Mc Kresha fillon bashkëjetesën në shtëpinë e Rozi Radit
2 posters
Faqja 1 e 1
Mc Kresha fillon bashkëjetesën në shtëpinë e Rozi Radit
Reperi i njohur kosovar, Mc Kresha këto ditë është bërë shumë i famshëm në Shqipëri dhe kjo falë lidhjes me këngëtaren Rozana Radi. Në fakt, nuk i mjaftuan këngët e lansuara deri tani, edhe pse mjaft të pëlqyera, për të arritur në Shqipëri atë popullaritet që e fitoi si me magji falë një lidhjeje dashurie. Javën e kaluar, gazeta “Panorama” dekonspiroi lidhjen e tyre, e cila nuk ishte edhe shumë e vështirë për t’u zbuluar, pasi çifti nuk i kursen gjestet erotike edhe në publik. Meqë për Rozin nuk kemi shumë për t’ju treguar, sepse ne tashmë kemi informacion të mjaftueshëm për të, është Mc Kresha ai për të cilin vendosëm të hulumtonim për të mësuar më shumë rreth të kaluarës së tij dhe për t’jua rrëfyer edhe ju.Për jetën private të Kreshnik Fazliut është folur shumë pak në mediet shqiptare, pasi edhe në shtypin rozë gjithmonë kanë zënë vend lajmet për suksesin e tij dhe asgjë më shumë. Ndërkohë, ne mësojmë që Mc Kresha ka qenë i fejuar për një vit rresht me një vajzë turke nga rrethi i Mitrovicës. Kjo lidhje me vajzën turke ka ndodhur para disa viteve, në një moshë pak më të re të Kreshnikut. Ata kanë ndenjur bashkë më shumë se një vit, madje ishin të fejuar, por lidhja e tyre nuk eci ashtu si duhet dhe vendosën të ndahen. “Emri i vajzës nuk më kujtohet, por e di që ka qenë e komunitetit turk në Kosovë dhe ishte nga rrethi i Mitrovicës”, kështu thekson për “Panorama plus” një burim i afërt me reperin.
Pas dështimit në fejesë, Kresha vendosi të bëhet religjioz, duke shkuar edhe në xhami e duke u falur e lutur 5 herë në ditë. Këtë gjë e pohojnë miqtë e këngëtarit, duke thënë se ndoshta nga dëshpërimi i fejesës ai vendosi t’i lutet Zotit për gabimet që ka bërë. “Ai i hyri rrugës së besimit, u bë religjioz në maksimum duke u falur 5 herë në ditë dhe pas një viti e la edhe këtë”, tregon miku i tij. Siç duket, Kresha të gjitha gjërat i paska njëvjeçare, edhe punën e fejesës, por edhe punën e religjionit e faljes në xhami. Kreshniku mik të ngushtë në rrethin e artistëve e kishte Bleron, i cili kishte marrë si detyrë ta promovojë atë si reper. Miqësia me Bleron nuk shkoi gjatë, për shkak se tashmë këngëtarët tanë janë mësuar që sa bëhen pak të famshëm, të kthejnë kurrizin. Ata tashmë nuk flasin, por ajo që ka mbetur janë disa bashkëpunime muzikore.
Historia e publikuar javës që kaloi mes Rozana Radit dhe Kreshnik Fazliut (Mc Kresha) zgjoi debat të madh tek këngëtarët. Rozana reagoi përmes një komenti në Facebook. Duke e ditur që të gjithë e kishin parë çiftin teksa argëtohej së bashku në publik, sikur ishin në dhomën e gjumit, nuk kishte se si ta mohonte një lajm të tillë. Në anën tjetër, edhe Kresha është munduar t’i ikë pyetjes sonë në lidhje me këtë rast, duke thënë se Rozanën e ka mike dhe nuk ishte në dijeni për atë që flitej. Mbas lidhjes me Rozin, Kresha vendosi të bëjë pushime në Turqi bashkë me të dhe disa miq të Rozit. Deri tani, guximi i reperit trupmadh ka shkuar deri aty sa në faqen e tij në Facebook të publikojë vetëm një foto me një këmbë femre dhe me siguri që prononcimin në media për këtë lidhje mund t’ia ketë lënë në dorë Rozit si fillim. Ndërkohë që Rozana Radi, sapo doli shkrimi tek “Panorama Plus”, hoqi nga statusi i saj në këtë rrjet social shtesën e vendosur së fundmi, ku thoshte se ishte në një lidhje, për të mos e komplikuar edhe më shumë situatën.
Megjithëse javën e kaluar shkruam se çifti i ndodhur për një koncert në Himarë nuk i kurseu skenat erotike në publik, në fakt e vërteta është se Rozi dhe Mc Kreshta kanë hyrë në një lidhje të mirëfilltë dashurie, madje miqtë e tyre na rrëfejnë se kanë rënë që të dy kokë e këmbë brenda. Tani ata i sheh gjatë gjithë kohës bashkë, madje miqtë e tyre rrëfejnë se Mc Kresha jeton tek shtëpia e Rozit kur ndodhet në Tiranë, meqë Rozi jeton vetëm. Edhe pse po tentojnë ta mbajnë sa më private lidhjen, do ketë një moment që do i dekonspirojë. Bëhet fjalë për festivalin “Kënga magjike”, ku dy këngëtarët kanë vendosur që të performojnë së bashku. Ne i urojmë suksese.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Mc Kresha fillon bashkëjetesën në shtëpinë e Rozi Radit
turp e faqe zeze me jetu burri ne shtepine e gruas vetem keta te dy po shoh.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Mc Kresha dhe Rozi të ndarë për Vitin e Ri
» Rozi dhe MC Kresha, argëtim në dëborë
» Adoleshenca e Rozana Radit
» Orinda Huta: Ju rrefej bashkejetesen me Turin
» Rozi dhe Rezi mund të rrihen në festival?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi