Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Alkooli na ben me pak te interesuar ndaj gabimeve tona People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Alkooli na ben me pak te interesuar ndaj gabimeve tona People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alkooli na ben me pak te interesuar ndaj gabimeve tona

2 posters

Shko poshtë

Alkooli na ben me pak te interesuar ndaj gabimeve tona Empty Alkooli na ben me pak te interesuar ndaj gabimeve tona

Mesazh nga WebMaster Tue 20 Sep 2011 - 2:22

Të gjithë e duam, por me karar…

Një prej shumë efekteve që alkooli shkakton në trurin e njeriut është edhe ai i përqendrimit të pakët në gabimet që mund të bëjmë gjatë përditshmërisë sonë. Sipas studimeve të ndryshme, një gjë e tillë mund të na bëjë të ndihemi persona të sigurt në vetvete.

Thuhet se alkooli i konsumuar në sasi të vogël, mund edhe të bëjë mirë. Që të jemi të qartë ky nuk është një gjykim personal, por fryt i shumë studimeve. Megjithatë, përtej çdo lloj paragjykimi, studimet e fundit konfirmojnë se alkooli mund të na e tjetërsojë trurin dhe të na bëjë më pak të interesuar ndaj gabimeve tona. Dhe jo vetëm. Alkooli mjegullon trurin dhe jep një sinjal të rëndësishëm i cili vë në gjendje alarmi trurin tonë në vlerësimin e gabimeve. Një sistem ky që ndër të tjera na ndihmon të shmangim vënien në situata të rrezikshme. Studiuesit e Universitetit të Misurit sugjerojnë se në këtë rast, do të nxiteshin personat e pasigurt dhe të shqetësuar, duke ulur problemet.

“Kur njerëzit bëjnë gabime, aktiviteti në një pjesë të trurit, përgjegjës për monitorimin e sjelljeve, rritet natyrshëm. Pra në këtë moment, pjesët e tjera të trurit marrin një sinjal i cili tregon se diçka po shkon keq”, thotë Bruce Barthlow, profesor i psikologjisë në Universitetin e Misisipit. “Studimi ynë nuk është i pari që tregon se alkooli redukton disa sinjale alarmi në tru, por ndryshe nga shumë kërkime të tjera, mendojmë se alkooli nuk redukton përgjegjshmërinë ndaj gabimeve, por reduktohet kur shqetësoheni se do t’i bëni këto gabime”.

Për të arritur në këto përfundime, shkencëtarët amerikanë kanë marrë në studimin e tyre 67 vullnetarë, nga të dyja gjinitë dhe të moshës nga 21 deri në 35 vjeç. Doktor Barthlow dhe kolegët e tij kanë kontrolluar aktivitetin cerebral të vullnetarëve gjatë një sërë testesh, që parashikonin përfundimin e një ushtrimi në kompjuter, i programuar posaçërisht për të shkaktuar disa gabime. Në fillim, pjesëmarrësit janë ndarë në mënyrë krejt rastësore në 3 grupe. Pothuajse një të tretës së tyre u dha për të pirë një pije alkoolike; pjesës tjetër u dha pije joalkoolike ose qetësues të padëmshëm. Gjatë testeve, studiuesit monitoruan edhe ndryshimet e humorit, saktësinë në kryerjen e detyrës dhe saktësinë e perceptimit të asaj që kishin bërë.

Të dhënat e grumbulluara treguan qartë se te të gjithë ata persona që konsumuan alkool, sinjali i gjendjes së alarmit në tru, gjatë përgjigjeve të gabuara ishte shumë herë më i vogël sesa te personat që konsumuan pije joalkoolike.

Një tjetër fakt interesant ishte se, të gjithë ata që konsumuan alkool kishin bërë gabime gjatë testit. Sipas studiuesve, kjo tregon se reduktimi i sinjalit të alarmit nga ana e trurit, nuk është verifikuar vetëm sepse ata të grupit të alkoolikëve ishin të ndërgjegjshëm për gabimet e tyre. Veç të tjerash, kush kishte konsumuar alkool ishte më pak i prirur për të vlerësuar gabimet e bëra dhe si rrjedhojë, më i kujdesshëm për të mos kryer të tjera.

“Në aktivitetet që përdorëm për testet, edhe pse i inkurajojnë njerëzit që të kërkojnë përgjigje sa më shpejt që të jetë e mundur, është më e zakonshme për ta të përgjigjen më ngadalë në vijim të një gabimi, një mënyrë kjo që tregon se duan të marrin vetëkontrollin. Faktikisht, këtë e vura re në grupin e joalkoolikëve. Në grupin e alkoolikëve asnjë nuk e bëri”, nënvijëzoi Barthlow.

Një tjetër aspekt që u vu re ishte ajo që tregonte për një ulje të sinjalit të alarmit nga ana e trurit, në bazë të humorit të pjesëmarrësve. Vullnetarët që kishin konsumuar pije alkoolike, thoshin se ndiheshin më pak negativë. Duke iu referuar rezultateve, studiuesit mendojnë për një efekt të mundshëm pozitiv të alkoolit, sidomos te personat e shqetësuar për një rezultat të rëndësishëm apo situatë të rëndësishme: do t’i bënte ata më të sigurt në vetvete, duke ulur ankthin dhe shqetësimin.

Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë se alkooli e bën efektin e tij, si në tru ashtu edhe në trupin e njeriut: nëse ai merret në doza të mëdha, bëhet një thikë me dy presa, pa harruar faktin se në pjesën më të madhe të rasteve bëhemi të varur prej tij ose të alkoolizuar. “Të kesh një përgjigje të fortë të trurit ndaj gabimeve, do të thotë një vetëkontroll i mirë dhe i ndihmon njerëzit të shmangin gabimet në të ardhmen”, përfundoi Barthlow. Pra me pak fjalë, fabula është e qartë: të pish nga pak të ndihmon, por në fund të fundit, më e mira është të mos pish fare…
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Alkooli na ben me pak te interesuar ndaj gabimeve tona Empty Re: Alkooli na ben me pak te interesuar ndaj gabimeve tona

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Feb 2012 - 4:38

Ku ka me mire sesa te harrosh se cke bere para ca min.para se te beheshe i alkoolizuar.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi