Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një pyetje, dy përgjigje për Universitetin e Tiranës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një pyetje, dy përgjigje për Universitetin e Tiranës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një pyetje, dy përgjigje për Universitetin e Tiranës

2 posters

Shko poshtë

Një pyetje, dy përgjigje për Universitetin e Tiranës Empty Një pyetje, dy përgjigje për Universitetin e Tiranës

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 8 Feb 2012 - 12:13

Një pyetje, dy përgjigje për Universitetin e Tiranës Mimoza-hafizi-150x150MIMOZA HAFIZI
Faza ku ndodhet sot arsimi i lartë i shtron një pyetje bazë Universitetit të Tiranës: Të ndjekë spontanisht rrjedhat e paqarta të zhvillimit të këtij arsimi, apo t’u imponohet atyre me një model? Përgjigjja e parë do të ishte: Universiteti i Tiranës të ndjekë spontanisht këto rrjedha! Që do të thotë, të bjerë, herët a vonë, në vorbullën e krijuar nga duzina universitetesh, të ngjizura me motivin e fitimit. Universitete të tilla, që në brishtësinë e mekanizmave shtetërorë arrijnë të gëlojnë në periferinë e kontrollit të domosdoshëm publik. Të ndjekë spontanisht do të thotë që gradualisht në universitet të instalohen rregulla të tjera funksionimi, të përshtatura për njerëzit që nuk duan shkollim, por vetëm një dëshmi diplome. E në këtë mënyrë, të zhbëhen rregullat e krijuara në vite në lidhje me përftimin shkallë-shkallë të krediteve mësimore, të njëvlershme me dijet që japin lëndët e ndryshme të programit. Të ndjekë spontanisht do të thotë të shkelen normat në lidhje me kapërcimin e barrierave të kalimit nga njëri vit studimi në tjetrin, norma këto të vendosura në dobi të një pranie efikase në leksione e seminare. Të ndjekë spontanisht do të thotë të harrohet se kontrolli në provime është një marrëdhënie e shenjtë mes pedagogut dhe studentit. Të ndjekë spontanisht do të thotë gjithashtu të humbë vit pas viti personelin akademik, që rri në këtë universitet edhe me shpresën e cilësisë, standardeve apo emrit e dinjitetit të tij. Të ndjekë spontanisht do të thotë të lejojë vit pas viti zhvlerësimin e diplomave të veta.
A do të jetonte gjatë një universitet i tillë në Tiranë? Kambana e alarmit ka kohë që ka rënë! Unë mendoj se nuk do të mund të jetonte gjatë, pasi në themelet e tij të hedhura 60 vjet më parë qëndrojnë parime krejt të ndryshme. Në ADN-në e tij të ngjizjes ai ka shkollimin e profesionalizmin, dhe jo fiktivitetin. Ka respektimin rigoroz të rregullave, jo përuljen ndaj çdo presioni të çastit. Në kodet e tij ndodhet shkruar se populizmi është i dëmshëm jo vetëm për misionin universitar, por edhe për jetën e gjithsecilit që kërkon të shkollohet për t’u punësuar. Si i tillë, Universiteti i Tiranës është jokonkurrues në një “treg” arsimor të ngritur me frymë biznesi. Kjo situatë rëndohet në kuadrin e një politike shtetërore financimi që ka qarkulluar e përflitet kohët e fundit në mjediset universitare. Politikë që u perceptua nga personeli akademik i UT si një prirje për të defavorizuar universitetet publike. Politikë që në metaforën e rrjedhave të këtij shkrimi i ngjan një dallge të papritur goditëse që mund të përmbytë gjithçka.
I rikthehemi pyetjes për të dhënë përgjigjen e dytë: Universiteti i Tiranës t’u imponohet rrjedhave me një model tjetër! Me modelin e një shkollimi cilësor, që jep shanse më të larta punësimi për rininë. Kjo përgjigje nuk është e lehtë në zhvillimin e sotëm, ajo kërkon vitalitet, energji, angazhim, qytetari dhe pasion. Që bashkëlidhen me interesin e përbashkët të qindra pedagogëve e mijëra studentëve të UT për ta mbajtur gjallë institucionin e tyre. Mendoj që cilësi e interesa të tilla UT i ka me shumicë. Ai ka stafin më të kualifikuar, qindra profesorë e doktorë shkencash. Ka programe studimi, plane e programe mësimore të konsoliduara në të tria ciklet. Mban peshën e kërkimit shkencor shqiptar, bashkëpunon me elitën më të kualifikuar në mjediset e tjera profesionale. Me dhjetëra mijë studentë besojnë tek Universiteti i Tiranës. Me dhjetëra e dhjetëra të diplomuar prej tij ndjekin karrierë të suksesshme profesionale a shkencore në të gjithë botën.
Universiteti i Tiranës e ka mjaft të pasur përvojën ndaj sfidave në historinë e vet. Ai i bëri ballë ikjes masive të intelektualëve nga vendi në dhjetëvjeçarin e parë të tranzicionit demokratik. Ai ndoqi pa stepje rrugën drejt hapësirës europiane të arsimit të lartë, me gjithë reformat e paqëndrueshme, dallgë-dallgë, të politikës. Ai mund ta kapërcejë edhe këtë sfidë ndaj konkurrencës së pandershme të falsitetit të pakontrolluar.
Ai mund të imponohet me një model tjetër në arsimin e lartë të vendit. Me modelin e cilësisë së mësimdhënies, progresit të vazhdueshëm të trupës akademike, seriozitetit dhe harmonisë së rregullave të brendshme të funksionimit, përfshirjes serioze në kërkimin shkencor, gjithëpërfshirjes e delegimit maksimal të kompetencave, autonomisë universitare deri në njësitë bazë, transparencës, administrimit modern dhe e plot hapave të tjerë, pjesë të një spiraleje ngritëse të domosdoshme për të ardhmen e vet e të arsimit të lartë në vend.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një pyetje, dy përgjigje për Universitetin e Tiranës Empty Re: Një pyetje, dy përgjigje për Universitetin e Tiranës

Mesazh nga Anakonda Wed 22 May 2013 - 19:42

interesante
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi