Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit?

+2
Arabela
WebMaster
6 posters

Shko poshtë

Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit? Empty Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit?

Mesazh nga WebMaster Tue 20 Sep 2011 - 2:23

Shumë prindër janë të shqetësuar për maninë që fëmijët e tyre, edhe ata fare të vegjël, kanë për përdorimin e rrjeteve sociale. Disa i spiunojnë dhe as mundohen ta fshehin këtë gjë, të tjerë fshihen pas mungesës së njohurisë rreth teknologjive të reja dhe i lënë të veprojnë si t’u teket. Por, si mund t’i mbrojmë fëmijët nga mania “Facebook”, pa shkaktuar zemërata dhe pa e ulur vlerën e teknologjisë?!

“Ja erdha, erdha..”; “..edhe dy minuta se po më tregon ajo shoqja ime për atë motorin e ujit që kishte provuar gjatë pushimeve”; “O ma, ta tregova atë foton që kishte dalë djali i dajë Benit duke fluturuar me parashutë?”… Në çdo bisedë me të rinj, adoleshentë, pleq e fëmijë, të jeni të sigurt se diku, për dikë, do përmendet doemos fjala Facebook. Por, nëse për një shoqëri të rinjsh, tek e fundit ky nuk është ndonjë shqetësim i madh, dinë vetë si ta përdorin kohën e tyre, nuk ndodh e njëjta gjë me adoleshentët, apo akoma më keq, për më të vegjël se ta. Që është kthyer në maninë e të gjithëve, nuk është se po ju japim ndonjë sihariq të madh, e dini këtë, ama nuk dini shqetësimet që fshihen pas prindërve të këtyre fëmijëve. Julianne Moore as që ka ndër mend ta fsheh. ‘E spiunoj tim bir, i kontrolloj Facebook-un’- tregon në intervistën e saj.

Po personazhet tanë, a janë po kaq të shqetësuar? Ndoshta gjatë periudhës së pushimeve që sapo kaloi, nuk e vrisnin shumë mendjen. Po tani që ka filluar shkolla? A ndërhyjnë në oraret e tyre të pasdites?! Disa e bëjnë, të tjerë jo… besimplotë se vajza apo djali i është futur me kokë fizikës. Por nuk është vetëm ky shqetësimi i prindërve. Një përqindje e mirë adoleshentësh e shohin Facebook-un si një portë bamirëse për të krijuar njohje të reja (mos thoni që për të gjithë prindërit është e përtypshme kjo gjë). Mundet të jenë të rrezikshme! Dhe në fakt, rregullorja e Facebook-ut parashikon që të mos pranohen fëmijë nën moshën 13 vjeç, por të gjithë ata që e përdorin, e dinë mirë se nuk është asgjë të ndërrosh një shifër të vitit të lindjes e të bëhesh shumë shpejt pjesë e tij. Një pyetje me të drejtë prindërore është kjo “A do të dijë im bir të ruajë privatësinë e tij në një vend kaq të ekspozuar ndaj kuriozitetit publik, do të dijë t’i mbajë për vete gjërat intime, apo do të luajë ‘të mëdhenjsh’?”. Përpara këtyre pikëpyetjeve, shumë prindër tundohen nga mendimi për t’i përgjuar, duke u marrë fjalëkalimin, madje shkojnë deri atje sa hapin një adresë të tyre me emër fals, duke u hequr si një nga miqtë e fëmijës.

E pra, sepse rrjetet sociale nuk janë vetëm një vend jo i shëndetshëm, por mund të simulojnë negativisht kreativitetin dhe socializimin e fëmijëve (të rritur). Si mund të frenohet ky kreativitet i vrullshëm? Alarmi është dhënë nga një komunitet shkencor jo vetëm në USA e në gjithë Europën, por edhe fare pranë nesh, në Itali. Spitali “Bambino Gesu’ në Romë ka nxjerrë guidat e para.

“Facebook nuk është një dhomëz private e fëmijës tonë, është një dhomë në të cilën hyjnë qindra njerëz”, pohon Linda Philipps, psikologe dhe nënë e 8 fëmijëve nga 26 deri në 13 vjeç. “T’u shpjegojmë fëmijëve se duhet të mbrojnë informacionet delikate, adresat e shtëpisë apo shkollës, numrat e telefonave dhe t’i mësojmë se si.

“Të jesh i kujdesshëm, nuk do të thotë të gjykosh e aq më tepër të përgjosh, edhe pse po humbi besimi i fëmijës, është e vështirë ta rikuperosh”, thotë Stefano Vicari, neuropsikiatër i spitalit “Bambino Gesu”. “T’u japim fëmijëve informacione të sakta. Shkojmë, të paktën herët e para me ta dhe flasim së pari për anët pozitive të Facebook-ut, ndryshe do humbasim besueshmërinë”.

Pavarësisht këshillave, të jesh shoqëruesi i tyre i lundrimit në internet, nuk është fare e thjeshtë. Nuk e pranojnë të gjithë shoqërinë e prindërve në një botë që e quan krejt të tijën. Nëse doni të keni akses në botën e tyre, duhet të kujdeseni të mos i vini në siklet, duke mësuar nga ana tjetër vetë rregullat e pashkruara të rrjeteve sociale.

Po ju si do vepronit ne kete rast do ti pergjonit femite e juaj apo do i lejoni te jene te lire ..
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit? Empty Re: Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit?

Mesazh nga Arabela Tue 20 Sep 2011 - 2:26

ta pergjoj,,,ta spiunoj,,,,pa lene gjurme,,,Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit? 1388203807 Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit? 1388203807 Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit? 1388203807 Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit? 578607
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit? Empty Re: Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit?

Mesazh nga Durrsaku Tue 20 Sep 2011 - 2:34

po pati shkak pse mos ta pergjoj?
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit? Empty Re: Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit?

Mesazh nga Arabela Tue 20 Sep 2011 - 2:36

elvisi dr shkruajti:po pati shkak pse mos ta pergjoj?
shkak e pa shkak,,,Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit? 426788 :lol!:
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit? Empty Re: Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit?

Mesazh nga Gjeto Gjetani Tue 20 Sep 2011 - 2:45

Do flas me ty,atehere kur ti hesht e luan me valë....
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit? Empty Re: Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit?

Mesazh nga WebMaster Sat 24 Sep 2011 - 12:06

Nuk kam pse ta pergjoj sepse deshi nuk deshi e ben njesoj
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit? Empty Re: Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit?

Mesazh nga Intriganti Sat 24 Sep 2011 - 12:17

Un E Le Te Qete!!
Intriganti
Intriganti
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Elbasan
Postime Postime : 712
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/08/2011
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Futbolli

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit? Empty Re: Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit?

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Feb 2012 - 4:27

Me mire ta le te qete,eshte privatesia e tjetrit nuk do merrem me bisnezin e tyre.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit? Empty Re: Ta pergjoj apo ta le te qete? Po ju çdo benit?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi