Kosova në BE dhe NATO, qëllime strategjike
Faqja 1 e 1
Kosova në BE dhe NATO, qëllime strategjike
Nju-Jork, 22.09.2011 19:55Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga u takua të enjten me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, me të cilën diskutoi për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe përpjekjet për shtimin e njohjeve të reja ndërkombëtare.Jahjaga e njoftoi znj.Albright me qëllimet strategjike të Kosovës për integrim në BE dhe në NATO, duke shtuar se ato janë mënyra më e mirë për të ofruar kornizën brenda sëcilës do të ndërmerreshin reformat dhe konsolidimi i vazhdueshëm demokratik i Kosovës dhe rajonit.Presidentja përmendi në veçanti nevojën që Kosova ka për të vendosur marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe me Aleancën Veriatlantike përmes programit të saj për Partneritet për Paqe.Ajo i paraqiti znj.
Albright idenë për krijimin e grupit "Miqtë e Kosovës", që ka për synim ngritjen e imazhit të vendit tonë dhe promovimin e tij në shtetet me të cilat Kosova nuk ka marrëdhënie diplomatike.
Albright, duke e përgëzuar presidenten Jahjaga për punën dhe lidershipin e saj, tha se mbetet mike e madhe dhe e përkushtuar e Kosovës. Ajo shprehu përkrahjen për vendin tonë dhe rrugën e saj të qartë në procesin e integrimeve evropiane.
Ish-sekretarja amerikane e shtetit tha se Kosova dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor janë tëvetmet pjesë që mungojnë për ta përmbushur vizionin për një Evropë të bashkuar e të lirë.

Similar topics
» Kosova merr pjesë në takimin e Asamblesë së NATO-s
» Letra e NATO-s, maxhoranca mohon ekzistencen
» Shqipëria, ndihmë nga NATO
» NATO-Maqedonisë: Zgjidh çështjen e emrit.
» AKR: Qeveria të ketë kujdes me NATO-n
» Letra e NATO-s, maxhoranca mohon ekzistencen
» Shqipëria, ndihmë nga NATO
» NATO-Maqedonisë: Zgjidh çështjen e emrit.
» AKR: Qeveria të ketë kujdes me NATO-n
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi