Shërimi i sulmit në tru me qeliza burimore
2 posters
Faqja 1 e 1
Shërimi i sulmit në tru me qeliza burimore
Shërimi i sulmit në tru me qeliza burimore
Testimet e para klinike të qelizave burimore të trurit në terapinë e sulmit në tru janë kryer me sukses dhe mjekët janë të gatshëm të nisin fazën tjetër, bën të ditur BBC.
Vlerësimet e pavarura të gjendjes shëndetësore të tre pacientëve të parë të cilëve u janë injektuar qelizat burimore në tru në Southern General Hospital (SGH) në Glasgow kanë treguar që testi nuk kanë pasur pasoja negative.
Kjo do të thotë që terapia mund të testohet në numër më të madh të pacientëve për të ardhur deri tek mënyra e re e shërimit të sulmit në tru.
Mjekët shpresojnë që qelizat burimore do të ndihmojnë në ripërtëritjen e indit të dëmtuar trunor.
Prof. Keith Muir nga Universiteti në Glasgow i cili ishte udhëheqës i projektit ka deklaruar për BBC që është i kënaqur me rezultatet e testit.
“Duhet të jemi të sigurt që terapia është e sigurt para se të hyjmë në fazën e dytë. Kjo është hera e parë që ky lloj i terapisë me qeliza burimore është provuar në njerëz, është shumë e rëndësishme të dimë që mundemi në mënyrë të sigurt të vazhdojmë me testimet. Në këtë moment kemi lejen të vazhdojmë me një dozë më të madhe të qelizave burimore”, ka thënë ai.
Pacienti i cili në vitin e kaluar i pari në botë e ka marrë terapinë ishte pensionist. Prej atëherë terapia është testuar dhe në dy persona. Të tre pacientët kanë marrë doza shumë të vogla të qelizave burimore.
Gjatë vitit të ardhshëm, edhe nëntë pacientë gradualisht do të marrin doza më të mëdha të qelizave burimore që në rend të parë të përcaktohet nëse terapia është e sigurt për pacientët. Mjekët, paralelisht, do të punojnë në vlerësimin se cilat janë mënyrat më të mira të matjes së efikasitetit të terapisë.

Re: Shërimi i sulmit në tru me qeliza burimore
Shum interesante....tpakten paska dal dicka qe ta sheroj ket semundje te qelizave te trunit)
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Qeliza
» Shërimi i SAR'AS
» Shërimi me lëng amniotik
» Crregullimet menstruale: Shkaktaret dhe sherimi
» Akupresura - një metodë e lashtë shërimi e mjekësisë kineze

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi