Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Cili është ndryshimi midis epshit, dashuris dhe seksit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Cili është ndryshimi midis epshit, dashuris dhe seksit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cili është ndryshimi midis epshit, dashuris dhe seksit

4 posters

Shko poshtë

Cili është ndryshimi midis epshit, dashuris dhe seksit Empty Cili është ndryshimi midis epshit, dashuris dhe seksit

Mesazh nga WebMaster Sun 11 Sep 2011 - 21:36

Ku ndryshojnë epshi, dashuria dhe seksi nga njeri-tjetriKënaqësia seksuale, kjo veçori e jona për seksin, na ka bërë të sillemi më nazelinj në marrëdhëniet seksuale.
Në vend që t’ia kërcejmë një femre, thjesht sepse ajo është në ashk (oestrus), siç bëjnë të gjitha kafshët, ne zgjedhim shumë kur vjen puna për partnerin e shtratit.
Vetëm kur kemi pirë alkool e drogë dhe mendja e ka humbur kontrollin, ne bëhemi më pak zgjedhës. Epshi, dashuria dhe seksi. Le ta themi troç: njerëzve u pëlqen seksi.
Në mos të vetmit, ne jemi nga të paktët anëtarë të mbretërisë shtazore, që e bëjmë seksin më shumë për kënaqësi, se sa për riprodhim. Për ne është e qartë, përpara se të bëhemi intimë me seksin tjetër, partneri duhet të jetë tërheqës fizikisht dhe emocionalisht.
Këto i dinë të gjithë. Por, qëllimi i këtij shkrimi është të tregojë, shkurtimisht, për të gjithë ata elementë të fuqishëm që ndikojnë në tërheqjen seksuale të njerëzve. Për ata elementë, që nuk duan t’ia dinë as për vetëkontrollin e personave më të arsyeshëm.
Kujtoni gjithë ato hormone, të cilat i kam përmendur shpesh. Janë ato që e bëjnë të papërmbajtur dëshirën tonë seksuale. Ato janë përgjegjëse për ndjenjat epshore që na zgjohen kur kryqëzohemi rrugëve me vajzat gjysmë lakuriqe, kur shkojmë pub-eve dhe kafeneve, madje, edhe atëherë, kur “bosja seksi” vjen të kontrollojë punën që kemi bërë.
Por edhe pse na zgjohen ndjenjat epshore, ne nuk turremi mbi to. Pse? Sepse është truri ynë që na dallon prej kafshëve, në mos të gjithëve, shumicën prej nesh. Rregullat e shoqërisë, mjedisi në të cilin jemi rritur, frika që kemi prej sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, si dhe shumë sfida të tjera jetësore na kanë aftësuar që ta mposhtim, atëherë kur duhet, kërkesën natyrale për marrëdhënie seksuale. Madje, edhe kur ajo është shumë urgjente.
Tamam, në këtë pikë, ne dallojmë nga kafshët e tjera. Janë ritualet njerëzore të takimeve dhe bashkimeve, ato që u japin marrëdhënieve tona seksuale atë që do ta quaja, aspektin e tyre human.
Çfarë është epshi
Epshi është dëshirë kimike, hormonale dhe emocionale për të bërë seks. Në zemër të të gjithë këtij procesi kompleks është hormoni testosteron. Testosteroni është hormoni kryesor mashkullor. Ai nxit dëshirën për seks (libidon) tek burri dhe e shëtit atë drejt orgazmës.
Profesoresha Tereza Krenshau, thotë: “Testosteroni është Marlon Brando – seksual, sensual, tërheqës, ezmer dhe i rrezikshëm”. Është testosteroni që na nxit ta ndjekim, ta fillojmë dhe ta dominojmë seksin. Burrat, kanë 20 deri 40 herë më shumë testosteron nga sa kanë gratë. Pikërisht, kjo është arsyeja që instinkti seksual i burrave ndryshon nga instinkti seksual i grave.
Si bëhet një djalë ose një burrë epshor? Fillimisht, duhet një fantazi seksuale që të zgjojë dëshirën për seks dhe të nxitë hormonet të shpërthejnë. Djali dëshiron të arrijë një orgazëm dhe kërkon të gjejë një partnere, që të bashkëpunojë me të për të arritur orgazmën. Kjo do të thotë se ai, në fund të fundit, kujdeset vetëm për veten. Epshi është egoist.
Çfarë është dashuria
Dashuria, ashtu si edhe epshi, drejtohet nga hormonet. Përzierja e serotoninës, testosteronit, dopaminës, endorfinave dhe e lëndëve të tjerave kimike që qarkullojnë në trup e në tru në një kohë të dhënë, përcaktojnë përgjigjet fizike dhe emocionale të personit. Disa hormone nxisin, të tjerat frenojnë. Ato prekin ndijimet, mendimet dhe sjelljet tona. Hormonet, secili me kontributin e tij, vijnë në shtrat bashkë me ne. Çdo kimikat që rishfaqet, shton diçka të re në marrëdhënie. Mënyra se si veprojnë hormonet në dashuri, pavarësisht punimeve të Helen Fisherit e të tjerëve, është akoma një mister.
Pse ndodh që një person special na bën vetëm një gjest dhe ne shkrihemi në një shpërthim përvëlues emocionesh dhe eksitimi të përgjithshëm? Pse logjika dhe arsyeja davariten si mjegulla dhe nuk mendojmë dot asgjë tjetër? Siç shihet, dashuria na bëhet si atmosfera. Ne e thithim atë kudo ku jemi. Përpiqemi ta shpjegojmë këtë gjendje duke kërkuar fakte, por më kot. Me sa duket, mendja jonë përpiqet t’i japë kuptim asaj që nuk kuptohet. Niveli i lartë i testosteronit tek burrat, bën që epshi të jetë forca e tyre drejtuese.
Ndërsa tek gratë, të cilat kanë sasi shumë më të vogla testosteroni, ndodh ndryshe. Ato priren të kërkojnë të parën dashurinë jo epshin. Profesoresha Patti Britton, thotë: “Gratë janë rritur të mendojnë për dashurinë dhe seksin, pa e ndarë njërën nga tjetra. Burrat janë inkurajuar të ndjekin instinktet e tyre. Natyra, siç e shihni, luan mirë me forcat e saj!”.
Marrëdhëniet burrë-grua
Në marrëdhëniet burrë-grua, përgjithësisht, ekziston një dikotomi e qartë. Burrat identifikohen me epshin, thjesht, me dëshirën e tyre seksuale. Kjo dëshirë nuk ka të bëjë me identitetin e personit. Shtysa e tyre është: “Unë dua të bëj seks tani”. Gratë, krejt ndryshe, identifikohen me dashurinë. Ato përgjithësisht kanë ndjenja të forta për lidhje më të thella me një person tjetër. Shumica e burrave thonë: “Është seksi i mirë që na shpie drejt marrëdhënieve të mira të dashurisë”. Ndërsa shumica e grave thonë: “Janë marrëdhëniet e mira dhe dashuria që na çon tek seksi i mirë”.
Seksologët, këtë të vërtetë e përmbledhin në këtë mënyrë:
“Gratë, fillimisht dashurojnë pastaj shkojnë tek seksi, ndërsa, burrat, seksi i çon tek dashuria”. Një medalje me dy anë të ndryshme, që mbahen të lidhura nga përpjekjet e përbashkëta e të mundimshme, të burrave dhe të grave. Burrat, shpesh, ndjehen fajtorë për preokupimin e madh që kanë për seksin, ndërkohë që gratë e rëndojnë edhe më shumë këtë faj të burrave. Ato thonë: “Burri është shok i qenit”, “Burrat vetëm një gjë kanë në mendjen e tyre”. Këtu ato nuk kanë të drejtë. Burrat, në të vërtetë, kanë dy gjëra në mendjen e tyre, njëra prej tyre është futbolli!”.
Por, le t’i lëmë shakatë. Po qe se burrat mendojnë për seksin gjatë gjithë kohës, kjo është krejt normale. Sipas një raporti të institutit Kinsey mbi seksualitetin, burrat midis moshës 15 dhe 50 vjeç, mendojnë për seksin çdo 5 ose 10 minuta. Lidhur me këtë, seksologu Kasteleman thotë: “Kjo mund të mos jetë e admirueshme, por është normale dhe jo patologjike”. Duke fituar më shumë eksperiencë jetësore, ne mësojmë t’i kontrollojmë, ose t’i civilizojmë ndjenjat tona të epshit. Ne nuk mund të rendim pas gjithkujt që na tërheq. Zgjedhjet seksuale ne i bëjmë me zemër dhe me mendje, edhe atëherë kur vetia na bërtet me zë të lartë.
Për shkencëtarët, është akoma mister, arsyeja pse ne tërhiqemi nga objektet e epshit dhe nga njerëz që nuk i njohim. Sociologia Alman, e përfytyron në këtë mënyrë këtë situatë: “Është një panteon plot me zota dhe perëndesha, ku secili luan me një tjetër dhe observon çfarë ndodh”. Pavarësisht çfarë thonë shkencëtarët, e vërteta është se kur godet epshi, ai godet aq fort dhe në mënyrë aq të papërshtatshme, sa që gjithmonë mbetet një gjë e çuditshme.
Pse dashuria është e vështirë…
John Gray, një specialist i marrëdhënieve, në librin e tij të mrekullueshëm, që është i përkthyer edhe në gjuhën shqipe, “Burrat janë nga Marsi, gratë janë nga Afërdita”, diku thotë afërsisht këto fjalë: “Kur nëna thoshte se rruga për të hyrë në zëmrën e një burri është nëpërmjet stomakut të tij, ajo bënte një gabim. Rruga e vërtetë ishte rreth 8-9 centimetra më poshtë se stomaku”. Është e vërtetë se nga mënyra si mendojnë, veprojnë, interpretojnë dhe komunikojnë burrat dhe gratë, ata janë nga planetë të ndryshëm. Por, kur bëhet fjalë për ndryshimet epshore midis burrave dhe grave, si në çdo mbretëri tjetër, ndryshimet janë të vogla.
Për një burrë, kënaqësia seksuale është si çlirim prej një tensioni, ndërsa për një grua, është ndërtim gradual i tensionit dhe i dëshirës. Një burrë nuk ka nevojë për shumë ndihmë që të eksitohet; ai kërkon ndihmë të çlirohet. Një grua kërkon ndihmë që të ndërtojë eksitimin e saj. Në një farë kuptimi, burri përpiqet të zbrazet, ndërsa gruaja, kërkon të mbushet. Ja pse Gray thotë: “Burrat janë si pishtari; gratë janë si soba”.
Eksitimi seksual i lidh burrat dhe i bën të hapur për dashurinë. Duke marrë dashurinë, burri e ndihmon gruan që të ndjejë edhe ajo pasionin seksual. Gratë, gabimisht, mendojnë se burrat duan vetëm seks. Në të vërtetë, burrat e duan dashurinë, po aq sa e duan edhe gratë. “Zemra e një burri hapet nëpërmjet seksit. Kjo i lejon atij t’i provojë të dyja ndjenjat: dashurinë dhe urinë për dashuri. Gruaja ka nevojë për dashurinë që të hapet për seks, ndërsa burri, kërkon eksitimin seksual që të hapet për dashurinë.
Synimi i burrave edhe grave është të gjejnë një partner që do të mbështesë nevojat e tyre emocionale, mendore dhe shpirtërore. Po të jetë se burri kërkon vetëm seksin, ai do ta humbasë interesin sapo pasioni imediat do të kënaqet dhe marrëdhënia nuk do të vazhdojnë më, ose nuk do të forcohet më tej. Por e vërteta jetësore nuk është kështu. Tërheqja fizike midis një burri dhe një gruaje mund të mbahet për gjithë jetën, sepse ajo buron nga kimizmi i trurit, i zemrës dhe i shpirtit.
Ndryshimi kryesor midis epshit dhe dashurisë:
Epshi kërkon atë që nuk e ke, dashuria kërkon atë që e ke. Ky është ndryshimi kryesor midis epshit dhe dashurisë. Gjithkush mund të jetë i nxehtë që të bëjë për vete trupin e një tjetri për pak kohë.
Sfida e vërtetë është të vazhdosh të duash në mënyrë pasiononte një grua edhe pasi ta kesh njohur atë. Kjo do të thotë ta transformosh dëshirën fizike në dashuri. Sfida e përbashkët për burrat dhe gratë është, që ta lidhim energjinë seksuale me zemrën dhe mendjen e tyre. Kjo do t’i bëjë ata qenie të plota humane.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cili është ndryshimi midis epshit, dashuris dhe seksit Empty Re: Cili është ndryshimi midis epshit, dashuris dhe seksit

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 22 Sep 2011 - 0:14

Epshi - Terheqje fizike e castit
Dashuria - Ndjenje e shpirtit
Seksi - Pjese e dashurise.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cili është ndryshimi midis epshit, dashuris dhe seksit Empty Re: Cili është ndryshimi midis epshit, dashuris dhe seksit

Mesazh nga Arabela Thu 22 Sep 2011 - 0:15

Eямєℓiиdå shkruajti:Epshi - Terheqje fizike e castit
Dashuria - Ndjenje e shpirtit
Seksi - Pjese e dashurise.
[You must be registered and logged in to see this image.]
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cili është ndryshimi midis epshit, dashuris dhe seksit Empty Re: Cili është ndryshimi midis epshit, dashuris dhe seksit

Mesazh nga Durrsaku Thu 22 Sep 2011 - 2:26

Arabela shkruajti:
Eямєℓiиdå shkruajti:Epshi - Terheqje fizike e castit
Dashuria - Ndjenje e shpirtit
Seksi - Pjese e dashurise.
[You must be registered and logged in to see this image.]
dy te parat me pelqyen por po te ishte seksi pjese e dashurise sa te dashurura do te jene prostitutat

seksi kerkese trupore
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cili është ndryshimi midis epshit, dashuris dhe seksit Empty Re: Cili është ndryshimi midis epshit, dashuris dhe seksit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi