Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A është jeta vetëm imagjinatë ? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A është jeta vetëm imagjinatë ? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A është jeta vetëm imagjinatë ?

2 posters

Shko poshtë

A është jeta vetëm imagjinatë ? Empty A është jeta vetëm imagjinatë ?

Mesazh nga WebMaster Mon 19 Sep 2011 - 11:52

A po jetojmë në një ëndërr ?
Ka patur gjithmonë disa njerëz gjatë historisë së njerëzimit që kanë besuar se jeta nuk është reale.
Ata kanë thënë se jeta nuk është asgjë veçse imagjinata jonë që krijon skenarë. Me shumë gjasa, pikërisht prej këtu mund të ketë lindur edhe ideja për filmin "The matrix".
Sipas këtyre njerëzve, ne të gjithë jemi energji, energji që ëndërron se jemi qenie njerëzore me trupa realë.

Sigurisht, nëntëdhjetë e nëntë përqind e njerëzve që lexojnë këtë artikull mendojnë se e gjithë kjo teori është një marrëzi e vërtetë. Nëse do të ishte kështu, atëherë pasojat për ne do të ishin të jashtëzakonshme.
Do të nënkuptonte se çdo person që kemi takuar ndonjëherë ka ekzistuar vetëm në imagjinatën tonë. Sigurisht që ky do të ishte një mendim i tmerrshëm, sidomos kur nis e bën fjalë për njerëzit e familjes.

Një tjetër mendim që të vjen në mendje është: përse vallë mund të jetë duke ndodhur një gjë e tillë?
Sigurisht do të thoshte se një qenie më e lartë është duke na kontrolluar. Shumica e feve na mësojnë se Perëndia është qenia supreme dhe që, nëse bëjmë një jetë të mirë, do të shpërblehemi e do të shkojmë në parajsë e nëse jo, atëherë më mirë të gjejmë veshje që i rezistojnë zjarrit.

Është e qartë se janë të shumtë misteret që lidhen me jetën dhe disa prej tyre madje janë kaq kompleksë, saqë ne nuk kemi asnjë lloj shansi që t'i zgjidhim me anë të mendjes sonë të vockël.
Një mister i tillë është se si mundet universi të ketë ekzistuar gjithmonë?

Ne të gjithëve na pëlqen të besojmë se çdo gjë ka një fillim dhe një fund. Çdo lloj koncepti tjetër e lëndon mendjen tonë.
Çdo gjë është e kufizuar dhe asgjë nuk zgjat përgjithmonë.
Por, po sikur kjo të jetë thjeshtë në imagjinatën tonë, që ky koncept të jetë i gabuar?
Po sikur të jetë thjeshtë imagjinata jonë dhe të rezultojë se çdo gjë zgjat përgjithmonë, pasi energjia nuk vdes kurrë, siç thoshte Ajnshtaini?

Nëse ndodh që - dhe kjo nuk ka pothuajse aspak gjasa - të kenë të drejtë ata që mendojnë se kjo jetë është vetëm një ëndërr, atëherë me siguri është duke ndodhur diçka tjetër. Interesant është fakti sikur çdo gjë që ne mendojmë se e dimë, të jetë e gabuar.

Ligjet e fizikës do të ishin krejt të gabuar, pasi nuk do të kishte një botë fizike dhe madje ndoshta as edhe një univers fizik, por në vend të kësaj diçka tjetër që do të ishte kokë e këmbë një mister për ne.

Kohët e fundit, disa shkencëtarë kanë deklaruar se besojnë që ka një dimension tjetër që përmban energji. Të paktën janë shpikës. John Hutchinson ka punuar në këtë drejtim dhe ai pretendon se ka mundur të sigurojë burimin e kësaj energjie të pafund, por vetëm në mënyrë jo të rregullt.

Me fjalë të tjera, ndonjëherë eksperimentet funksionojnë dhe ndonjëherë jo. Por një gjë e tillë nuk e ka ndalur ushtrinë e SHBA që të interesohet për punën e tij.

A mund të ketë dimensione të tjerë përveç atij që ne besojmë se jetojmë dhe që të gjithë ata të jenë energji e një lloji apo një tjetri, gjë që na çon ne në teorinë se dimensioni ynë është në të vërtetë një dimension energjie dhe që ne thjeshtë mendojmë se është një dimension materie?

Sidoqoftë, ka një anë ku ngec kjo teori, pasi si mund të besojmë ne çfarëdolloj fakti që do të gjejmë në kërkimin tonë, nëse i gjithë ky ku jetojmë është iluzion?
Kjo do të nënkuptonte se ndoshta nuk ka dimensione të tjerë dhe që ndoshta ne jetojmë në të vetmin dimension.
Këto janë gjëra që me të vërtetë e ngatërrojnë mendjen tonë. Ndoshta mund të hyjnë në kategorinë e paranormales.
Ndoshta ata njerëz që besojnë se kanë parë shpirtëra mund të kenë parë, ndoshta, se si dukemi ne në të vërtetë?
Nuk është fjala për qenie të vdekura, aspak, por për qenie të përbëra në tërësi prej energjisë.

A mund të ndodhë që një formë më e lartë jete është duke na testuar me iluzione për të parë cila është natyra jonë e vërtetë?
Kjo qenie supreme do të njihej si Perëndia. Ne dëgjojmë shpesh rrëfime për rimishërimin. Shumë fëmijë nën moshën 5-vjeçare duket sikur kujtojnë gjithfarësoj informacionesh për jetën e mëparshme.
A mundet që ato të mos jenë thjeshtë jetë të mëparshme, por ëndrra të mëparshme?

Sa shumë njerëz që investigojnë këto lloj gjërash do të besonin se kjo është e mundur?
Eshtë kjo ndoshta një teori për të mos u dashur, pasi do të nënkuptonte që i gjithë progresi që ka bërë njeriu nëpër shekuj do të ishte hiçgjë.

Shanset më të mëdha janë që kjo teori të mos jetë asgjë më shumë se sa një falsitet, por gjithsesi nga ana tjetër, gjithmonë ekziston ai shans minimal që një gjë të jetë e vërtetë, sado e çuditshme të tingëllojë ajo. Ndoshta një copëz shumë e vogël e teorisë mund të jetë e vërtetë, le të themi ajo pjesë që thotë se ne jemi qenie energjie.

Ne e dimë se trupi i njeriut funksionon me elektricitet. Dimë gjithashtu se shumica e besimeve fetarë thonë që kemi një shpirt.
A mos ndoshta shpirti është i përbërë nga energjia dhe kjo çlirohet kur vjen vdekja? Shumica e botës beson se shpirtërat tanë çlirohen pas vdekjes.

Nëse ne jemi duke ëndërruar, a ndodh që diku, dikur të zgjohemi dhe të shohim se si qëndrojnë gjërat në realitet?
Ndoshta e gjithë kjo duhet harruar.

Ndoshta duhet të vazhdojmë të besojmë se jetojmë një jetë reale, me njerëz realë dhe ngjarje të vërteta. Deri kur të bindemi për të kundërtën, ndoshta duhet të vazhdojmë të mendojmë kështu.

Përndryshe, cili do të ishte kuptimi i jetës, i marrëdhënieve...?

EXPLORER UNIVERS

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A është jeta vetëm imagjinatë ? Empty Re: A është jeta vetëm imagjinatë ?

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Feb 2012 - 4:42

Nje imkagjinate qe shume here na zgjon,dhe shume here biem si te vdekur por shume here ngrihemi te tmerruar.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi