtetë, shenjat e një hetimi të tillë janë bërë gjithnjë e më të qarta dy vitet e fundit, kur Partia Demokratike ka akuzuar drejtpërdrejtë disa herë ish-kryetarin e Bashkisë për afera korruptive lidhur me lejet e ndërtimit, madje duke e mbiquajtur “Mister 20 përqindshi”. Mirëpo, akuzat e ngritura nga PD-ja nuk u vërtetuan asnjëherë nga drejtësia dhe kjo u motivua sa me paaftësinë e organeve të drejtësisë, aq dhe pamundësinë për të hetuar për sa kohë Rama kryesonte Bashkinë. Nga ana tjetër, procesi i stërzgjatur i procesit të numërimit të votave pas 8 majit, sipas disa burimeve u ka lënë shteg abuzimeve nga ana e drejtuesve dhe punonjësve në ikje të Bashkisë. Madje në ndonjë organ shtypi është hedhur dyshimi se ish-punonjësit kanë marrë një pjesë të dokumentacionit që mund t’i komprometonte. Sidoqoftë kjo mbetet për t’u vërtetuar në të ardhmen, pasi Rama dhe ish-drejtuesit e Bashkisë i kanë hedhur poshtë me vendosmëri të gjitha akuzat për korrupsion apo abuzime me fondet e Bashkisë. Mësohet se një nga punët e para që do të bëjnë këshilltarët e maxhorancës në Bashki do të jetë zbardhja e të vërtetave lidhur me akuzat për korrupsion në Bahkinë e Tiranës në të kaluarën. Gjithnjë sipas burimeve nga maxhoranca, nuk do të hetohet vetëm për lejet e ndërtimit. Hetimi do të shtrihet në të gjitha sferat e veprimtarisë së Bashkisë ku dyshohet se janë bërë abuzime me pasuritë e taksapaguesve kryeqytetas.
Basha prezanton Jorida Tabakun si nënkryetare të bashkisë
Kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në një dalje publike për mediat komunikoi emërimin e Jorida Tabakut në postin e nënkryetares së Bashkisë më të madhe të vendit. Gjatë fjalës së tij, duke përmendur kredencialet dhe përvojën e nënkryetares së re, Basha theksoi se hapja e vendeve të reja të punës, zhvillimi ekonomik si dhe puna me të rinjtë do të jenë prioriteti kryesor i Tabakut në katër vitet që vijnë. “Ajo që dua të theksoj është bindja ime se emërimi i saj në këtë detyrë është në përputhje me frymën e bashkisë, shërbimit ndaj qytetarëve dhe profesionalizmit, kam kënaqësinë që jo vetëm për shkak të historisë së origjinës së familjes Tabaku, por dhe kredencialeve të zonjës Tabaku shërbimi ndaj qytetarëve do të jetë primare. Prioritet e saj do jenë hapja e vendeve të reja të punës, zhvillimi ekonomik dhe përvoja e saj e mëparshme për përballimin me sukses të sfidave të mëdha. Puna jonë do jetë afatgjatë. Puna me rininë do të jetë aspekt i rëndësishëm i nënkryetares së re”,- u shpreh kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Nga ana e saj, nënkryetarja e re e bashkisë së Tiranës, duke shprehur mirënjohjen ndaj qytetetarëve për mundësinë që i dhanë, theksoi angazhimin se katër viteve të adhshme do të ndikojnë në jetën e kryeqytetasve për 100 vitet që do vijnë. “Falenderoj qytetarët për mundësinë që na dhanë. Portofoli që do drejtoj do jetë ambicioz, do të lidhet me punesimin dhe nxitjen e investimeve të huaja, sfidat e bashkisë. Në këto vite kemi parë ndryshme të mira në Tiranë, por ka ende shumë potenciale të pashfrytëzuar. Tirana ështe qyteti im, jam e sigurt që ndryshimet që Tirana do ketë 4 vite do ndikojnë në jetën e tiransave për 100 vitet e ardhshme”- u shpreh nënkryetarja e re e bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku.
Berisha me Menduh Thacin, shkëmbejnë urime për arritjet në zgjedhje
Kryeministri Berisha priti dje në një takim, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi. Kryeministri Berisha e uroi zotin Thaçi për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni dhe vlerësoi qëndrimin konstruktiv dhe pro integrimit euroatlantik që PDSH-së , por edhe partitë e tjera shqiptare demonstruan gjatë fushatës elektorale në Maqedoni. Edhe zoti Thaçi e uroi Kryeministrin Berisha për përmbylljen me sukses të procesit zgjedhor të zgjedhjeve vendore të 8 maji, si dhe për fitoren në Tiranë. Për kryeministrin Berisha ky ishte një proces tërësisht transparent, bazuar mbi parimin themelor se vota e lirë e çdo qytetari duhet numëruar, parim që u konfirmua edhe nga vendimet e gjykatës. “Përpjekjet e shumta për bllokimin dhe zvarritjen e procesit kishin për qëllim që të mohohej vullneti i shprehur qartë i 762 qytetarëve të Tiranës, çka është e papranueshme për një sistem demokratik, në themel të të cilit qëndrojnë zgjedhjet e lira e demokratike”,-u shpreh kryeministri Berisha.
Piramida, dorëzohet peticioni
Përfaqësues të lëvizjes Aksioni Qytetar për Shpëtimin e Piramides dorwzuan dje në Presidencë peticionin kundër shembjes së Qendrës Nderkombëtare të Kulturës.
Pesë ditë më parë, në sheshin para Piramidës mijëra njerëz iu bashkuan thirrjes për të protestuar kundër vendimit të Parlamentit për prishjen e kësaj ndërtese. Ata firmosën një peticion, duke apeluar tek drejtuesit më të lartë të shtetit anulimin e këtij vendimi. Peticioni i firmosur nga 6100 qytetarë iu dorëzua së pari kreut të shtetit, zotit Bamir Topi. Ardian Klosi, një prej nismëtarëve të Aksionit Qytetar, tha se qytetaria e Tiranës është kundër këtij akti shkatërrimi dhe se beson se presidenti do të bëjë veprimet e duhura brenda përgjegjësive dhe të drejtave që i jep Kushtetuta. "Presidenti, sipas Kushtetutës ka të drejtë ta kthejë një ligj për rishikim. Kemi të bëjmë me një aksion qytetar, i cili vjen pas kalimit të një ligji të kaluar me shumicë të thjeshtë, pa asnjë shpjegim në kundërshtim me disa nene të Kushtetutës. Ky është një aksion civil që nuk mund të ketë hapa ligjore nëpër gjykata, ky do të ketë veprime të herëpashershme. E rëndësishme është se për këtë çështje janë sensibilizuar qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë", tha Klosi.

Re: Kurbanët e Bashkisë së Tiranës
kjo eshte demokracia SHQIPTARE ....................ppppppppffffffffffffffffffffffffff
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Kurbanët e Bashkisë së Tiranës
pse ste pelqen demokracia shqipetare ty dajto? po e deshe pranoje po se deshe jetojedajti modh shkruajti:kjo eshte demokracia SHQIPTARE ....................ppppppppffffffffffffffffffffffffff
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Re: Kurbanët e Bashkisë së Tiranës
ku eshte demokracia ere se nuk e shof una .. ska asnje dallim nga DIKTATURA e dikurshme .. 50 +21 =71 vjet same shetelvisi dr shkruajti:pse ste pelqen demokracia shqipetare ty dajto? po e deshe pranoje po se deshe jetojedajti modh shkruajti:kjo eshte demokracia SHQIPTARE ....................ppppppppffffffffffffffffffffffffff
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Kurbanët e Bashkisë së Tiranës
eeeeeeeee ca te them une dac merre dac leredajti modh shkruajti:ku eshte demokracia ere se nuk e shof una .. ska asnje dallim nga DIKTATURA e dikurshme .. 50 +21 =71 vjet same shetelvisi dr shkruajti:pse ste pelqen demokracia shqipetare ty dajto? po e deshe pranoje po se deshe jetojedajti modh shkruajti:kjo eshte demokracia SHQIPTARE ....................ppppppppffffffffffffffffffffffffff
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Re: Kurbanët e Bashkisë së Tiranës
po ere po nuk ja vume litarin dulles .. per te pare nje surrat te ri me te keq se i pari ..............po hajt mo jemi mesu ne si krymi nen gure do durojme edhe 20 vjet te tjera ...........elvisi dr shkruajti:eeeeeeeee ca te them une dac merre dac leredajti modh shkruajti:ku eshte demokracia ere se nuk e shof una .. ska asnje dallim nga DIKTATURA e dikurshme .. 50 +21 =71 vjet same shetelvisi dr shkruajti:pse ste pelqen demokracia shqipetare ty dajto? po e deshe pranoje po se deshe jetojedajti modh shkruajti:kjo eshte demokracia SHQIPTARE ....................ppppppppffffffffffffffffffffffffff
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Kurbanët e Bashkisë së Tiranës
ah te ekqen vellai ty komunistet ja vune lakun dulles qe ta mbanin po ato, i ke nga te dyja krahet e politikes legenatdajti modh shkruajti:po ere po nuk ja vume litarin dulles .. per te pare nje surrat te ri me te keq se i pari ..............po hajt mo jemi mesu ne si krymi nen gure do durojme edhe 20 vjet te tjera ...........elvisi dr shkruajti:eeeeeeeee ca te them une dac merre dac leredajti modh shkruajti:ku eshte demokracia ere se nuk e shof una .. ska asnje dallim nga DIKTATURA e dikurshme .. 50 +21 =71 vjet same shetelvisi dr shkruajti:pse ste pelqen demokracia shqipetare ty dajto? po e deshe pranoje po se deshe jetojedajti modh shkruajti:kjo eshte demokracia SHQIPTARE ....................ppppppppffffffffffffffffffffffffff
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Re: Kurbanët e Bashkisë së Tiranës
si skemi fat ne ere ka vite qe ikim vetem mbrapsht ....................
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Kurbanët e Bashkisë së Tiranës
jo vetem mbrapsh po dhe anashdajti modh shkruajti:si skemi fat ne ere ka vite qe ikim vetem mbrapsht ....................
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Similar topics
» Nxënësit protestë para bashkisë
» Rrembehet gruaja e K/Bashkise Kavaje
» Pengmarrje dhe grabitje me armë në mes të Tiranës
» Një pyetje, dy përgjigje për Universitetin e Tiranës
» Sherr me armë për një vajzë në qendër të Tiranës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi