Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A rrezikohet njerëzimi nga një Luftë e III Botërore?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A rrezikohet njerëzimi nga një Luftë e III Botërore?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A rrezikohet njerëzimi nga një Luftë e III Botërore?!

2 posters

Shko poshtë

A rrezikohet njerëzimi nga një Luftë e III Botërore?! Empty A rrezikohet njerëzimi nga një Luftë e III Botërore?!

Mesazh nga WebMaster Fri 23 Sep 2011 - 11:40

Shkruan: Redi Agolli
Koha e mbushur plot me konflikte
Pas mbarimit të Luftës se I Botërore në nëntor të 1918-s, opinioni botëror sikur u shpreh se ky do të ishte fundi i këtij akti të shëmtuar e gjakatar dhe se nuk do të ekzistonin më arsye ose konflikte që do të çonin drejt një lufte tjetër në të ardhmen. Të shtyrë nga një premtim që ishte dhënë për një të ardhme të sigurt dhe nga presioni i masave të gjera u krijua në Konferencën e Paqes në Paris “Lidhja e Kombeve”, si organizata e parë e përgjithshme politike me karakter të përhershëm, me mision primar ruajtjen e paqes dhe sigurisë ne botë. Në këtë mënyrë u krijuan shpresa të rreme se duke filluar nga ajo kohë, të gjithë agresorët do të parandaloheshin ose do të ndëshkoheshin nga shtetet kryesore anëtare të lidhjes. Në çështjen e ruajtjes së paqes dhe të rendit dhe të rendit “Lidhja e Kombeve” në fillim ka pas shënuar disa rezultate pozitive, por më vonë në rastet ku shpërthyen konflikte akoma më të rënda, kjo organizatë u tregua e paafte për të mbrojtur paqen dhe sigurinë. Konkretisht “Lidhja e Kombeve” nuk arriti dot të zgjidhte konfliktet ndërmjet Japonisë dhe Kinës, Italisë dhe Etiopisë, Gjermanisë dhe Çekosllovakisë. Si pasojë e këtyre dështimeve për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë paqësore në shtator të 1939 u krijuan kushtet dhe rrethanat për fillimin e Luftës së II Botërore. Edhe pas mbarimit të saj u zhvillua një luftë pa një ballafaqim të dhunshëm ndërmjet SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik e njohur në histori me termin “Lufta e Ftohtë” që startoi fill pas mbarimit të Luftës së II Botërore. Politikat e matura të ndjekura nga presidentët amerikan si Xhon Kenedi dhe Ronald Regan por gjithashtu edhe nga liderët me karakter disi liberal të Bashkimit Sovjetik si Nikita Hrushov dhe Mikhail Gorbaçov bënë të mundur që kjo luftë të ruante epitetin ose mbiemrin e saj “e ftohtë. Pikërisht kjo sintezë historike e ngjarjeve më kryesore që pasuan shekullin XX për të vijuar me analizimin e ngjarjeve që po ndodhin në shekullin tonë do të na ofrojë një ide më të qartë për t’iu përgjigjur pyetjes se “A rrezikohet njerëzimi nga një ‘Luftë e Tretë Botërore”. Kohët e fundit kemi parë se si SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer spiunët ndërmjet tyre. Kjo na bën të mendojmë dhe të pyesim veten se “A ka mbaruar me të vërtetë “Lufta e ftohtë apo po zhvillohet akoma nën hundët tona”! Nga ana tjetër disa shtete si Irani, Koreja e Veriut kanë nisur programet e tyre bërthamore dhe zhvillojnë teste duke testuar raketa me rreze të gjatë me mbushje bërthamore. Venezuela e cila në prill të 2010 bleu 5 miliardë dollar armë nga Rusia duke rritur arsenalin e saj ushtarak, konkretisht tanke dhe avion luftarak, po shfaq një karakter të egër dhe armiqësor ndaj fqinjit të saj Kolumbisë, madje këtë të diel presidenti Hugo Chavez ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë duke deklaruar se shteti i tij do të ndalojë eksportimin me naftë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në qoftë se do të ketë një sulm ushtarak si rrjedhojë e përshkallëzimit të tensioneve ndërmjet Kolumbisë dhe Venezuelës. Në anën tjetër të planetit konkretisht në Azi tensioni ndërmjet Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut është përshkallëzuar deri në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike, duke mos i kursyer deklaratat kërcënuese ashtu si Venezuela. Shteti i izoluar komunist u zotua me një përgjigje "fizike" ndaj stërvitjeve masive ushtarake të Koresë së Jugut dhe SHBA-së të cilat u zhvilluan këtë të diel. Një tjetër shtet në Azi i cili po kërcënon botën me programin e vet bërthamor është edhe Irani, ashtu siç e theksuam më sipër. Megjithëse Irani është shprehet se programi i tij është me karakter paqësor, çka do të thotë se fuqia bërthamore do të përdoret vetëm për nevoja energjetike dhe jo për prodhim armësh të shkatërrimit në masë, fuqitë e mëdha si SHBA-ja, Britania, Rusia etj.. janë skeptikë për këtë aludim. SHBA-ja është e bindur se Irani është duke prodhuar armë nukleare, madje burime nga shërbimi sekret amerikan kanë bërë të ditur se ajo mund t’ua shesë këto armë terroristëve. Siç duket qartë koha në të cilën po jetojmë është e mbushur plot me konflikte të rënda dhe rrjedhimisht pyetja që lind është: -A mundet që këto konflikte që ekzistojnë sot ndërmjet këtyre shteteve ta çojnë botën drejt një Lufte të Tretë Bërthamore?
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A rrezikohet njerëzimi nga një Luftë e III Botërore?! Empty Re: A rrezikohet njerëzimi nga një Luftë e III Botërore?!

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Feb 2012 - 4:33

Sic ke me te rrezikohet sidomos drejt zhdukjes.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi