Dëmet fizike dhe psikologjike të alkoolit
4 posters
Faqja 1 e 1
Dëmet fizike dhe psikologjike të alkoolit
Fjala alkool rrjedh nga fjala arabe (al-kohl ) që do të thotë “shumë i mirë” ose “ai që djeg”. Alkooli është i vjetër sa edhe vetë njerëzimi, saqë deri më sot për të janë shkruar histori të ndryshme. Rreshtat në vijim do të jenë vazhdimësi e tyre, mirëpo do të mundohemi që lexuesin së pari ta njohim me komplikimet psikiatrike të cilat i sjell alkooli. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se alkoolistët janë persona të cilët kënaqen me pijet alkoolike, duke kaluar kështu në një gjendje të varur nga alkooli, me ç'rast i shfaqin fshehtësitë e tyre të brendshme si edhe problemet në shoqëri apo gjendjen e tyre sociale dhe ekonomike.
Shkaqet
Tri janë arsyet e pashmangshme të krijimit të të ashtuquajturit “trekëndësh i alkoolit”, ku i pari dhe faktori kryesor, njeriu. Më pas, hapësira sociale në të cilën jeton, gjë e cila i jep alkoolizmit natyrë të sëmundjes sociale dhe faktori alkool, me veçoritë e tij farmakologjike. Është me rëndësi të ceket se, nga kontakti i parë me pijen alkoolike e deri te alkoolizmi kuptim plotë (pasojat trupore, psikike dhe sociale), duhet një periudhë e caktuar kohore (përafërsisht 15 vite), sepse alkoolisti kalon nëpër fazat: paraalkoolike, prodromale, kritike dhe kronike.
Në fazën klinike, fazat alkoolike ndahen në fazën paratoksike dhe fazën toksike e cila njihet dhe manifestohet me humbjen e kontrollit, gjë që në popull njihet me termin “fenomeni i gotës së parë” apo edhe “humbje e filmit”.
Ndërlikimet alkoolike trupore
Pamja e jashtme e personit, i cili ka pirë alkool prej shumë vitesh, është gjithnjë e dukshme dhe veçohet me fytyrë të ënjtur, me paraqitje të theksuar të kapilarëve të gjakut nëpër fytyrë dhe hundë, lëkurë ngjyrë të kaltër-vjollce, pamje jo pedante të jashtme, neglizhencë higjienike etj.
Ndërlikimet alkoolike neurologjike
Polineuriti, i cili çon në polineuropati, lind nga ndikimi direkt i alkoolit të dëmshëm në nerva, andaj si rrjedhojë vjen deri te çrregullimi i përthithjes dhe mungesës së vitaminës B. Simptomat e para të manifestimit të polineuropatisë paraqiten në formë të mpirjes, therjes, lodhjes, humbjes së fuqisë, rënies së imunitetit, dhimbjeve të muskujve, ndërsa në stadiumet e mëvonshme edhe deri te atrofimi i tyre.
Ndërlikimet alkoolike psikiatrike
Gjendja patologjike e dehjes rezulton pas marrjes në sasi shumë të vogël të pijeve alkoolike të cilat janë të pamjaftueshme të shkaktojnë intoksikim dhe gjendje të dehjes tek shumica e njerëzve, për dallim nga gjendja e dehur akute e cila rezulton pas marrjes së sasisë së madhe të alkoolit.
Ndërlikimet e gjendjes së dehur apo reaksionet patologjike gjatë gjendjes së dehur, ngjasojnë me rastet e parafolura, megjithatë reaksionet ndodhin pas marrjes në sasi të mëdha të pijeve alkoolike tek personat të cilët me vite të tëra përdorin alkool.
Dipsomania ose pseudo-dipsomania paraqet dukuri patologjike të përdorimit të alkoolit. Karakterizohet me pamundësi të largimit nga pirja e alkoolit dhe me afinitet për pirje. Gjendja fillon me pirje të pandërprerë prej disa ditë dhe vazhdon deri në 2-3 javë. Të dyja këto raste paraqiten me përcjellje të ndryshimeve dhe atë me gjendje kriminogjene, që është e pazakontë nga vështrimi i mjekësisë ligjore.
Krizat konvulsive alkoolike paraqiten kryesisht gjatë fazës alkoolike të toksimanisë dhe në gjendjet akute të intoksikimit. Alkooli po ashtu mund të provokojë dhe vështirësojë sulmet epileptike tek personat që vuajnë nga kjo sëmundje. Krizat konvulsive tek personat me alkool shfaqen si rezultat i mungesës së vitaminës B e posaçërisht piridoksinës.
Po ashtu, produktet e dëmshme të prodhuara nga metabolizmi i alkoolit, çojnë deri te dëmtimi i sistemit nervor qendror dhe ndihmojnë manifestimet epileptike. Mendohet që këto dëmtime janë reverzibile dhe se për këtë arsye sulmet ndalojnë në abstinencë. Për këtë arsye, këshillohet që në hapat e parë të përdorimit të alkoolit tej mase, të ndërpritet apo t’i nënshtrohet terapisë shëruese.

Re: Dëmet fizike dhe psikologjike të alkoolit
Shyqyr qe nuk e pi..vec ndonjehere kur kam ziafet.. 00027003
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Dëmet fizike dhe psikologjike të alkoolit
ja tregoj une nje histori per alkolin ..
ne nje fshat te tiranes pinin shume alkol katuni atje .. dhe shteti ne ate kohe con nje doktorr ,qe ti beje propogande katunarve qe te mos pijne alkol.. foli e foli doktorri per demet dhe ne fund fare mori nje shembull..
mori dy gota njeren me uje dhe tjetren me alkol... dhe nxorri dy krimba nga toka ..
njeren e hodhi ne goten me uje dhe tjetren e hodhi ne goten me alkol.
krimbi ne goten me uje levizte i gjalle .
kurse krimbi tjeter ne goten me alkol ngrodhi ne vend ..
E kuptoni tha doktorri ne fund sa i demshem eshte alkoli..
dhe pyeti nje plak e kupton ti xhaje .. cfare kuptove nga ky exsperiment .
Po tha xhaja une nga kjo kuptova qe duhet me pire sa me shume alkol se nuk te bien krimbat e barkut .................

dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Dëmet fizike dhe psikologjike të alkoolit
Nje histori shume gazmore ahahaaaaahaa.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Dëmet fizike dhe psikologjike të alkoolit
» Kur yjet i dorëzohen alkoolit
» Miratohet ilaçi kundër alkoolit
» Fotografitë e mrekullueshme të molekulave të alkoolit
» Dëmet e sheqerit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi