Kosova merr pjesë në takimin e Asamblesë së NATO-s
Faqja 1 e 1

Asambleja Parlamentare e NATO-s, nga 11-13 mars do ta mbajë seminarin e saj Rose – Roth, në Jerevan të Armenisë, në të cilin do të marrin pjesë edhe anëtarë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kuvendi i Kosovës përfaqësohet nga udhëheqësi i delegacionit Xhavit Haliti, si dhe anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës Slobodan Petrovic.
Në Asamblenë Parlamentare të NATO-s marrin pjesë më se 500 delegatë nga shtetet anëtare të NATO-s, Parlamenti Evropian, asambletë interparlamentare, 72 përfaqësues nga institute kërkimore, organizata joqeveritare, organizata ndërkombëtare etj.
Në takim do të debatohet për “Zhvillimet rajonale në Kaukazin e Jugut, sfidat, mundësitë dhe perspektiva“. Do të bisedohet gjithashtu për marrëdhëniet e Armenisë me NATO-në dhe BE-në, çështjet e sigurisë rajonale si: sigurimi i energjisë, Kaukazi Verior, zhvillimet politike dhe shoqëria civile, dhe natyrisht, marrëdhëniet rajonale në rajonin e Kaukazit të Jugut.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës do ta shfrytëzojë mundësinë që ofron ky eveniment i rëndësishëm ndërkombëtar për të njoftuar delegacionet e ndryshme për hapat që ka marrë Kosova për përmbushjen me vendosmëri të angazhimeve të veta, të deklaruara botërisht.
Në takimet të veçanta me pjesëmarrësit e takimit do të kërkohet gjithashtu njohja e shtetit të Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë bërë këtë.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Kosova në BE dhe NATO, qëllime strategjike
» Libia, NATO merr kontrollin e ndalim-fluturimit
» Shqiperia merr pjese ne paraden e homoseksualeve
» Josipovic: Edhe Kosova do jete pjese e BE-se
» Van Rompuy: Kosova, pjese e bashkepunimit rajonal

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi